Hetimet e Gërdecit, avokati Beqiri: S'ka më pandëshkueshmëri të njerëzve që kanë bërë krime në vend! Berisha me të birin të merren të pandehur

“Nuk ka më pandëshkueshmëri të njerëzve që kanë bërë krime në vend”. Kështu u shpreh avokati Idajet Beqiri duke iu referuar Shkëlzen Berishës, i cili u paraqit për herë të parë dje para prokurorëve të SPAK për të dhënë përgjigje per rreth 1 ore e 30 minuta për lidhjen e tij me tragjedinë e Gërdecit.

Në një intervistë për Report Tv në emisionin “Sot, live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu, Beqiri u shpreh se duhet të ishte marrë në pyetje që në vitin 2008 kur humbën jetën 26 persona.

“Pandëshkueshmëria e njerëzve që kanë bërë krime nga më të rëndat në vend ka rënë. Nuk ka kush i mbron më këta. Për rrjedhojë duhet të shkojnë e të japin llogari për të gjithë krimet që kanë bërë. Në rastin konkret kemi të bëjmë me krim shtetëror, me korrupsion të lartë shtetëror, i cili për të marrë miliona eurot të barutit e trafikut të armëve nuk kursyen as 26 shqiptarë që i vranë dhe 400 të tjerë i plagosën. Ai duhej pyetur që kur ndodhi ngjarja në 2008 se biznesi ishte i familjes Berisha. Kryeministri i asaj kohe, Sali Berisha, implikoi dhe bëri pjesë të organizatës kriminale dhe ministra të tjerë si Famitr Mediu”, tha Beqiri.

Avokati u shpreh se Sali Berisha me të birin dhe bashkëpunëtorët në kohën kur ishte në qeveri duhet të merren të pandehur.

“Duhet të merret i pandehur Sali Berisha për vrasjen e 26 personave. Dëmshpërblimet që i takojnë familjeve t’i paguajë familja e tij. Duhet të merret i pandehur Shkëlzen Berisha, Aldo Bumçi dhe e gjithë struktura tjetër që i ekzekutoi”, tha Beqiri.

Akuzave të opozitës se hapja e hetimeve për çështjen e Gërdecit dhe 21 janarit po përdoret politikisht, Beqiri iu përgjigj duke përmendur fabrikën e boronicave të ngritur nga Shkëlzen Berisha në Gërdec.

“Po si po përdoren politikisht? Kush i vrau ata 26 persona? A po paguan buxheti i shtetit shqiptar një dëm të pallogaritshëm për të gjithë familjet se ua mori jetën Sali dhe Shkëlzen Berisha. Çfarë kusuri kemi të paguajmë neve për krimet që shkaktuan ata? Bëri sfidën më të paskrupullt Shkëlzen Berisha se me paratë e Gërdecit, po në Gërdec bën fabrikën e boronicës. 2 milionë euro me gjakun e atyre që u vranë”, tha Beqiri.

Shkëlzen Berisha u thirr në SPAK pasi emri i tij ka qenë shumë ‘popullor’ në shumë shkresa apo ‘koicidenca’ që kanë pasur të bëjnë me biznesin shumë fitimprurës të demontimit të armëve në Gërdec. Një shkresë për të e dalë nga Ministria e Drejtësisë dhe komunikime intensive me persona të përfshirë ishin disa prej këtyre rasteve.

Vetë Shkëlzen Berisha është shprehur ‘i habitur’ jashtë SPAK në prononcimin e tij për mediat, teksa thotë se nuk e kupton se si ka mundësi që të njëjtët prokurorë që para 15 vitesh (Kur babai i tij ishte Kryeministër) mendonin se ai nuk kishte lidhje me këtë çështje dhe tani pas 15 vitesh mendojnë ndryshe për të.

A.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 2arbërori: 27/01/2023 18:09

    Sali BAJGA duhet varur të sheshi Skënderbeu, sali bajga është njeriu më i zi i kombit Shqiptar. Ky njeri sduhet të shofim ditën e Djellit sa të jet gjall.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?



×

Lajmi i fundit

Inteligjenca Kievit: Nuk ka prova që Kina dërgon armë në Moskë

Inteligjenca Kievit: Nuk ka prova që Kina dërgon armë në Moskë