'Himara' në KAS, Opozita kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve të pjesshme të 4 gushtit

Tirane- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve po shqyrton ankimimin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ që kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve të pjesshme që u mbajtën në Himarë më 4 gusht 2024.

Objekti i ankesës është "Kundërshtim i vendimit nr. 85, datë 05.08.2024 “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Himarë në zgjedhjet e pjesshme të datës 04.08.2024, të KZAZ nr. 88".

Debati u përqëndrua tek zgjedhësit me kartë identiteti të skaduar. Sipas administratës janë 6 mijë zgjedhës të cilët kanë figuar me karta identiteti të skaduar.

Opozita thotë se janë mbi 200 zgjedhës, votues të regjistruar që kanë rinovuar kartat e skaduara dy ditë para zgjedhjeve nuk janë njohur nga paisja pay.

Por për socialistët kjo nuk përbën provë për pavlefshmërinë e zgjedhjeve pasi votuesit janë identifikuar manualisht.

“Kjo vërteteton se personat kanë pasur pasaportat, kanë pasur emrin në listë, e kanë votuar. Ku është pavlefshmëria? tha juristi përfaqësues socialist, Eridian Salianji

Mbledhja e KAS u ndërpre për 2 orë për ti vënë në dispozicion opozitës disa informacione shtesë nga administrata, ndërkohë vijoi në orën 13:30 . 
 

Çfarë kërkoi opozita nga administrata e KQZ?
1/ Raportin e Audituesit Teknicien lidhur me problematikën e listave të zgjedhësve në Himarë.
2/ Raportin e shkruar ose e-mail të kompanisë Smarmatic që menaxhon sistemin e pajisjeve PEI, pas perfundimit te zgjedhjeve ne Himare lidhur me ecurine e procesit te identifikimit te zgjedhesve ne 36 QV e Bashkise Himare;
3/ Kopje e te gjitha Regjistrave te Posaçem të 36-QV ne Himare, ku jane evidentuar te pakten 560 zgjedhes qe nuk jane lejuar te votojne pasi karta ID e tyre rezultonte me
date te skaduar.
4/ Kopje e të gjitha proces-verbaleve apo dokumentave te tjere te votimit të 36-QV ne Himare, ku mund te jete shenuar manualisht identifikimi i mbi 260 votuesve te cileve,
pajisja PEI nuk i njihte, edhe pse kartat e tyre ID ishin rinovuar pak dite perpara dates 4 Gusht 2024;
5/ Dokumentacionin qe disponon adminitrata e KQZ qe tregon shtimin me mbi 360 zgjedhes te rinj në Himarë qe nga zgjedhjet e 14-majit 2024;
6/ Listen e personave te caktuar si komisionere nga Partia Socialiste ne 36-QV ne Himare, dhe funksionin ne Administraten Publike (Qendrore apo Vendore) te atyre individeve qe ishin pjese e saj deri ne 4 Gusht 2024; 
7/ Dokumentacionin qe verteton se keta persona ishin pajisur me autorizim/leje paraprake nga DAP per t'u angazhuar ne procesin zgjedhor.

 

Zgjedhjet në Himarë u fituan nga kandidati socialist, Vangjel Tavo me 1477 vota më shumë se kandidati i opozitës Petro Gjikuria. 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

Lajmi ne perditesim...

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Kurti kërkon që SHBA-të të bëjnë trysni ndaj Serbisë për dorëzimin e Radojçiqit

Kurti kërkon që SHBA-të të bëjnë trysni ndaj Serbisë për dorëzimin e Radojçiqit