Pa praninë e një avokati, si person në dijeni të rrethanave të hetimit për aferën AKSHI, sipërmarrësi Endri Meksi ka dalë nga SPAK pas afro 5 orëve e 30 minutave.

Interesit të medias, Meksi iu përgjigj se aty "ishte interesante" dhe u pyet "për shumë gjëra që i ka deklaruar edhe së fundimi."

Hetimi për dosjen AKSHI ndiqet nga prokurorët Altin Dumani dhe Bledar Maksuti.

Kjo paraqitje e tij në spak vjen pas denoncimeve publike që ka bërë z.Meksi dhe pas kërcënime me jetë që ai ka marrë nga persona ende të paidentifikuar./Weblajm