Himarë/ Zaptohet Gjiri i Krorëzës, 12 beach bar pa leje e 300 çadra! Policia liron hapësirën publike, 12 vetë në hetim

Policia në Himarë, ka proceduar ditën e sotme, 12 persona pasi zaptuan plazhin në Krorëz. 

Sipas policisë, ata kishin zaptuar hapësirën publike duke ndërtuar pa leje 12 objekte të përshtatura si lokale/beach bar, nga ku ofroheshin shërbime dhe produkte pa lëshuar kupona tatimorë, duke fshehur të ardhurat dhe shmangur taksat.

Policia ka sekuestruar 300 çadra dhe 480 shezlongë, të cilat janë hequr nga ku ishin vendosur, duke liruar hapësirën publike në plazhin “Krorëz”.

Njoftimi i Policisë:

Krorëz, Himarë

Në kuadër të planit operacional policor të koduar "Plazh i lirë", Komisariati i Policisë Himarë ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare me qëllim lirimin e hapësirave publike në plazhe.

Lirohet hapësira në vijën bregdetare, në plazhin “Krorëz”.

Procedohen penalisht 12 shtetas, të cilët zaptuan hapësirën publike duke ndërtuar pa leje 12 objekte të përshtatura si lokale/beach bar, nga ku ofroheshin shërbime dhe produkte pa lëshuar kupona tatimorë, duke fshehur të ardhurat dhe shmangur taksat.

Sekuestrohen 300 çadra dhe 480 shezlongë.

Në kuadër të planit operacional për kontrollin dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 12 shtetas: B. I., 34 vjeç, A. L., 34 vjeç, V. A., 34 vjeç, A. I., 71 vjeç, I. H., 51 vjeç, E. R., 52 vjeç, A. K., 62 vjeç, Dh. M., 51 vjeç, A. T., 44 vjeç, A. R., 68 vjeç, Dh. K., 69 vjeç dhe M. V., 25 vjeç, të gjithë banues në Sarandë.

Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Himarë, kanë konstatuar në hapësirën e zaptuar, në mënyrë të paligjshme nga këta shtetas, 12 struktura druri të ndërtuara pa leje, si dhe 300 çadra dhe 480 shezlongë të vendosura, të cilat janë hequr, duke liruar hapësirën publike në plazhin “Krorëz”.

Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se në këto subjekte me fushë veprimtarie lokal/beach bar, ofroheshin shërbime dhe produkte pa lëshuar kupona tatimorë.

Materialet iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Operacionet policore “Coastline” dhe “Plazhi i Lirë” do të vijojnë intensivisht në qarkun Vlorë.

S.B/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Enio: 24/08/2024 14:42

    A paguajn taksa keto matrapaze shko plazh paguajm shezllonet ste jep kush kupon paguan parkingun makines as aty ste japin kupon

    Përgjigju
  • Loni: 24/08/2024 14:27

    Po e njejta histori procedohen 12 shtetas. Ore kur do behet ky komb qe kushdome shpenzuar te shpenzoj asnje nuk eshte kundra te kete edhe turista nga vendi yn me termus e ushqim me vete. Pastaj sherbimi ne shqiperi pervec resorteve eshte minus jozero. As rere e paster as shezllone te pastruara deti me leshterik. Jepjani privatit por te japi me rendiment te plotesoj kushtet Jo zero si e Ka Ber natyra.

    Përgjigju
  • Loku: 24/08/2024 14:09

    Bravo policia që duam! Dhe tetë ditë të mbyllet sezoni policis bon aksionin spektakular për heqjen e shëzdhoneve ,se nuk kanë pasur kohë që në Qershor!

    Përgjigju
  • Iliri: 24/08/2024 14:03

    12 beach bar e 300 çadra?ka shtet apo jo?Dhe doni t'ja u shisni sapunin për djathë shqipëtarve?Po sezioni veror gati mbaroj.Si s'keni turp shtet leshi.

    Përgjigju
  • 313: 24/08/2024 13:58

    ta kishit mbyll ne shtator me mire ta kishin henger edhe gushtin te shktretet

    Përgjigju
  • ???: 24/08/2024 13:50

    U lodhet kot, pas 4-5 ditesh do i hiqnin vete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Irani përpiqet të 'bombardojë' zgjedhjet në SHBA me dezinformata në stilin rus

Irani përpiqet të 'bombardojë' zgjedhjet në SHBA me dezinformata në stilin rus