Hetimi pasuror i SPAK, Ajola Xoxa dhe Arbër Veliaj ankimojnë kontrollet e agjentëve të BKH-së

Hetimi pasuror i SPAK, Ajola Xoxa dhe Arbër Veliaj ankimojnë kontrollet e agjentëve të BKH-së

Kontrolli i agjenteve te BKH-se

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për kontrollin e ushtruar nga agjentët e BKH-së pak ditë më parë në qendrën ‘Harabel’.

Avokati mbrojtës i saj dorëzoi ankimin në Apelin e Posaçëm, ndërkohë që ankim bëri edhe vëllai i Erion Veliajt, Arbër Veliaj.

Të dy avokatët pretendojnë që kontrollet janë bërë në shkelje të ligjit procedural për mungesë shkaku të ligjshëm. 

Kontrollet u ushtruan më 6 dhjetor 2024,  me urdhër të prokurorit Ols Dados, ku agjentët e BKH sekuestruan celularin e Ajola Xoxës, si dhe ushtruan kontrolle në qendren “Harabel” ku Xoxa ështe bashkëthemeluese. Tek selie e galerisë  ‘Harabel’ që ndodhet në zonën e ish-bllokut në Tiranë u sekuestruan dokumente e materiale të ndryshme që kanë të bëjnë me hetimet e nisura në lidhje me pasurinë e Erion Veliajt dhe familjarëve të tij.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ttt: 12/12/2024 15:42

    Po u djeg suma... sikur z.Veliaj i mirepriste hetimet e kolegeve t3 spak.

    Përgjigju
    • Ttt: 12/12/2024 16:29

      Fiks.

  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Bullizmi shqetësim për shqiptarët, 46.6% thonë se fëmijët dhe adoleshentët janë përballur me këtë fenomen kryesisht në shkollë dhe rrjete sociale

Sondazhi i Report Tv/ Bullizmi shqetësim për shqiptarët, 46.6% thonë se fëmijët dhe adoleshentët janë përballur me këtë fenomen kryesisht në shkollë dhe rrjete sociale