Mbledhja e komisionit hetimor për aferën CEZ është shoqëruar nga debate të ashpra mes kryetarit të këtij komisioni Taulant Balla dhe nënkryetarit, Arben Ristani. 

Shkak i kësaj përplasje u bë akuzat e Ballës për Shkëlzen Berishën dhe sekserin e marrëveshjes së privatizimit të OSSH te CEZ, Nuel Kalaj. Balla ironizoi mungesën e Shkëlzenit në komision për të dëshmuar duke theksuar se po feston Shën Valentinin. 

Pas deklaratës së Ballës e menjëhershme ishte ndërhyrja e Ristanit i cili dukshëm i nxehur polemizoi ashpër me kryetarin e komisionit të CEZ. 

Ai u ngrit disa herë  në këmbë dhe i fiku mikrofonin Ballës, duke i kërkuar që të mos e ndërpresë kur flet. 

Ndërsa Balla e quajti të dehur Ristanin dhe kërkoi nga komisioni përjashtimin e tij nga mbledhja. Komisioni vendosi me votat e mazhorancës përjashtimin e nënkryetarit Arben Ristani. 

Më pas nga mbledhja u larguan edhe përfaqësuesit e tjerë të Partisë Demokratike në shenjë proteste për përjashtimin e Ristanit. 

Debati Ristani-Balla në komision

Ristani: Është bërë një transaksion në 2009 dhe është bërë një veprim tjetër më vonë.

Balla: Se atëherë ishte në pushtet ti, babai i Shkëlzenit dhe ai.

Ristani: Që ta dish mirë dhe vërë vath në vesh në këto raste hyn afati i parashikimit. Kjo tregon, se unë nuk marr në mbrojte asnjë njeri.

Ndërhyn Balla: Pse bën avokatin e tij?

Ristani: Mos më ndërhyj kur flas.

Balla: Pse bën avokatin e Kalajt?

Ristani: Mos më ndërhy kur flas.

Balla: Këtë mbledhje e drejtoj unë...

Ristani: Mbylle mikfrononin. 

(Ristani i afrohet Ballës duke i fikur mikrofonin) 

Balla: Komisionit i kërkoj përjashtimin e nënkryetarit (Ristanit) nga mbledhja. Largohet nga mbledhja për dhunë të ushtruar. Nënkryetari është i pirë tapë duhet të largohet nga mbledhja.

ristani fik mikrofonin e balles
(Ristani i afrohet Ballës duke i fikur mikrofonin) 

ristani fik mikrofonin e balles

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com