Hidrocentrali i Moglicës hap portat, kryhet me sukses testimi (VIDEO)

Hidrocentrali i Moglicës, që ka një nga dy digat e betonit më të larta në Europë dhe është një nga projektet më të rëndësishme hidroenergjetike në vend, ka kaluar me sukses provën duke hapur portat e liqenit të tij.

Pamjet me dron tregojnë momentin e hapjes së portave ku gjithçka duket se është kryer me sukses.

Nëse rezultatet e testeve janë brenda parametrave, pritet që pranverën e 2020 hidrocentrali i Moglicës të hyjë në punë.

Aktualisht kompania norvegjeze Statkraft, që po kryen investimin, po kryen testimin dhe kolaudimi e Hidrocentralit të Moglicës. Mbushja e rezervuarit të Moglicës filloi në qershor 2019 dhe aktualisht rezervuari ka arritur nivelin e nevojshëm për të mundësuar testimin dhe hapjen e portave.

Ky hidrocentral ka një kapacitet të instaluar prej rreth 184 MW dhe prodhim mesatar vjetor prej 450 Gwh, çka do të rrisë kapacitetin prodhues në vend.

Moglica është një nga dy hidrocentralet e Kaskadës së Devollit, përveç atij të Banjës, I cili është në operim prej vitit 2016. Investimi për këto 2 hidrocentrale përllogaritet në mbi 530 milion euro dhe mundëson rritjen e prodhimit të energjisë në Shqipëri me 17 %.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nji Mrekulli e vertete e ksaj Qeverrie: 14/04/2020 10:23

    Bravo vertete . Nji veper madheshtore ,qe do ti vije ne ndihme permiresimit e jetes se shqiptareve . Vetem duke punuar permiresohet jeta e popullit . Duhet shfrytezuar gjithcka ,cdo potecial i shqiperise , me rrit ekoomine ,me pas drita qytetari e gjithe Shqiperine dhe shit jashte e perfitu Miljona . -- imagjinoni cfare beri salih berisha ,kur erdhi ne Pushtet PS-ja . Hodhi ne ere shtyllat e tensionkit te Larte lol . Bravo Rama . Ai qe do Shqiperine nderton vendin ,permireson kushtet e jtes se qytetareve te vet.

    Përgjigju
  • Vlore: 14/04/2020 08:02

    Ikni more bajga zagare qe shkaterroni natyren

    Përgjigju
  • Populli: 13/04/2020 12:28

    Njashtu siç paske pseudonimin njashu qenke .gjith bota ka hidrocentrale dhe jane per te miren e popullit,ndersa liqeni dote funksionoje me mire se perpara o toç PDje se vetem ato jane kundra gjo gjele e mire qe bohet ne shqiperi.

    Përgjigju
    • LINZ: 13/04/2020 13:15

      jo nuk esht Kafsha esht FREDI KAFSH,ai nuk esht as me PD as PS ai eshte kunder njerezimit sidomos kunder shqiptareve.esht per te qeshur shqiptari kunder vetes se vet

  • Kafsha: 13/04/2020 11:45

    Qelbesira qe shkaterroni Floren dhe Faunen, yyyyyyt !

    Përgjigju
    • Atedhetari: 14/04/2020 20:23

      Ka mo qelbesir se Ju qe keni kurajo dhe te shkruani per floren ne shkaterrim ku Shqiperia ishte nen driten e pishtarit dhe jo te quriut bota kishte energji eletfike nga hodocentralet e saj pra sah kafsha rri ne kafaz...

    • Artur: 13/04/2020 18:00

      Jam plotesisht dakort. Vetem ne shqiperi shkaterrohet flora dhe fauna dhe ambienti ( mjafton te shikohet video dhe lumi i thare) per te ndertuar eko-mostra te tille. Nga ana tjeter shqiperia ka cmimin me te larte te energjise per konsumatorin. Faleminderit te gjithe "vizionareve" shqiptare te PS, PD,LSI, Republikaneve, pdiu etj etj. Mallkuar qofshi te gjithe ju qe po shkaterroni natyren.

    • Lui: 13/04/2020 13:20

      Kafsha, nuk ke faj sepse ti si kafshe qe je jeton me floren dhe faunen, nuk ka cfare te duhet energjia ty.

    • çentrale: 13/04/2020 12:16

      Ha floren ti pastaj e te ngrohemi me qiri e te ndezim zjarr me dru ,apo jo

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit...çfarë thonë yjet për ju sot

Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit...çfarë thonë yjet për ju sot