Hipoteza e fundit/Covid-19 është bashkim i dy koronaviruseve

Hipoteza e fundit/Covid-19 është bashkim i dy koronaviruseve

Përveç daljes aksidentale nga një laborator kinez i sigurisë së lartë pas një gabimi njerëzor, hipoteza e fundit mbi origjinën e Sars-CoV-2 shkon në një drejtim krejt tjetër dhe konfirmon gjenezën natyrale të virusit.

Shfaqja e SARS-CoV-2 përmes rekombinimit dhe përzgjedhjes së fortë të pastrimit dhe botuar në Science Advance nga një ekip ekspertësh amerikanë. Teza kryesore dhe kryesore hulumtimit, nga një ekip ekspertësh amerikanë dhe e botuar në Science Advance thotë se Covid-19 nuk do të ishte asgjë përveç një hibridi që rezulton nga një eksperiment natyror.

Me fjalë të tjera, sipas këtij versioni, patogjeni që uli tërë botën në gjunjë e ka origjinën nga një lloj bashkimi midis dy koronaviruseve: një nga lakuriqët dhe një nga pangolinat. Të dy kanë infektuar të njëjtin organizëm dhe, në mes të procesit të replikimit të gjenomit të tyre brenda të njëjtit, rastësisht, disa fragmente të ARN-ve të tyre përkatëse janë bashkuar bashkë duke gjeneruar asgjë më pak se koronavirusin i ri Sars Cov-2 .

Nëse Covid-19 është shumë i ngjashëm - por jo plotësisht - me koronavirusin e lakuriqëve, dhe gjithashtu ka ngjashmëri me një koronavirus të pangolin, ekipi amerikan thotë se koronavirusi i ri është bashkimi midis pjesëve të viruseve të ndryshme.

Nga ana tjetër, një krahasim midis gjenomit Sars-CoV-2 dhe atij të dhjetëra koronavirusëve ka treguar shenja rekombinimi. Një dëshmi kjo mjaft e fortë që i ka shtyrë studiuesit të përparojnë tezën e hibridizimit natyror.

Hibridizimi natyror apo rekombinimi midis dy viruseve të ndryshëm është i mundur nëse të dy infektojnë të njëjtin person, në të njëjtën kohë.

Duke iu rikthyer hulumtimit të studiuesve, "të kuptuarit e origjinës së SARS-CoV-2 mund të ndihmojë në zhvillimin e strategjive për të ‘dekurajuar’ transmetimin e ardhshëm midis specieve. Për të kuptuar origjinën e Covid-19, mbase, është e nevojshme që të merret në konsideratë hipoteza e bashkimit të dy koronaviruseve, thonë ekspertët.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit

Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit