Hetimi i parave/ Skandali me pronat në Spille, postieri i përfshirë në skemë

Prokuroria e Kavajës nuk tërhiqet nga qëndrimi i saj për ti shkuar deri në fund çështjes së abuzimeve me tjetërsimin e pronave shtetërore në bregdetin e Spillesë. Një muaj më parë, kjo prokurori depozitoi një kërkesë të dytë në gjykatën e rrethit, duke kërkuar gjykimin e biznesmenit të njohur Idlir Karkini për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Kujtojmë që Karkini ka një tjetër proces gjyqësor për akuzën e “Falsifikimit të dokumentave” të pronave. Mirëpo në çështjen e dytë kundër tij, prokuroria ka zbuluar se në skemën e tjetërsimit të pronave në Spille është përfshirë dhe një postier i Kavajës. Gëzim Baçerri akuzohet për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Baçerri dyshohet se ka bashkëpunuar me ish-drejtuesin e hipotekës Kavajë, Said Cikalleshi, ku në një rast ka fshehur dokumentat e korrespodencës mes hipotekës së Kavajës dhe Këshillit të Qarkut Tiranë. Sipas prokurorisë këtë shërbim, punonjësi i postës Kavajë e ka kryer kundrejt një pagese ende të papërcaktuar.Dy të pandehurit Karkini dhe Baçeri, pritet që në muajin shtator të përballen me prokurorinë në gjykatë. Biznesmeni Karkini vijon të jetë në kërkim policor dhe mendohet se fshihet në Gjermani ose Itali.

Poligoni i aviacionit e dy parcela të tjera

Biznesmeni Idlir Karkini rezulton të ketë marrë jo vetëm poligonin e qitjes së aviacionit Shqiptar në Spille të Kavajës, por edhe dy pasuri të tjerë në këtë zonë. Dosja e prokurorisë së këtij qyteti ka nxjerë në dritë të dhëna rrënqethëse mbi mënyrën e tjetërsimit të tokave në Spille, ku tregohet një skemë kriminale në të cilën janë përfshirë shefa kadastre, drejtues hipoteke dhe deri tek biznesmenë të ndryshëm, të cilët ishin të gatshëm të blinin sipërfaqe toke në zonën bregdetare të Spillesë. Në dosjen e prokurorisë së Kavajës, është evidentuar se biznesmeni Idlir Karkini, ka përdorur dy punonjësit e kompanisë së tij për të kryer shitje fiktive, të dy pasurive me një vlerë prej 300 milion lekë të vjetra. Nga dokumentacioni që ka administruar prokuroria e Kavajës rezulton se Karkini sipërfaqet e tokës i ka blerë nga dy punonjësit e tij Roland Kërçuku dhe Armand Kaja, të cilët ishin paisur në mënyrë të çuditshme me prokurë përfaqësimi nga dy persona të moshuar Rrahman Qoshja dhe Valbona Elezi.

Blerja fiktive me 160 mln lekë e poligonit

I pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale ka shpjeguar se nga viti 2015 e në vazhdim është me detyrë inxhinier elektronik pranë shoqërisë “Idea-Tel” me administrator shtetasin Idlir Karkini. Shoqëria ku ai punon, kishte marrë dijeni se shtetasi Rrahman Qoshja ishte pronar i pasurisë me nr. 97/1. Nga ana e shoqërisë pasi është rënë dakord për shitjen e kësaj pasurie është dërguar noteri Julian Zhelegu, i cili kryen të gjitha noterizimin e dokumentave të kësaj shoqërie. Ky noter i ka marrë shtetasit Rrahman Qoshja dhe bashkëshortes së tij një prokurorë të posaçme, ku ata autorizonin Kërçukun, që të kryente të gjitha veprimet e nevojshme të përfaqësimit të tyre që nga rregjistrimi i pasurisë deri në shitjen e kësaj pasurie. Ky veprim është bërë në kuadër të garancisë për premtimin e dhënë për shitjen e kësaj pasurie.

“Unë personalisht nuk jam takuar me këta persona dhe nuk i njoh dhe sikur të takohem me ta. Pra kjo prokurorë është bërë në kuadër të garancisë.Prokurën e ka marrë noteri Julian Zhelegu. Pasi është bërë rregjistrimi i kësaj pasurie në bazë të prokurës së posaçme të përpiluar nga noteri Julian Zhelegu është bërë shitja e kësaj pasurie në adresë të shtetasit Idlir Karkini,i cili është administrator i kompanisë ku unë punoj”- ka deklaruar Kërçuku.

Pagesa për shitjen e kësaj pasurie është bërë nëpërmjet llogarisë bankare të noterit Julian Zhelegu, i cili pasi ka përfunduar transaksioni dhe është rregjistruar kjo pasuri në emër të Idlirit ka kaluar shumën prej rreth 160 milion lekë të vjetra. Pasi ka bërë tërheqjen e pagesës Roland Kërçuku ja ka dhënë blerësit, punëdhënësit të tij Idlir Karkini. “Me sa kam dijeni ky i fundit ja ka dorëzuar shitësit në rastin konkret shtetasve Rrahman Qoshja dhe bashkëshortes së tij. Dua të shtoj se të gjitha veprimet që unë kam kryer kanë qënë në kuadër të blerjes së pronës në emër dhe për llogari të shoqërisë, ku unë jam i punësuar”- ka pohuar Kërçuku.

Blerja fiktive me 140mln lekë e pronës së dytë

Pagesa për shitjen e kësaj pasurie është bërë nëpërmjet llogarisë bankare të noterit Julian Zhelegu, i cili pasi ka përfunduar transaksioni dhe është regjistruar kjo pasuri në emër të Idlirit ka kaluar shumën rreth 1.400.000 (një milion e katërqind mijë) lekë të rinj. Më pas ka bërë tërheqjen e pagesës dhe ia ka dorëzuar blerësit punëdhënësit të tij Idlir Karkini, dhe me sa kam dijeni ky i fundit ia ka dorëzuar shitësit, në rastin konkret shtetasve Shyqyri Elezi dhe Valbona Elezi. Dua të shtoj se të gjitha veprimet që unë kam kryer kanë qenë në kuadër të blerjes së pronës në emër dhe për llogari të shoqërisë ku unë jam i punësuar. Gjithashtu në praktikat me referencë nr. 003140, në emër të Valbona Elezit dhe nr. 003141, në emër të Rrahmon Qoshja, të përfunduara të dyja në dt. 15.05.2016, rezultojnë të administruara dy vërtetime: një për shtetasin Rrahmon Qoshja dhe një për shtetasen Valbona Elezi sikur këta dy shtetas i kanë paguar detyrimet e tokës për vitin 2016 pranë Komunës Kryevidh.

Ndërkohë që nga muaji shtator 2015 vula e Komunës Kryevidh është asgjësuar dhe është zëvendësuar me vulën e Njësisë Administrative Kryevidh. Pra këto dy vërtetime janë të falsifikuara. Në lidhje me këto dy vërtetime shtetasi Tomorr Elmadhi me detyrë përgjegjës i zyrës së financës pranë Njësisë Administrative Kryevidh dhe shtetasi Marjur Kaja me detyrë Administrator i Njësisë Administrative Kryevidh, deklarojnë se nuk janë lëshuar nga ana e tyre këto dy vërtetime dhe nuk kanë dijeni se cili person ka nënshkruar në emër të tyre. Si dhe vula nuk është e njësisë administrative por me logon e Komunës Kryevidh.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja