Hetimet për 21 janarin, ish-ministri i Brendshëm Basha: Në dispozicion të SPAK, frikë duhet të kenë ata që shkelën ligjin

Ish-ministri i Brendshëm, Lulzim Basha flet për hetimet e SPAK për dosjen 21 janari. Basha thotë se deri më tani nuk është thirrur nga SPAK, por tha se është në dispozicion të drejtësisë.  

“Jo deri në këto momente, jo. Por unë në çdo rast jam dhe mbetem në dispozicion të SPAK. Është çështje detyrimi, Duhet të marrë fund epoka e imuniteti parlamentar, kur mbrohet pas imunitetit dhje për të mos u trajtuar i barabartë para ligjit", tha Basha.

I pyetur nga gazetarët nëse ka frikë se mund të preket nga hetimet, Basha thotë se frikë duhet të kenë ata që kanw shkelulur ligjin. 

A keni frikë se hetimet ju prekin edhe ju? Frikë kanë dhe duhet të kenë ata që kanë shkelur ligjin”, tha Basha.

Dosja '21 janari'

SPAK nisi hetimet për protestën e përgjakshme të 21 janarit 2021 në bulevard pasi Gjykata e Strasburgut urdhëroi Strukturën e Posaçme të hetonte kallëzimin e bërë nga Rajmonda Nika, bashkëshortja e Aleks Nikës, ndaj Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Ndrea Prendit, zyrtarë nën juridiksionin e SPAK. Strasburgu e quajti krim shtetëror që duhej zbardhur: kush dhe si u dha urdhri për vrasjet shtetërore të 21 janarit  dhe roli i Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, përkatësisht kryeministri dhe ministri i Brendshëm i kohës.

SPAK ka dërguar në laborator për ekspertim audio kasetën e dorëzuar pak javë më parë, e cila sipas familjareve të Aleks Nikës, një nga katër të vrarët në bulevard, tregon se vrasjet janë krim shtetëror dhe janë kryer me urdhër. Në materialin audio dëgjohet Ndrea Prendi, komandanti i atëhershëm i gardës, që jep urdhër të hapet zjarr luftarak mbi protestuesit, pra jo më plumba manovër.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:03
Reforma në drejtësi, Basha: U bë me mbështetje të SHBA, Rama të heqë dorë nga sulmet ndaj SPAK

 

Lulzim Basha ka mbajtur një prononcim për mediat në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë, ku komentoi deklaratat e kryeministrit Rama për reformën në drejtësi. Basha tha se reforma u realizua falë mbështetjes dhe presionit të SHBA. Ndërkohë, i bëri thirrje Ramës që të heqë dorë sipas tij nga sulmet ndaj SPAK.

Kemi dëgjuar krye të mos lërë rast pa shpërdoruar duke u përpjekur të hiqet si promotori dhe mbrojtësi i madh i reformës në drejtësi dhe i SPAK. Asgjë nuk mund të jetë më larg nga e vërteta. Reforma në drejtësi kaloi vetëm në falë të mbështetjes dhe presionit të aleatëve euroatlantikë.  Një reformë që synon ti japë fund pandëshkueshmërisë. Fakti është se SPAK ka provuar se kjo reformë është jetike për të goditur pandëshkueshmërinë dhe për të vënë para përgjegjësisë penale ata që kanë abuzuar me paratë dhe besimin e qytetarëve shqiptarë. Rama dhe qeveria e tij janë në konflikt të hapur interesi me punën e SPAK. Rama ti japë fund hipokrizisë, nëse ka një grimcë të vërtetë në atë që thotë ti japë fund sulmeve të hapur dhe t fshehura ndaj SPAK dhe të sjellë për votim amendamentet tona.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan

Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan