Arrestohet në hotel 'Zogu i Tiranës' bashkë me laçjanin! Seks në grup dhe prostitucion 20 mijë lekë për 2 dy orë

TIRANE - Pas hetimeve 1-vjeçare nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës përmes përgjimeve telefonike, mesazheve dhe vëzhgimeve në terren, është vënë në pranga Hermes Nikaj, 28 vjeç, njohur si "Zogu i Tiranës", për 'shfrytëzim prostitucioni' dhe 'prostitucion'. Së bashku me të në pranga ranë edhe tre persona të tjerë, A.Gj, 47 vjeç banues në Mamurras, A.N 43 vjeç lindur në Fier dhe banues në Kanada për veprën penale të "prostitucionit" dhe 43-vjeçarja me inicialet A.B,pronare e një qendre estetike në Tiranë. Ndërkohë po hetohen në gjendje të lirë edhe dy vajza 20 e 32 vjeçare nga Tirana, të  dyshuara për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit”. 

Hermes Nikaj dhe 47-vjeçari nga Mamurrasi u arrestuan mbrëmjen e së shtunës në ambientet e një hoteli në autostradën “Tiranë-Durrës“ në kuadër të operacionit të koduar "Your Turn", (radha jote) ndërsa prokuroria i akuzon për shfrytëzimin e vajzave për prostitucion, por edhe për ushtrimin e prostitucionit nga vetë ata.

Sipas hetimeve të kryera, Hermes Nikaj (Zogu i Tiranës), i cili dyshohet të ketë rolin e menaxherit, siguronte vajza dhe gra të ndryshme për klientë të interesuar për prostitucion, duke i dërguar ato në banesa ose hotele sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 10.000 deri 20.000 lekë për 2 orë. 

Ndërkohë, policia e Tiranës ka bërë publike se në kuadër të të njëjtit operacion, më datë 9 nëntor, është 43-vjeçarja me inicialet A.B, pronare e një qendre estetike në Tiranë, biznes që e kishte kthyer në rekrutim të vajzave për prostitucion. Sipas hetimeve të kryera, 43-vjeçarja fillimisht punësonte vajza si kursante ose si parukiere dhe më pas i rekrutonte ato për prostitucion  duke i dërguar në banesa ose hotelet sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 500 deri në 700 Euro nata.  

Hermes Nikaj mësohet të jetë mbajtur në vëzhgim nga efektivët e policisë ku janë përdorur edhe përgjime, ndërsa ndalimi i tij është bërë me urdhër arresti nga prokuroria e Tiranës, me firmë të prokurores Anila Galanxha. Në disa prej vëzhgimeve të bëra në terren sipas prokurorisë rezulton se Nikaj përfshihej edhe vetë në marrëdhënie seksuale në grup.

Në momentin e arrestimit, "Zogu i Tiranës" i ka mohuar akuzat. Hermes Nikaj ka edhe një qendër të vetën estetike të ndodhur në rrugën e Durrësit në Tiranë, "Te Zogu", por ende nuk dihet nga hetimet nëse edhe në qendrën e tij estetike shfrytëzonte vajza për prostitucion.

Hermes Nikaj është një personazh mjaft i njohur i ekranit dhe modelingut ndërsa ka punuar si gazetarë në disa emisione televizive mëngjesi.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se ka patur edhe shumë raste të tjera ku të arrestuarit kanë dërguar vajza në hotele dhe banesa të ndryshme në qytetin e Tiranës dhe qytete të tjera, ku po punohet për dokumentimin e tyre. Burime nga hetuesit thanë se  ky grup shfrytëzonte vajzat edhe në clube të ndryshme të Tiranës, por edhe si eskorta, vajza që shfrytëzohen nga personazhet VIP jo vetëm për marrëdhënie seksuale me lekë, por i shoqërojnë edhe në udhëtime, hotele, me vlera më larta financiare.  

Policia thotë se janë sekuestruar 2 fuoristrada të markës BMË, 10 aparate celular të markës I-phone, Black Berry, Samsung dhe LG, dhe një sasi lekësh, euro dhe dollarë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:48
Njoftimi zyrtar i Policisë për arrestimin e 'Zogut të Tiranës'

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe Seksionin e Operacioneve Speciale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas një hetimi gati 1-vjeçar me metoda proaktive ka finalizuar me sukses operacionin “YOUR TURN”, duke goditur një aktivitet të paligjshëm në fushën e shfrytëzimit dhe ushtrimit të prostitucionit.

Në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal, në ambientet e një hoteli në autostradën “Tiranë-Durrës“ janë arrestuar në flagrancë gjatë operacionit “Your Turn”, shtetasit:

- H. N., 28 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prostitucionit”.

- A. Gj., 47 vjeç, banues në Mamurras-Kurbin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit”.

Në kuadër të këtij operacioni më datë 09.11.2019, janë arrestuar në flagrancë edhe shtetasit:

- A. B., 43 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”.
 
- A. N., 43 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Kanada, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit”.

Në kuadër të këtij operacioni ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë edhe për dy shtetase, 20 e 32 vjeçare banuese në Tiranë, të  dyshuara për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit”.

Nga hetimet e deritanishme të kryera nga rezulton se shtetasi H. N., siguronte femra të ndryshme për klientë të interesuar për prostitucion, duke i dërguar ato në banesa ose hotelet sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 10.000 deri 20.000 lekë për 2 orë. 

Ndërsa shtetasja A. B., nëpërmjet qendrës së saj estetike fillimisht punësonte femra si kursante ose si parukiere dhe më pas i rekrutonte ato për prostitucion  duke i dërguar ato në banesa ose hotelet sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 500 deri në 700 Euro nata.  

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se ka patur edhe shumë raste të tjera që shtetasit e lartpërmendur kanë dërguar femra në hotele dhe banesa të ndryshme në qytetin e Tiranës dhe qytete të tjera, ku po punohet për dokumentimin e tyre.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 2 fuoristrada të markës BMW, 10 aparate celular të markës I-Phone, Black Berry, Samsung dhe LG, dhe një sasi lekësh, euro dhe dollarë.
 
Materialet e para procedurale ju përcollën Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prostitucion’’ dhe ‘’Shfrytëzimi i prostitucionit’’.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Termus Llixha: 20/05/2020 05:10

    Po Hermes çfarë ka i vorfni ke buzët, herpes ?

    Përgjigju
  • Bestrove: 25/11/2019 10:11

    Nuk do kete proteste kombetare te ushtrise së zogjve nga Vlora deri në Shkoder për të liruar superzogune?

    Përgjigju
  • Miri nga Kavaja: 24/11/2019 23:29

    Sa mire e deshte vet me u fut n burg qe te vizitoje çunat. Vetem keshtu mund ti vizitoje çunat se ndryshe nuk e fuste njeri zogun n burg.

    Përgjigju
  • Kavajsit: 24/11/2019 23:26

    Dmth nime nuk kuptova laçjani e shpartallonte apo shpartallohej

    Përgjigju
  • Elton: 24/11/2019 21:57

    eee o zogu vogēl do t t ta çentrojn rondelen e bythës çunat e peqinit....do t t respektojn,para duarve do t t mbajn në ajër

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 24/11/2019 20:20

    Si i marin ne pune e japin nje detyre ate te reporterit. Pa diploma pa shkolle pa asgje e futen ne pune ne televisione private. Ai vend ka marre fund nga ana kulturore-intelektuale

    Përgjigju
  • Zogu i Hollandes: 24/11/2019 19:57

    Arrestimi i Zogut te Tiranes do i ashpersoje dhe me shume marredheniet me Hollanden, qe eshte pro LGBT-se dhe pro prostitucionit. Hollanda do jape nje leksion ketyre qe punojne ne te zeze, se si te ngrihen bordelle te rregullta dhe te dallueshme nga klientet per shkak te dritareve te kuqe.

    Përgjigju
  • Liridoni: 24/11/2019 18:05

    Po leo kadrimin do ja coni zogut ta knoqi pak

    Përgjigju
  • xhim: 24/11/2019 16:24

    cmimet me duken te arsyeshme :)

    Përgjigju
    • daja: 25/11/2019 22:55

      Ka mund te jete edhe me good dill ,paguaj per nje e q** dy:)

  • Kafsha: 24/11/2019 15:54

    Jo jo kujdes mos e kapni leshin e Tiranës se do ngrihet në protestë ambasada e Holandes. Na mori lumi po u ngritën zogjtë holandezë!

    Përgjigju
  • ceni: 24/11/2019 15:29

    po keshtu do ndodhe kur ne kete vendin tone promovohen njerez qe nuk kane kurrfare kontributi per kete shoqeri. Mjafton te jesh biseksual si surrati i ketij dhe je i suksesshem. Media po edhe shoqeria e pelqejne kete gje per sa kohe e promovojne, deri sa 'bomba'shperthen ne deren e shtepsie tone. Dmth te gjitheve na pelqen te degjojme zerin biseksual te ketij po asnje ama nuk deshiron ta kete ne shtepine e vet. Kjo eshte nje nder hipokrizite tona si popull. Ky vend behet nqs e duam vendin sic duam familjen.

    Përgjigju
  • Altin: 24/11/2019 15:21

    Policia mos te shperdoroje leke kot me pergjime po te dali pas ores 10 te darkes ne bulevardin zogu I dhe ke mbi 20 prostituta e tranvestite qe bejne prostitucion hapur fare. Eshte skandal si i lene haptas komplet, me te drejte banoret thone qe komisariati nr 3 i Tiranes merr % nga fitimi i tyre nga prostitucioni se nuk shpjegohet ndryshe!

    Përgjigju
    • Arben: 24/11/2019 17:37

      Pse prostituta i quan ato ti ato jan vemje prostituta jan kto neper insstagram o mik

  • Beni: 24/11/2019 14:56

    Kape sapunin tani zogu....

    Përgjigju
  • juli guaci: 24/11/2019 14:51

    Kur u be dhe ky zogu . O zot ti shijoj parat ne burg tashi

    Përgjigju
  • Faiku: 24/11/2019 14:10

    Eshte me interes per popullin ta dije kujt politikan I ka bere PRIVILEGJ me prostituta

    Përgjigju
  • Ema: 24/11/2019 13:00

    Nuk besoj se i kan detyruar me zor per te ber prostituzion ju ka dash qefi e kan vajt per para jo si vajzat neper bot qe i rrahin per te dal ne rrug

    Përgjigju
  • Riku: 24/11/2019 12:47

    Ohh do kenaqet zogu thuaj... Do kenaqet edhd gjithe paraburgimi

    Përgjigju
    • Visi: 24/11/2019 13:55

      Hallall

  • Lake: 24/11/2019 12:40

    Do t'ia shqyejne marmitren zogut burgaxhinjte. Do shqepen me b....

    Përgjigju
  • Vaselina: 24/11/2019 12:38

    Oh cdo kenaqen cunat e 313. Zogu do rrij vetem ne maj deges tani.

    Përgjigju
  • Loran shehu: 24/11/2019 12:30

    U be dhe ky

    Përgjigju
  • al ta: 24/11/2019 12:17

    u bo ky pederasti .....kapeni e hudheni mes te burgosurve kete tja zgjerojne sumatricen e ta shohi mir pastaj te shfrytezoje femrat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Manchester City në krizë totale, Aston Villa fiton 2-1

GOLAT/ Manchester City në krizë totale, Aston Villa fiton 2-1