Pacienti me COVID, hidhet nga kati i 2-të i Infektivit dhe shpëton! QSUT: Jemi në krye të detyrës! Askush s'do të mbetet pa marrë shërbim mjekësor! (Pamjet)

TIRANË- Një 69-vjeçar i infektuar me COVID-19 është hedhur ditën e sotme nga kati i dytëi spitalit Infektiv në Tiranë, por fatmirësisht ka shpëtuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 dhe pacienti është identifikuar si R. G., 69 vjeç, i shtruar para një dite në spitalin COVID/1 në Tiranë.

Mësohet se pacienti ka dalë nga korridori i spitali dhe është hedhur nga kati i dytë. Ndërkohë, spitali është rrethuar nga forca të shumta policie të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Në raste të tilla është e vështirë marrja e provës materiale, për shkak se pacienti është me COVID dhe përbën rrezik infektimi.

Ky është rasti i katërt, ku pacientë të infektuar me COVID janë vetëflijuar duke u hedhur nga dritarja e spitalit ku kanë qenë të shtruar. Më herët janë regjistruar 3 raste te Sanatoriumi i njohur si COVID/2. Rasti i parë ndodhi në muajin gusht. Bëhet fjalë për 29-vjeçarin Xhino Koça. Më pas, një tjetër ngjarje e rëndë u regjistrua në shtator ku humbi jetën Hasan Mira rreth 65 vjeç. Rasti i tretë u regjistrua në nëntor, më konkretisht më 1 nëntor. Ishte 53-vjeçari me iniciale P.Gj. nga Tropoja i cili në kushte të rënduara psikologjike zgjodhi t'i jepte fund jetës në mënyrën më tragjike.

Studimet kanë treguar se COVID-19 është një virus i cili ndikon jo vetëm në mushkëri apo organe të tjera, por sjell edhe pasoja të rënda psikologjike, edhe për pasojë janë regjistruar ngjarje të tilla tragjike. Numri i vetëvrasjeve është rritur shumë gjatë kësaj periudhe. Në vlerësimin e psikiatres, Arjana Rreli ky rast dhe dy vetëvrasjet e mëparshme në të njëjta rrethana, kanë ndodhur për shkak të panikut dhe parashikimit në mënyrën më të keqe të finales.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:46
U hodh nga kati i dytë i infektivit, kushëriri i 69-vjeçarit: Nuk kishte probleme që ta çonte në këtë veprim! (VIDEO)

Pas ngjarjes së rëndë ku një 69-vjeçar u hodh nga kati i dytë i Spitalit Infektiv, Report Tv ka shkuar në fshatin Belinë, Fier ku jeton ai.

Taulant Grëmbi, kushëriri i 69-vjeçarit Reshat Grëmbi deklaroi se fillimisht ai shkoi në spitalin e Fierit e më pas u transferua në Tiranë.

Ai thotë se 69-vjeçari nuk ka pasur asnjë problem që mund ta çonte në këtë veprim, asnjë problem ekonomik apo diçka tjetër.

"Dje mora vesh që ka shkuar në Tiranë. Ndërsa sot në mëngjes mora vesh që ai ishte hedhur nga kati i dytë. U habitëm pasi ishte një njeri shumë i rrëgullt. Fëmijët i kishte rregulluar, vetë ishte në pension së bashku me të shoqen. Ne nuk morëm vesh se kur ishte infektuar. Nuk ka shance që ta ketë shtyrë diçka, nuk kishte as probleme ekonomike. Bashkëshortja është në shtëpi vetëm. Nuk e dija që ishte pozitivë me COVID. Nuk e di nëse i kanë bërë diçka doktorët atje, çfarë medikamentesh i kanë dhënë" - tha kushëriri i 69-vjeçarit.

Dje ka shkuar në spital familjarët nuk e dinë ende këtë  që ka ndodhur.

Ora 13:48
Pacienti u hodh nga kati i dytë i Spitalit Infektiv, QSUT: Po bëhet përpjekje maksimale për ta shpëtuar 69-vjeçarin! Jemi në krye të detyrës!

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” reagon pas hedhjes së 69-vjeçarit nga spitali Infektiv. 

"Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” sqaron opinionin publik se stafi mjekësor në Spitalin Infektiv po bën përpjekjet maksimale për të shpëtuar jetën e pacientit, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në spitalin Infektiv, ku një pacient tentoi të kryente aktin tragjik.
Pacienti me inicialet R.G., 69 vjeç aktualisht është nën kujdesin e mjekëve të këtij spitali.

Në këto ditë të vështira të përballjes me Covid-19, kur mjekët tanë po bëjnë një sakrificë të jashtëzakonshme, sigurojmë Qytetarët  se jemi në krye të detyrës dhe askush nuk do të mbetet pa marrë shërbim mjeksor! Në këto momente nevojitet bashkëpunim dhe drejtësi në përcjelljen e informacioneve, për të ndihmuar mbi të gjitha stafet mjekësore që janë 24 orë në shërbim, siç kanë bërë dhe do të bëjnë deri në fund të kësaj beteje", shkruan QSUT.

Ora 13:08
FOTO/ Momenti kur 69-vjeçari i hedhur nga Infektivi transportohet në spital, policët ndihmohen nga mjeku Dhimitër Kraja

Këto janë momente kur forcat e shumta policie kanë bërë transportin e 69-vjeçarit drejt spitalit. Ai u hodh ditën e sotme nga kati i tretë i spitalit Infektiv, teksa mësohet se ka marrë plagë të shumta. I pranishëm është edhe mjeku Dhimitër Kraja. 

Ora 12:49
Kush është pacienti me COVID që u hodh nga kati i tretë i Infektivit! Policia: Ka shpëtuar, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve

Report Tv mëson nga burime zyrtare se personi që është hedhur nga kati i tretë i spitali Infektiv është R.B., 69 vjeç,  i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

"Më datë 10.11.2020, rreth orës 12:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi R.B., 69 vjeç,  i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe  vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 10/11/2020 23:37

    Sot degjova ne Al Jazeera se sipas nje studimi 1 nga 5 te mbijetuarit e Covid-19 diagnostifikohen me crregullime mendore brenda 90 diteve pasi preken nga virusi. Ankthi, depresioni dhe pagjumesia jane disa nga siptomat qe shfaqin keta njerez.

    Përgjigju
  • Iris: 10/11/2020 21:40

    Nena ime ka punuar si infermiere dhe kur studionin ne shkolle pjesen qe kishte te bente me psikiatrine,pedagoget u thonin se njerezit qe duan te vetevriten,zakonisht e kryejne aktin pa i thene njeriu,kurse ata qe thone qe do vrasim veten qe i shikon maje vendeve te larta dhe kercenojne qe do hidhen,ata ne fakt nuk e bejne,por indirekt kerkojne ndihme.Sa per kete kushon qe aludon per ilacet qe mund ti kene dhene mjeket,e ka shume gabim .Ky zoteria qe mbijetoi nga vetevrasja duhet te merret ne pyetje nga psikoanalistet per te kuptuar arsyen dhe per te parandaluar raste te ngjashme te perseriten,megjithese njerezit qe bejne akte te tilla mund te kene arsye te ndryshme.

    Përgjigju
  • JamKushJam: 10/11/2020 18:11

    Pyetje me vend: Pse hidhen 4 apo edhe disa me shume? Po kur ti pergjigjeni kesaj pyetje, pergjigjuni edhe kesaj: Pse s'hidhen 100ra apo edhe me shume nga po i njejti spital????

    Përgjigju
  • Infermieri: 10/11/2020 16:17

    Nuk eshte çudi qe kapin ndonje infermier me tendenca serial killeri aty ku hidhen kto te gjoret "vete".

    Përgjigju
  • Lona: 10/11/2020 14:10

    Antiviralet qe marin pacientet vijne nga india jane jasht standartit dhe ne BE nuk perdoren jane te ndaluara.Ne nuk marim antiviral nga BE i marim nga india andej e kemi kontaten dhe si e tille ato jane jo shume te mira si ilace dhe japin alucinacione ne forma te forta depresive.Mjeket e dine kete por nuk flasin dot se jane kontatat e shtetit.

    Përgjigju
  • Komplotisti: 10/11/2020 13:29

    Mos kanë parë ndonjë gjë që s'duhej të shikonin???

    Përgjigju
  • Akrepi: 10/11/2020 13:01

    Ku ka ze , s'eshte pa gje !. Nese do te ishte 1 apo 2 raste do te mendonim se ka edhe gjendie te tilla psikologjike , ne momente te caktuara . Dicka nuk shkon ! Organet kopetente te marrin situaten ne dore , te zbulohet , c'far po ndodh , me politikat shendetesore dhe me tej !. Nuk mund te jete e pranushme , kjo situate kaq alarmante . Ketu kemi te bejme me nje fenomen ; Asgje nukse duket si rastesore , me pa tjeter te studiohen te gjitha rastet dhe te dilit ne nje konkluzion te besueshem .

    Përgjigju
  • Bes: 10/11/2020 12:54

    Hidhen sepse eshte sketer sherbimi deshperim total privim i lirise denim me vdekje pa gjyq me urdhra politike

    Përgjigju
    • deni: 11/11/2020 07:22

      E or Bes e pake henger qe ne mengjes.Te fala Lulit dhe Munikes.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu do të apelojë urdhrin e arrestit të lëshuar nga GJPN

Netanyahu do të apelojë urdhrin e arrestit të lëshuar nga GJPN