HIMARË- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Himarën mëngjesin e kësaj të shtune. Mësohet se biznesmeni Niko Goro, 51 vjeç, djali i xhaxhait të kryebashkiakut, Jorgo Goro, është ekzekutuar me armë zjarri në shëtitoren e qytetit. Report Tv mëson se Goro u ekzekutua sapo doli nga supermarketi në pronësi të motrës së tij, edhe kjo e fundit e plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja është regjistruar rreth orës 08.55 minuta në vendin e quajtur rrethrrotullimi që të çon në lagjen Spille Himarë dhe shkak është bërë një konflikt për pronën, pasi autori, 53-vjeçari nga Tirana Kliti Leka pretendon se biznesmeni i ka marrë tokën duke ndërtuar një pallat dhe nuk i ka "dhënë pjesën e tij". Dyshohet se bëhet fjalë për një borxh prej 70 mijë euro, nisur edhe nga dëshmia e Lekës para uniformave blu. "I kam dhënë tokën nuk më ka dhënë lekët. Po ndërton në tokën time", mësohet të ketë thënë Leka. 

Megjithatë flitet se shkak mund të jetë edhe një marrëveshje e lidhur dy vite më parë ku Leta do t'i vinte në dispozicion tokën që zotëronte në Himarë, mbi të cilën biznesmeni Niko Goro, do ndërtonte pallatin. Në fakt Niko Goro, e ka ndërtuar objektin mbi sipërfaqen e tokës, por nuk ia kishte dhënë pjesën takuese Kliti Lekut. Pjesa takuese ishte përllogaritur në dy apartamente, por Kliti Leka, mendohet se ka marrë vetëm një apartament, megjithatë kjo mbetet për t'u vërtetuar. 

Shpesh mes Goros dhe Lekës, ka pasur negociata dhe gjatë kësaj periudhe 53-vjeçari, e ka ndjerë vetën të mashtruar nga biznesmeni, e për posojë ka shkuar drejt vendimit ekstrem. Ditën e sotme Leka ka zbritur nga makina tip  Volkswagen" të marrë me qira dhe ka qëlluar në drejtim të Goros me kallashnikov 5 herë në drejtim të tij. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, disa km larg në vendin e quajtur Livadhet, është arritur kapja e autorit, ndërkohë që është gjetur arma e krimit, kallashnikovi, por edhe një pistoletë si dhe makina " Volkswagen", 7 vendesh. Burime për Report Tv bëjnë me dije se autori nuk ka qenë i maskuar dhe ka vepruar i vetëm në krim. Ai është ndalur nga policia teksa mundohej të largohej, por makina e tij ishte lokalizuar shumë shpejt nga policia, pasi dëshmitarët në vendngjarje treguan me detaje karakteristikat e mjetit.

Report Tv ka siguruar foton ekskluzive të Lekës në momentin e arrestimit, teksa shfaqet me kapele dhe pranga në duar.  Leka, pas arrestimit pritet që ditën e nesërme ose të hënën të dalë para gjykatës së Vlorës, për t'u njohur me masën e sigurisë “arrest në burg” që do kërkojë përfaqësuesi i akuzës.

1602928670_1602925795klitileka.jpg

Niko Goro me rreth të kuq dhe autori i prangosur

 

Jorgo Goro, kryebashkiaku i Himares

Biznesi i rregjistruar në Qkr ne emrin e Niko Goro

Foto nga vendi i ngjarjes

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:14
Ky është momenti i shoqërimit të autorit të vrasjes së biznesmenit në Vlorë! Pasi hodhi çelësat e makinës tentoi të arratisej me çantë në shpinë

Ky është momenti i shoqërimit të autorit të vrasjes së biznesmenit, Niko Goro, nga ambientet e komisariatit Himarë drejt Vlorës.

Report tv mëson se autori nuk ka patur ndërmend te vrasë veten sepse ka lënë makinën, ka hedhur çelësin dhe më pas është fshehur për t'i ikur policisë.

Me një çantë në shpinë në të cilën ka pasur kallashin dhe pistoletën, ka tentuar të ikë me vrap.

Ora 15:19
Pamje nga vendngjarja ku u ekzekutua biznesmeni në Vlorë/ Syzet e rëna në tokë para derës së supermaketit, pllakat e lyera në gjak

Report Tv ka sjellë pamje të reja nga vendi ku u ekzekutua biznesmeni Niko Goro. Siç shihet në këto video, ky para supermaketit në pronësi të motrës së biznesmenit të vrarë, shihen syzet e Goros të rëna në tokë, kurse pllakat janë të lyera në gjakë.

Makina që qëndron pranë supermarketit nuk dihet ende në pronësi të kujt është. Ndërkohë që forcat e policisë kanë rrethuar zonën dhe  vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota.

Ora 12:56
Report Tv sjell foto dhe video, ky është kompleksi që u bë 'mollë sherri' mes biznesmenit dhe 53-vjeçarit nga Tirana

1602931848_banesa.jpg

Kjo është prona që është bërë "mollë sherri" mes biznesmenit Niko Goro dhe Kliti Lekës. Kjo pronë u bë shkak për ekzekutimin e biznesmenit nga 53-vjeçari nga Tirana.

Ora 12:45
Ekzekutimi i biznesmenit në Himarë/ Ky është furgoni që përdori autori, e mbylli me çelës dhe u largua

Ky është automjeti nga ku Kliti Leka qëlloi biznesmenin Niko Goro. Ai u gjet i braktisur në vendin e quajtur "Livadhet". Furgoni është i mbyllur me çelës. 

Ora 11:57
E rrethuar me shiritin 'skenë krimi'/ Ky është vendi ku u ekzekutua kushëriri i kryebashkiakut të Himarës

 

Report Tv me gaztearin Armand Xhelili ka shkuar në vendin e ngjarjes ku u ekzekutua biznesmeni Niko Goro. Siç shihet në këto pamje, ky është supermarketi në pronësi të motrës së tij, pranë së cili u vra 51-vjeçari. Si pasojë e të shtënave me armë, u plagos edhe motra e tij, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në pamje shihet edhe një makinë, por nuk dihet nëse i përket viktimës. 

Ora 11:42
Atentati në Himarë/ Fqinji: Biznesmeni ishte njeri shumë punëtor, s'kishte konflikte

Fqinji e përshkruan biznesmenin e ekzekutuar, Niko Goro si një njeri shumë punëtor dhe i rregullt, duke thënë se mbeti i tronditur nga ngjarja e rëndë që ndodhi në mes të ditës. Sipas tij, Goro nuk kishte konflikte.

"E njihnim, e kam komshi. Nuk kishte konflikte, ishte i pastër punonte në rregull, të tronditur, në mes të ditës, skandal. Ka një vit që është ndërtuar. Autori nuk e njihja. Nuk di gjë", tha fqinji.

Ora 11:09
Ekzekutoi me kallashnikov biznesmenin në Himarë, 53-vjeçari i 'furnizuar' me armë! I gjendet dhe një pistoletë (FOTO)

1602926154_ARMET.jpg

Uniformat blu njoftojnë se përveç kallashnikovit me të cilin ka ekzekutuar biznesmenin në Himarë, 53-vjeçarit Kliti Leka i është gjetur edhe një armë tjetër tip pistoletë.

"Në lidhje me informacionin e dhënë për kapjen e autorit të vrasjes në Himarë si dhe për gjetjen e armës kallashnikov, ju informojmë se: Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të automjetit kanë gjetur dhe një tjetër  armë zjarri  të tipit pistoletë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin se me cilën prej armëve të sekuestruara, autori ka kryer krimin", njofton policia.

Ora 11:01
Me pranga në duar/ Ky është autori që ekzekutoi biznesmenin në Himarë! FOTO-EKSKLUZIVE

1602925473_klintileka.jpg

Ky është Kliti Leka, 53-vjeçari nga Tirana, Kliti Leka që ekzekutoi biznesmenin në Himarë, Niko Goro. Ai është arrestuar nga policia, pak minuta dhe pak metra larg vendit të ngjarjes.

Ora 10:57
'I kam dhënë tokën nuk më ka dhënë lekët'/ Zbardhet dëshmia e 53-vjeçarit që ekzekutoi biznesmenin në Himarë

1602931848_banesa.jpg

Kompleksi i ndertimit

Report Tv ka zbardhur dëshminë e autorit, Kliti Leka, i cili mëngjesin e sotëm ka ekzekutuar bizmesmenin Niko Goro.

"I kam dhënë tokën nuk më ka dhënë lekët. Po ndërton në tokën time", mësohet të ketë thënë Leka para uniformave blu. Leka është banues në Tiranë, por është nip i një prej pronarëve të tokës dhe për këtë tokë pretendon se e ka të trashëguar.

Ora 10:44
Ekzekutimi i biznesmenit në Himarë/ Pista tjetër e hetimit, konflikti për pronën

1602923276_nikogoro1.jpg

Një tjetër pistë që po hetohet për ekzekutimin e biznesmenit në Himarë është edhe konflikti për pronën. Sipas burimeve, biznesmeni Niko Goro ka ndërtuar pallat në tokën në pronësi të xhaxhait të autorit. Kliti Leka është nipi i pronarit të tokës ku Niko Goro kishte ndërtuar pallatin.

Ora 10:31
Vrasja në Himarë/ Biznesmeni i kishte borxh 53-vjeçarit, 70 mijë euro! Autori i bëri instalimet elektrike në pallat, po nuk u pagua

1602923282_nikogoro2.jpg

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka mëshuar se shkak i këtij konflikti ka qenë një borxh prej 70 mijë eurosh që biznesmeni Niko Goro i kishte Kliti Lekës. Report Tv mëson se Kliti Leka, me profesion elektricist i kishte bërë rrjetin elektrik në pallatin e ndërtuar nga Niko Goro, por ky i fundit nuk e ka paguar për punën e bërë. për pasojë, sherri mes tyre ka agravuar deri në ekzekutimin e 51-vjeçari. Leka e ka pranuar autorësinë e krimit, teksa kjo është pista kryesore në të cilën po heton policia.

Ora 10:24
Krah Damian Gjiknurit dhe kryebashkiakut Jorgo Goro/ Ky është biznesmeni i ndërtimit i ekzekutuar në Himarë (FOTO)

1602923077_NIKOGORO.jpg

Report Tv siguron foton e biznesmenit të ekzekutuar, Niko Goro. Siç shihet në foto ai shihet krah deputetit të PS-së, Damian Gjiknuri dhe kryebashkiakut, Jorgo Goro, njëkohësisht edhe djalit të tij të xhaxhait.

Ora 10:16
Ekzekutimi i biznesmenit në Himarë/ Identifikohet dhe kapet autori! Kush është 53-vjeçari nga Tirana (EMRI)

Identifikohet autori i vrasjes së biznesmenit në Himarë. Ai është Kliti Leka , 53 vjeç, banues në Tiranë.

"Policia  në kohë rekord kap gjatë ndjekjes autorin e dyshuar të vrasjes së 51 vjecarit N.G. Si rezultat i reagimit në kohë  dhe ndjekjes së pandërprerë të  autorit, u bë e mundur që në vendin e quajtur "Livadhet",  të kapjen dhe prangosej autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi  Kliti Leka , 53 vjeç, banues në Tiranë. Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të  krimit, armë zjarri kallashnikov  dhe automjetin me të cilin u largua autori.  Autori po shoqërohet për në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Ora 10:12
Ekzekutimi i biznesmenit në Himarë/ Gjendet furgoni dhe arma që përdorën autorët

1602922182_himare.jpg

Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili mëson se është gjetur disa km larg vendit të ngjarjes, jashtë Himarws, furgoni që kanë përdorur autorët. Mësohet gjithashtu se është gjetur edhe arma e krimit.

Ora 10:04
Ekzekutimi i biznesmenit në Himarë/ Kapet në Livadh një person, i dyshuar si autor

1602922222_himare.jpg

Arrestohet një person në Livadh, dyshohet se është autor i ekzekutimit të biznesmenit Niko Goro.

Ora 09:52
Policia jep informacion zyrtar mbi ekzekutimin e biznesmeni në Himarë

Policia ka dhënë informacion zyrtar mbi ekzekutimin e biznesmeni në Himarë.

"Më datë 17.10.2020, rreth orës 08.55 minuta  në vendin e quajtur rrethrrotullimi që të çon në lagjen Spille Himarë, nga një person ende i pa identifikuar është vrarë  me armë zjarri shtetasi N.G, 51 vjeç.  Si pasojë është plagosur lehtë në këmbë edhe shtetasja E. Q., 57 vjeçe, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor  Himarë -  Borsh e Himarë - Vlorë.  Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur forcat Operacionale dhe Shqiponjat e DVP Vlorë. Në vendngjarje  ka shkuar grupi hetimor  dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve", njofton policia.

Ora 09:51
Biznesmeni i ekzekutuar në Himarë, kushëri me kryebashkiakun Jorgo Goro

 

Report Tv mëson Niko Goro, është kushëri me kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro. Ai ka në pronësi të tij bar-kafe, vila dhe hotel që mbajnë mbiemrin e tij. Mësohet se si pasojë e të shtënave ka mbetur e plagosur edhe motra e tij, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

1602921116_JorgoGoror.jpg

Ora 09:29
Detaje nga vrasja e biznesmenit në Himarë/ Autori zbriti nga një furgon, ndërtuesi po dilte nga supermarketi, u plagos dhe motra

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e biznesmenit, Niko Goro në Himarë. Report Tv mëson se autori ka dalë nga një furgon ku ishin katër persona dhe e kanë qëlluar për vdekje, biznesmenin. Ky i fundit ka qenë te supermarketi në pronësi të motrës e tij, ku edhe kjo e fundit ka marrë plagë.