Hipokrizia e Albin Kurtit, Vjosja Osmanit dhe opozitës në Tiranë, dhe pse tarifa për 'Rrugën e Kombit' s’mund të hiqet

Hipokrizia e Albin Kurtit, Vjosja Osmanit dhe opozitës në Tiranë, dhe pse tarifa për 'Rrugën e Kombit' s’mund të hiqet

Foto ilustruese

Dhenia me konçension e Rrugës së Kombit, apo me PPP(Partneritet Publiko-Privat) vazhdon të mbajë ende hapur një debat të gjerë mes pozitës dhe opozitës në Shqipëri, por edhe shoqërisë civile. Por ky konçension ka nxjerrë zbuluar politikën dhe politikanët në Shqipëri të cilet nuk janë treguar te sinqertë lidhur me këtë konçension, por kanë tentuar të perfitojë politikisht me konçensionin e kesaj rruge në kembim të votave.

Megjithëse dhenia me konçension e Rrugës së Kombit ka qenë alternativa e vetme si e Partisë Demokratike në opozitë dhe asaj socialiste në pushtet, të dyja kanë akuzuar njera- tjetrën, kur mazhoranca qeverisëse e PD-së ka tentuar të japë me konçension këtë rrugë dhe anasjelltas. Partia Demokratike e Shqipërisë kur ka kaluar në opozitë në vitin 2013 e ka kundërshtuar taksën e vendosur nga qeveria për kalimin në Rrugën e Kombit. Sipas demokratëve, qytetarët e varfër të Shqipërisë do të duhet të paguajnë 10 euro për të kaluar në këtë rrugë, ndërsa shuma është 33% më e lartë se ajo e sugjeruar nga ekspertët.

Partia Demokratike ka paralajmëruar me kete rast se do ta anulojë këtë koncesion që opozita e konsideron të dyshimtë. Por edhe specialistë pranë opozites socialiste në kohën që Shqipëria qeverisej nga demokratët e kanë kundershtuar vendosjen e takses në rrugën Durres-Kukes. Ish zv/ministri I Transporteve në qeverinë socialiste para vitit 2005, Sadedin Çeliku në emër të opozitës socialiste në fund të vitit 2011 në reagimin e tij theksoi se vendosja e takses per kalimin në tunel është një lloj I regjimit të vizave në mes shqiptareve.

“Parimisht në kushtet politike që jetojmë është gabim të vendoset taksë rrugore. Kjo masë në se vendoset është njësoj sikur të vendosësh regjim vizash midis dy krahëve të shqiptarëve. Eshtë njësoj sikur kufizon lëvizjen e lirë të qytetarëve, të ideve dhe të bizneseve e mallrave që aq shumë na bezdisin qeveritarët në fjalime tribunash. Në se duam të realizojmë pjesën politike të problemit kombëtar nuk duhet marrë kjo masë në të kundërtën kemi të drejtë të mendojmë se çështjen kombëtare nuk e kemi për zemër” ka deklaruar asokohe Sadedin Çeliku.

Megjithatë, pagesa në Rrugën e Kombit është paralamëruar vetëm tre muaj pas hapjes së saj, pra në tetor të vitit 2009. Vendosja e pagesës do të ndodhte pas rihapjes së tunelit I cili u mbyll në tetor të 2009-es për të vazhduar I mbyllur për rreth një vit dhe qarkullimi u realizua përmes rrugës së vjetër të Fushë-Arrëzit. Asokohe u deklarua se do te jetë kompania menaxhuese turke e tunelit të Kalimashit “Savronik” që do të mbledhë paratë për automjetet që do të qarkullojnë permes ketij tuneli , njeherësh në autostraden Morin-Kukes-Milot.

Tarifat e pagesave per kalimin e automjeteve në tunelin e Kalimashit sipas zyrtarëve të kompanisë menaxhuese u thanë paraprakisht se do të ishin 200 lekë për veturat, 500 lekë për kombibuset(furgonet) dhe 1000 lekë për autobuset dhe kamionët. Pagesa në tunelin e Kalimashit e paralajmëruar në tetor të vitit 2009 shkaktoi asokohe reagime, ku ish kryeministri Sali Berisha, ish ministri I Transporteve Sokol Olldashi si dhe ish zv/ministri I Financave Florian Mima, mohuan në një fare menyre faktin se tuneli do të jetë me pagesë, por deklarimet e tyre nuk ishin pa ekiuvoke. Nderkohë që ish zv/ministri tjetër I financave Sherefedin Shehu, që nga koha e botimit të lajmit nuk e mohoi faktin e pagesës në tunelin e Kalimashit. Deputeti Shehu, në rolin e ekspertit të financave ishte deklaruar për domosdoshmërinë e pagesës në tunel, për shkak të kostos së lartë të mirëmbajtes së tunelit. Por pranvera e vitit 2011 perkonte me zgjedhjet vendore në Shqipëri, kështuqë vendosja e taksës në rrugë do të thoshte më pak vota për mazhonancen e djathtë të qeverisë “Berisha”. Ndaj u tha asokohe që pagesa do të jetë sipas tonazhit, ndersa ajo do të fillojë të aplikohet pas zgjedhjeve vendore të 8 majit të vitit 2011.

Megjithatë në janar të po atij viti, qeveria shqiptare kishte firmosur një mareveshje me IFC-në, anëtar i Grupit të Bankës Botërore, per të ndihmuar qeverinë shqiptare duke organizuar një proces tenderimi transparent dhe konkurrues për përzgjedhjen e kompanisë private që do të marrë me konçension autostraden të kualifikuar për përmirësimin, funksionimin dhe mirëmbajtjen e autostradës bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare. Për kete qëllim, qeveria shqiptare ka rënë dakort me IFC ((Korporata Financiare Ndërkombëtare) që kjo e fundit të shqyrtojë edhe variantet për dhenien me konçension të rrugës.

Nderkaq një grup ekspertësh me degë në Serbi, kishin filluar duke punuar me projektin per menyrat e dhenies me konçension të autostrades Milot-Kukes-Morin. Kjo marëveshje nuk ishte bërë publike për mediat. Menjëherë pas perfundimit të zgjedhjeve vendore të 8 majit të vitit 2011, kreu I mazhorances së asaj kohe dhe kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e qeverisë ka shpallur personalisht dhenien me konçension, apo siç e quajti ai “privatizimin” e Rruges së Kombit pasi sipas tij Shqipëria nuk ka kapacitete per mirembajtjen e saj.

“Ministria e Puneve Publike dhe e Transportit ka kontraktuar me IFC per t’a dhënë sa me shpejt ne menaxhim privat autostraden Durres-Kukes-Morin”deklaroi Berisha në mbledhjen e qeverisë në maj të vitit 2011 . Nderkohë që ish kryeministri paralajmeroi asokohe per menaxhim të sektorit privat edhe të akseve të tjera rrugore në Shqipëri. Privatizmi I “Rruges së Kombit” sipas qeverisë do të ndodhte para dimrit të 2012-ës, nderkohë që ekspertët e IFC-së te perzgjedhur nga qeveria shqiptare per percaktimin e shoqërisë private nuk kishin përcaktuar ende nivelin e taksës që do vihej në rrugën Milot-Kukes-Morin. Pas ketij publikimi, interesimi i kompanive të huaja per marrjen me konçension të Rruges së Kombit nuk ka munguar.

Të parët kanë qenë francezët e grupit EGIS CONSORTIUM që kanë shfaqur interes për marrjen me konçension të rruges. Në tetor të vitit 2011, një grup investitoresh francezë të kompanisë EGIS të shoqëruar nga diplomatë të ambasades franceze në Tiranë kanë vizituar tunelin e Kalimashit dhe sallën e operatoreve të ketij tuneli. Grupi I investitoreve francezë është njohur nga afer me menyren e funksionimit të sallës së operatoreve të menaxhimit të tunelit, por edhe me paisjet e tij si në sallë dhe tunel. Përfaqësuesit e Grupit EGIS i kanë prezantuar gjithashtu kryeministrit Sali Berisha planin e tyre per projektin infrastrukturor, pikërisht atë të mirembjajtes me konçension të rrugës Milot-Kukes-Morin.

Nderkaq në fillim të dhjetorit të vitit 2011, permes zv/ministrit të Transporteve Ernest Noka gjatë diskutimeve të zhvilluar në komisionin ekonomisë në Parlamentin e Shqipërisë, diskutim I fokusuar tek investimet në infrastrukturë të parashikuara në projekt-buxhetin e vitit 2012, është bërë e ditur se studimi per konçensionin e autostrades Milot-Kukes-Morin është në fazen finale, ku brenda dhjetorit të atij viti hidhet në tender mirembajtja e kesaj rruge. Nderkaq numri dy I ministrisë së Transporteve nuk ka preferuar të japë tarifen e saktë se sa do të duhen të paguajnë qytetarët për të kaluar në tunelin e Kalimashit , duke u shprehur se kjo tarifë per momentin ishte konfidenciale. Nderkohë qeveria shqiptare kishte percaktuar si autoritet kontraktues për dhënien me koncesion të shërbimit të mirëmbajtjes, rehabilitimit dhe operimit të autostradës Milot-Kukes-Morin, Ministrinë e Punëve Publike dhe Transporteve.

Autoriteti kontraktues publikoi në muajin dhjetor të 2011-es në gazetën “International Herald Tribune” dhe në dy gazeta shqiptare të përditshme kushtet për garën mbi marrëveshjen konçensionare për rrugën nacionale Milot- Kukes-Morin, ku procesi i përzgjedhjes do të kryhej me dy faza, parakualifikimi dhe kualifikimi. Nderkohë që është bërë e ditur se perfundimi I autostrades Milot-Kukes-Morin do të realizohet nga konçensionari që do të shpallej fitues. Konçensionari, krahas operimit dhe mirëmbajtjes së autostrades ku perfshihej edhe menaxhimi i tunelit të Kalimashit ku do të jetë edhe stacioni për mbledhjen e taksës që do te vendoset, do të merrte persiper edhe ndertimin e dy korsive të segmentit nga Fushë-Miloti deri në Rreshen që aktualisht është me dy korsi. Konçensionari do të ndertonte tre By-pass-e, ku më I kushtueshmi do të jetë By Pass-i i Kukesit ku perfshihet edhe ura e madhe mbi lumin Drini I Zi, apo më saktë e liqenit të Fierzës në hyrje të qytetit të Kukesit. Dimri I vështirë I fillimit të vitit 2012 nxorri në pah edhe pamundësinë e mirëmbajtjes dimërore të Rruges së Kombit.

Kryeministri I asaj kohe Sali Berisha ka pranuar me kete rast se mirëmebatja dimerore e rrugeve nacionale, perfshi edhe Rrugen e Kombit ka çaluar për shkak të fondeve të pakta të akorduara per mirëmebjajtjen dimererore të ketyre rrugeve. Sali Berisha tha se kemi ndertuar rrugë të reja, por nuk kemi shtuar sa duhet fondet per mirmebjajtjen e tyre. Ministria e Punëve Publike dhe Transportit të Shqipërisë ka çelur me 27 shkurt te vitit 2012 proçedurën konkurruese për dorëzimin e ofertave për dhënien me koncension të shërbimit të mirëmbajtjes dhe operimit të autostradës Milot-Kukes-Morin. Gjatë kësaj proçedure depozituan dokumentacion subjektet : – STRABAG & INTERTOLL CONSORTIUM; – J&P-AVAX & EGIS CONSORTIUM; – HOCHTIEF PPP SOLUTIONS GMBH; – AUTOSTRADA BRESCIA- VERONA-VICENZA- PADOVA SPA; – VINCI CONCESSIONS SAS – AKTOR CONSESSIONS SP. Qeveria e drejtuar nga Sali Berisha ka bërë të ditur se I gjithë sistemi kombetariI rrugeve në kete vend do të jepet me konçension. Pas rruges Durres-Kukes-Morin që është në proçes tenderimi për dhenien me konçension, sipas qeveritarëve edhe per rrugët e tjera kombetare të Shqipërisë do të aplikohet e njejta procedure. Banka Evropiane për Rindertim e Zhvillim(BERZH) shpalli tenderin per kompaninë konsulente e cila do të pergatiste dokumantacionin e procedures për dhenien me konçension të rrugeve të Shqipërisë. Objektivi bazë i BERZH-it do të ishte përgatitja e një Strategjie të Pagesave për Kalimin në Rrugë, që do t’i ofronte qeverisë shqiptare një dokument strategjik për ta përdorur për të zbatuar pagesat rrugore.

Në maj të vitit 2012, rreth një vit para mbajtjes së zgjedhjeve të pergjitheshme në Shqipëri, qeveria e ketij vendi njoftoi se “ Rruga e Kombit” do të jetë pa pagesë edhe gjatë sezonit turistik të 2012-es , pasi fillimi I vitit 2013 do të shenojë edhe fillimin e pagesës në autostraden Milot-Kukes-Morin, duke paralajmëruar njeherësh se në tetor të atij viti do të zhvillohej tenderi nderkombetar për konçensionin per rrugën nacionale Milot-Kukes-Morin. Ne të njejten kohë ministria e Puneve Publike dhe Transportit në Shqipëri , ka njoftuar fillimin e procedurës per dhenien me konçension me afat 20-35 vjet per rehabilitimin dhe mirembajtjen e autostrades Milot-Kukes-Morin , duke perfshirë edhe mirëmbajtjen e tunelit të Thirrës 5.6 kilometër të gjatë. Më fillimin e sezonit turistik në Shqipëri në qershor të 2012-ës , zyrtarët e lartë të ministrisë së Transporteve të këtij vendi pohuan se hapja e ofertave për dhenien me konçension të rruges Milot-Kukes-Morin pritet që të bëhet në muajin Korrik, ndërsa kalimi i plotë i rrugës për mirëmbajtje dhe operim te koncesionari të bëhet në fund të gushtit.

Në konferencën e tretë të investimeve të huaja në Shqipëri organizuar nga AIDA dhe Banka Islamike për Zhvillim (IDB), ish ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi u shpreh se, qeveria ishte duke kaluar mirëmbajtjen e autostradës Milot-Morin te sektori privat. Ai tha se pritej që shumë shpejt, pesë kompanitë që janë në garë do të paraqesin ofertat e tyre ekonomike pas kalimit me sukses të fazës që lidhej me dokumentacionin tekniko-ligjor dhe kushtet financiare që duhet të përmbushte operatori. Në bazë të taksës që do të vilet nga konçensionari me qarkullimin aktual fitohen 400 milion Euro, ndersa me qarkullimin e planifikuar per të ardhmen fitimi është sa kostoja e kesaj autostrade, nderkohë që konçensionari do të investojë vetëm 80 milion Euro.

Nderkaq me 12 qershor të vitit 2012, ish ministri I Transporteve të Shqipërisë Sokol Olldashi ka bërë publike vlerën e takses që do të vendoset për kalimin në autostraden Milot-Kukes-Morin. “Të gjithë ata qytetarë që do të kalojnë në rrugën Durrës -Kukës do të paguajnë një tarifë prej 5 eurosh”, deklaroi asokohe ministri I Transporteve Sokol Olldashi, pas nënshkrimit të marrëveshjes për njehsimin e lejeve të drejtimit(Patentave) me Kosovën. Sipas ministrit transporteve Olldashi kjo tarifë është minimale dhe nuk pritet të rëndoj në xhepat e qytetarëve.

Nderkohë që ish ministri i Transporteve të Kosovës, Fehmi Mujota I pranishëm në nënshkrimin e marëveshjes tha se tarifa e vendosur për Rrugën e Kombit është e përshtatshme. Por viti elektoral në Shqipëri ka shtyrë vendosjen e taksës në autostradë pas pranverës së vitit 2013 dhe jo në perfundim të sezonit turistik të 2012-es siç është paralajmëruar më parë. Zgjatja e këtij afati sipas ministrisë së Transporteve lidhej me faktin që kompanive u është lënë kohë që të bëjnë më mirë llogaritë e tyre mbi koston reale që do të kenë menaxhimi dhe mirëmbajtja e autostradës. Megjithatë, asnjera prej pesë kompanive të kualifikuara nuk është paraqitur për të dhënë ofertën financiare për marrjen me konçesion të autostrades Milot-Kukes-Morin dhe tunelit të Kalimashit. Nderkohë që njera prej pesë kompanive, pikërisht kompania austriake HOCHTIEF PPP SOLUTIONS GMBH akuzohet në atë kohë nga gazeta austriake “Der Standard” pasi dyshohet për përfshirje në ryshfet dhe për marrëveshje të paligjshme për një projekt rruge në Shqipëri, pa e specifkuar atë.

Por sipas zyrtarëve të ministrisë Transporteve në Shqipëri, pesë kompanitë e kualifikuara ishin duke hartuar planet e tyre financiare, si dhe skenarët me parashikime mbi ecurinë e koncesionit për një periudhë afatgjatë, e gjithë kjo bazuar mbi studimin që IFC kreu për llogari të qeverisë shqiptare. Megjithatë, sapo kishte filluar fushata elektorale per zgjedhjet e qershorit të vitit 2013, qeveria shqiptare permes agjensisë se prokurimit publik njofton se ka deshtuar në dhenien me konçension të Rrugës së Kombit ku asnjera nga pesë kompanitë e parakualifikuara nuk është paraqitur për të dhënë ofertën financiare. Nderkohë që e njejta situatë ngjau edhe ne dhënien me koncesion te rrugës se parë nacionale, asaj Thumanë – Rrogozhine.

Por bashkë me deshtimin e formës së dhenies më konçension të rrugeve në Shqipëri, në zgjedhjet e 23 qershorit, pas tetë vjet qeverisje deshtoi edhe qeveria e djathtë e kryesuar nga Sali Berisha duke I lënë kështu vendin koalicionit të majtë me kryeminister Edi Ramen. Qeveria e majtë pas ardhjes në pushtet rilidhi marëveshje me Fondin Monetar Nderkombetar. Një nder propozimet e para të FMN-së per qeverinë shqiptare ka qenë dhenia sa më parë me konçension të rrugës Durres-Kukes-Morin, si një nga tre propozimet për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza dhe që mund të sjellin të ardhura në buxhetin e këtij vendi. Qeveria e re e Shqipërisë fillimisht ka rishikuar skemën per dhenien me konçension të autostrades Milot-Kukes-Morin, që lidh Kosoven me Shqipërinë, duke ulur objektivat e saj dhe për kete qëllim ajo ka filluar pergatitjet për një paketë të re duke ulur me këtë rast objektivat.

Qeveria me kete rast zbuti paketen e konçensionit duke marrë persiper rriskun e trafikut në këtë segment rrugor. Nderkohë që një pjesë të punimeve të paperfunduara në rrugen Milot-Kukes-Morin do I financonte vetë qeveria, pikërisht zgjerimin e rrugës nga Miloti në Rreshen nga dy në kater korsi. Projekti I zgjerimit kushtonte rreth 60 milion Euro duke liruar kështu konçensionarin në masen 60% të detyrimit. Megjithatë nga pesë kompanitë e parakualifikuara, asnjera prej ketyre nuk është paraqitur për të dhënë ofertën financiare dhe për t’u shpallur më pas fituesi për marrjen me konçension të kësaj rruge.

Arsyeja e mos paraqitjes së ofertave financiare kanë qenë veshtirësitë financiare për shkak të krizës në tregun e investimeve dhe të konçensioneve në rajonin e Ballkanit ku konçensionet kishin deshtuar në të gjitha vendet e rajonit, si në Serbi, Maqedoni, por edhe në vendet e BE-së si Greqi, Hungari etj. Megjithatë socialistët në pushtet, paralajmëruan se Rruga e Kombit do të jepet me konçension brenda pranverës së vitit 2014 , ose më saktë në fillim të veres që perkonte me fillimin e sezonit turistik në Shqipëri. Ministri I Transporteve e Infrastruktures në qeverinë “Rama1” Edmond Haxhinasto ka deklaruar gjithashtu asokohe se me konçension perveç Rruges së Kombit do të jepen edhe rruget e tjera në Shqipëri dhe të gjitha punet publike që kanë të bëjnë me operimin dhe mirembajtjen e rrugeve në këtë vend. Megjithatë erdhi vera bashkë me sezonin turistik dhe rruga vazhdonte të ishte pa pagesë si më parë. Në fillim të pranverës së vitit 2014, këshilltari ekonomik i Ministrit të Transporteve të Shqipërisë Gentian Beqiri kishte bërë të ditur se IFC-ja po merret me studimin e fizibilitetit dhe është në fazën fillestare dhe pas perfundimit të studimit të fizibilitetit priten oferat e reja financiare për kompanitë koncensionare që do të marrin me koncension autostraden Milot-Kukes-Morin.

Sipas këshilltarit të Ministrit të Transporteve, studimi I parë I fizibilitetit për dhenien me konçension të Rruges së Kombit ka rezultuar me kosto të lartë dhe për pasojë edhe pagesa në bazë të këtij studimi ka qenë relativisht e lartë duke filluar me 8 Euro për autoveturat. Ndersa qëllimi I studimit të dytë të fizibilitetit sipas tij është që të nxjerrim koston reale për të bërë të mundur që taksa të fillojë me 5 Euro për autoveturat. Në fund të prillit të vitit 2014, qeveria e Shqipërisë ka miratuar në parim, amendamentin nr.1 të marrëveshjes financiare të shërbimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC), për zbatimin dhe pjesëmarrjen e sektorit privat në autostradën Milot–Kukes-Morin. IFC(International Finance Corporation)

kishte kryer edhe më parë për llogari të qeverisë shqiptare të drejtuar nga të djathtet, studimin per qarkullimin e automjeteve në autostraden Milot-Kukes-Morin. Në bazë të studimit, të kryer më parë mesatarja vjetore e mjeteve që qarkullojnë në autostraden Milot-Kukes-Morin ka rezultuar që të jete rreth 3600 automjete në ditë. Kjo shifer është konsideruar e vogël nga ana e kompanive konçensionare, që aplikuan dhe u parakualifikuan për marrjen me konçension të kesaj rruge duke bojkotuar dhenien e ofertave financiare për marrjen me konçension të autostrades.

Prandaj është dashur nderhyrja e qeverisë shqiptare për një studim të dytë për të bërë të mundur që kjo të marrë përsiper rriskun e trafikut. Në fillim të korrikut të vitit 2014, qeveria e Shqipërisë ka dërguar në Parlamentin e këtij vendi një draft, i cili krijonte bazën ligjore për të dhënë me koncesion te privatët mirëmbajtjen e autostradave dhe rrugëve më të rëndësishme kombëtare përmes pagesës ku një nga akset e para, i cili mendohet se do të kalojë me koncesion te privatët, është rruga Milot-Kukes-Morin, pasi buxheti i qeverisë shqiptare ka shpallur pamundesinë e mirëmbjajtes së kesaj rruge. Sipas ministrisë së Financave të ketij vendi, kostoja e mirëmbajtes saj shkon deri 7.5 milion Euro në vit.

Ndersa në relacionin shoqërues, Ministria e Zhvillimit Ekonomik e Tregtisë si nismëtare e projekligjit, sqaron se një masë e tillë është emergjente për shkak të gjendjes së papërshtatshme, në të cilën ndodhen akset më kryesore të Shqipërisë. Por dergimi në parlament I draftit, ka hasur në kundershtimin e banorëve të rajonit Kukesit e Hasit, por edhe ato të Tropojës në verilindje të Shqipërisë të cilet kanë reaguar ndaj një alternative që ka dhënë qeveria e ketij vendi për qarkullimin e automjeteve që nuk deshirojnë të paguajnë taksen që do të vendosë kompania që do marrë me konçension Rrugën e Kombit. Ministria e Transporteve ka dhënë si alternativë rrugën e vjetër Kukes-Qafë-Mali-Fushë-Arrës-Rreshen për të gjithë ato drejtues automjetesh që nuk deshirojnë të paguajnë taksen në autostradë, pikërisht në segmentin Milot-Rreshen-Kukes. Rruga e Vjetër Kukes-Fushë-Arrës-Rreshen është perdorur si argument për fillimin e procedurave për dhenien me konçension dhe pagesën në Rrugën e Kombit.

Nderkohë që qeveria, permes ish- ministrit të Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj theksoi se për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve ka një kosto të lartë për buxhetin e shtetit, duke shtuar se për këtë arsye po shyrtohet mundësia për partneritetin publik-privat në disa segmente rrugore. “Buxheti nuk ka mundësi të bëjë vepra si rruga Durrës-Kukës, për të cilën duhen edhe 143 milionë Euro që të përfundojë. Do shqyrtojmë mundësinë të japim me koncesion disa rrugë”, tha ministri Ahmetaj, duke shtuar se nuk ka kufizime të akseve që mund të japim me koncesion. Ndersa ish ministri I Transporteve e Infrastruktures Edmond Haxhinasto theksoi se tenderi për dhenien me konçension të Rruges së Kombit zhvillohet brenda vitit 2014, ndersa taksa për qarkullimin në këtë rrugë llogaritet të jetë minimalisht pesë euro. Por ministri I Transporteve e Infrastruktures në Shqipëri ka kapërxyer në një vit kalendarin pasi deklaroi në vijim se në vitin 2015 Rruga e Kombit do të jetë me pagesë duke sqaruar njëherësh se investimi prej 1 miliard Euro që është bere për ndertimin e kesaj rruge, megjithatë ajo nuk ka perfunduar pasi nevojiteten edhe rreth 100 milion Euro për perfundimin e saj.

Por ministri i Transporteve ka siguruar se niveli i pagesës në Rrugen e Kombit do të perllogaritet cent/kilometër. Por sipas zyrtarëve të ministrisë së Transporteve, të gjitha rruget e Shqipërisë do të jenë me pagesë, ku Rruga e Kombit do e bejë ”sefte”. Janë 18 mijë kilometër rrugë në Shqipëri që parashikohen të jenë me pagesë në të ardhmen. Nderkaq , Ministria e Transporteve kishte paralajmëruar që brenda muajit janar të 2015-es pritet të shpallet tenderi për marrjen me konçension të Rruges së Kombit që do të pasohet me vendosjen e tarifes së pageses për qarkullimin në kete rrugë. Por edhe në qeverinë e socialistëve, procesi I dhenies me konçension të autostades Milot-Kukes-Morin ka hyrë në kalendat greke ku kjo rrugë ishte planifikuar të ishte me pagesë të pakten deri në fund të vitit 2015 . Në fillim të nentorit të vitit 2015 , Ministria e Transportit dhe e Infrastruktures ka administruar ofertat e kompanive të interesuara për të marrë me konçension për ndertimin, operimin dhe mirëmbajtjen e Rruges së Kombit. Dy kompanitë që kanë paraqitur ofertat në ministrinë e Transporteve ishin , “China Construction Commucination Company” L.T.D dhe “Vendeka Bilgi Teknolojileri Ticaret L.T.D & Salillari”.

Kurse dy firmat e tjera “Aktor Concessions S.A Egis Projects” dhe kompania “Geg Terna-Terna S.A” nuk paraqitën ofertat. Propozimet e kompanive konkurruese do të vleresoheshin nga komisioni I vleresimit dhe konsulenti nderkombetar IFC(International Financial Coorporation) dhe oferta më e mirë ishte planifikuar të shpallej deri në mesin e nentorit të vitit 2015m , por që është shtyrë serish siç u tha edhe per disa ditë, pa u berë të ditura aresyet. Nderkohë që rreth 12 ditë më pas, Ministri I Transporteve e Infrastruktures në Shqipëri Edmond Haxhinasto paralajmeroi , mundesinë e anullimit të konçensionit për Rrugen e Kombit, nese oferat e konçensionarit nuk do të jenë me interes publik. Deklarata e numrit një të transporteve në Shqipëri u bë pasi vetë ai deklaroi se pagesa për rrugen e Kombit do të jetë nën 5 Euro.“ T’i vlerësojmë siç duhet ofertat që janë paraqitur, t’i vlerësojmë ato në thellësinë e tyre dhe të shohim nëse janë me interes publik apo jo. Nëqoftëse nuk do të jenë me interes publik, sigurisht që nuk jemi të detyruar që atë rrugë ta japim me konçesion.

Gjithmonë ekziston mundësia e anullimit të tenderit nëqoftëse kjo nuk ka interes publik”, u shpreh për mediat ministri I Transporteve të Shqipërisë teksa po inspektonte punimet në autostraden e pa perfunduar Tiranë-Elbasan. Por në shkurt të vitit 2016 , ministria e Transportit dhe Infrastruktures në Shqipëri njoftoi zyrtarisht deshtimin e tenderit duke hapur një ofertë të re për dhenien me konçension të Rruges së Kombit, pas deshtimit të tenderit të parë, njoftuar zyrtarisht me 25 dhjetor të vitit 2015. Nderkohë që janë ulur serish objektivat, ku në ofertën e re konçensionari do të ndertojë vetëm uren e madhe mbi lumin Drin në Kukes. Në bazë të projekt-preventivave kjo urë kushton rreth 40 milion Euro. Agjencia e Prokurimeve Publike në Shqipëri(APP) ka shpallur me 10 shkurt të vitit 2016 njoftimin për konçesionin PPP(Partneritet Publiko Privat) për “Ndërtimin, Operimin dhe Rehabilitimin e Autostradës Milot-Morin”.

Autoriteti Prokurues me kete rast është Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës. Ndersa objekti i ketij koncesioni PPP është ndertimi, Operimi, Mirëmbajtja dhe Rehabilitimi I Autostradës Milot- Morin. Kohëzgjatja e PPP-së është 30 vjet. Ndersa objektivi kryesor i këtij koncesioni/PPP për punë dhe shërbime, sipas njoftimit të APP-së në Shqipëri është përmirësimi i autostradës, funksionimi dhe mirëmbajtja efektive e saj. Koncesionari i ardhshëm do të ndërtojë, përmirësojë, operojë dhe mirëmbajë autostradën në bazë të një sere standardesh të paracaktuara të performancës gjatë koncesionit/PPP 30 vjeçar. Ministria e Transporteve kishte percaktuar fundin e qershorit të vitit 2016 si afat për percaktimin e kompanisë fituese. Por “tymi I bardhë “ nga oxhaku I Ministrisë Transporteve ka dalë me 22 korrik të atij viti. Ministria e Transporteve në Shqipëri ka përzgjedhur si fitues të koncesionit për mirëmbajtjen dhe rehabilitim e rrugës Milot-Morin, një bashkimin kompanish kryesuar nga shoqëria turke “Vendeka Bilgi”.

Kompania e perzgjedhur si fituese “Vendeka Bilgi” ka ofruar një investim fillestar prej 50,6 milionë euro dhe investim në vazhdimësi në mirëmbajtje dhe operim të rrugës në shumën 320,6 milionë euro. Koncesioni është 30-vjeçar dhe parashikohet vendosja e një pagese mesatare prej rreth 5 euro për çdo automjet që do të fillojë të aplikohet në maj të vitit 2017. Por në shtator të vitit 2016 Komisioni I Prokurimeve pranë Agjencisë së Prokurimit Publik në Shqipëri ka shpallur si fitues një grup kompanish shqiptare, pikërisht konsorciumin“Kastrati” & “Salillari”, duke skualifikuar konsorciumin e kompanive turko-indoneziane, të udhehequr nga “Vendeka Bilgi”, megjithëse kjo ishte renditur e para. Ndersa në dhjetor të vitit 2016 Këshilli i Ministrave i ka hapur rrugë koncesionit për Rrugën e Kombit, duke miratuar kontratën mes Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës dhe dy firmave për koncesionin.

Dhenia me konçension e Rrugës së Kombit, kundrejt një tarife mesatare 5 euro për një automjet që kalon në këtë rrugë, ka zemëruar edhe opinionin publik në këtë vend ,sidomos atë të qarkut të Kukesit, të cilët përmes peticioneve kërkuan anulimin e tenderit. Megjithatë, aplikimi I tarifave në Rrugen e Kombit ka nisur në fund të marsit të vitit 2018 , por nuk ka zgjatur veçse dy ditë, pasi banorë të Kukesit të rebeluar kanë shkatërruar stacionin e pagesës dhe më pas I kanë vënë atij flakën, për të rifilluar me 17 shtator të vitit 2018. Që nga ajo kohë e në vazhdim të gjithë automjetet që qarkullojnë në Rrugen e Kombit duhet të paguajnë për një kalim duke filluar me 2.5 euro për motoçikletat, për të vazhduar me 5 euro për autoveturat dhe për të perfunduar me 22.6 euro për kamionët e tonazhit të rëndë. Nderkohë që autoveturat dhe automjetet e transportit publik të liçensuar të qarkut të Kukesit kanë perfituar një skemë lehtësuese ku paguajnë 100 lekë për një kalim. Gjatë forumit ekonomik “Sfidat e marrëdhënieve tregtare Kosovë-Shqipëri” mbajtur në maj të vitit u theksua se Shqipëria u rendit pas Serbisë për tarifat dhe burokracitë në doganë.

Ky problem u pranua edhe nga zyrtarët e lartë të cilët premtuan të kenë si objektiv zgjidhjen e problemit. Barrierat tarifore dhe burokratike si dhe pagesat për kalim në Rrugën e Kombit, janë duke bërë që dy vendet të mos jenë konkurruese në rajon. Nderkohë Qeveria e Kosovës është treguar e hapur për të eliminuar këto pengesa, duke u zotuar në zbatimin e marrëveshjeve të lidhura mes dy vendeve. Por nuk ka lënë pa shfrytëzuar rastin, për ti bërë të qartë qeverisë shqiptare se pagesa për kalim në Rrugën e Kombit dhe pagesat për skanim, janë “haraç” për bizneset e Kosoves. Ministrja e Financave të Shqipërisë , Anila Denaj, theksoi në forumin e muajit maj të vitit 2019 se tashmë në objektiv mbetet lehtësimi i tregtisë ndërsa premtoi se mund të rishikohet tarifa e skanimit, por duke mos tejkaluar ankesat për tarifen në Rrugën e Kombit. Në këtë debat është perfshirë edhe ish kryeministri I Kosoves Albin Kurti. Në një prej intervistave të tij, pas fitores në zgjedhjet e 6 tetorit, Albin Kurti ka zbuluar se i ka kërkuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ta heqë tarifën që është vënë për “Rrugën e Kombit”.

Sipas tij, me Ramën ka folur për heqjen e barrierave mes dy shteteve, e nga këto është përmendur edhe pagesa prej 5 eurosh që duhet paguar në autostradën që e lidhë Shqipërinë me Kosovën. “Unë kam shprehur qëndrimin tonë se ndërkohë që e kemi një kufi të padrejtë administrativ, ta kemi dhe një pengesë shtesë për të cilën duhet të paguash. Është shumë e rëndë për qytetarin shqiptar, prandaj unë angazhohem për një zgjidhje alternative të kësaj. E kemi hapur si temë, por edhe kjo është një temë që nuk e kemi mbyllur”, ka thënë Kurti në Tiranë. Para Kurtit, heqjen e kësaj tarife e kanë premtuar edhe liderë të opozitës në Shqipëri, pikërisht kryeopozitari Lulzim Basha.Basha në shumë takime në Kukes, por edhe me takime me zyrtarë të lartë të Kosoves sin ë Tiranë e Prishtinë ka përsëritur premtimin se me ardhjen në pushtet të PD-së , do të heq traun e Rrugës së Kombit. Por premtimi i Bashës si kryeministër në hije, por edhe kërkesa e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit duket një mission i pamundur pasi koncesionari I Rrugës së Kombit, prej më shumë se dy vitesh ka firmosur kontratë me qeverinë shqiptare për një afat kohor 30 vjeçar me kusht riperseritje, kështuqë perfundimi i kontrates konçesionare ndodh pas 28 vjetësh, ndersa anulimi i kontratës konçesionare do të ishte me pasoja të rënda për buxhetin e shtetit të Shqipërisë.

*Autori është gazetar i të perditshmes “Koha Ditore” Kosovë, ku raporton mbi ngjarjet për Shqipërinë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Janulla: 19/12/2020 18:21

    Te gjithe keta llumrat qe vijne nga kosova na kerkojne te heqim taksen e rruges te kukesit,,une jam i mendimit qe taksa te rritet,,,,,me sa kam degjuar do vendoset dhe takse ne tirane-duures-lushnje-vlore-sarande,,,,keshtu jane ne europe dhe keshtu do jene dhe tek ne,,,rruget duhen te mirembahen....per kete pune jane taksat rrugore...

    Përgjigju
  • Serbia: 19/12/2020 02:43

    I Merr leket. Prandaj nuk hiqet. Popull TRAp

    Përgjigju
  • Zani: 19/12/2020 00:58

    Nuk ka rruge pa taksa o maloke te qelbur...

    Përgjigju
    • Taku: 19/12/2020 09:02

      Rruget e shtetit ,te ndertuara me parate e taksave jane pa pagese e taksa ne gjithe boten o cope e mutit.Rruget qe nderton privati jane me pagese o grua q..... i rilindjes.

  • Nje kosovar emigrant: 18/12/2020 22:18

    Italianet,gjermanet,francezet,spanjollet......anglezet,amerikanet paguajne kur udhetojne neper autostradat e vendeve te tyre. Qenkan budallenj ata qe u paguajne shteteve perkates?!

    Përgjigju
    • Ilir: 19/12/2020 08:59

      Shume e drejte te taksohen rruget , por ato te ndertuara nga privati o idiot jo nga taksat e popullit, shteti biles duhet te ofroje edhe rruge alternative pa pagese. Aktualisht shqiptari paguan 3 here taksen e rruges , ne cdo liter karburant 240 leke te vjetra , 1 here ne vit paguan taksen e qarkullimit te automjetit te drejtoria e transportit dhe prape kur kalon per ne Kukes paguajne rrugen.Jemi besoj i vetmi vend ne bote qe taksohemi 3 here per ato m.... rrugesh.Mos e merr mundimin te me quash demokrat a Lsi-st a ca lloj armiku shpikni ju trushpelaret e rilindjes se jam me socialist sesa mund te jesh ti .

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital