Tre anëtarët e familjes Greku që humbën jetën nga tërmeti që goditi Shqipërinë janë përcjellë sot në banesën e fundit. Pëllumb Greku bashkë me gruan dhe djalin e tij humbën jetën nga  shembja e pallatit në Thumanë. Kryefamiljari 57 vjeçar punonte si faturino prej vitesh në linjën e autobusëve Lezhë-Tiranë.

Tragjedia mund të ishte edhe më e madhe për këtë familje, pasi djali ishte i martuar dhe kishte dhe një fëmijë të mitur dhe ata jetonin në të njëjtin apartament tek pallati i shembur në Thumanë. Por për fatin e mirë një ditë para tërmetit nusja e djalit të ndjerë bashkë me vajzën e mitur kishin shkuar tek prindërit e saj në Dibër.

Ditën e sotme mes lotësh Pëllumb Greku, bashkëshortja e tij Çelike, dhe djalit Saimir u përcollën për në banesën e fundit. Në ceremoninë mortore kishte një pjesëmarrje të madhe, të rinj e të moshuar, miq, familjarë e qytetarë të ndryshëm që janë prekur thellë nga kjo tragjedi që gjeti Thumanën.

Po kështu  të pranishëm ishin dhe kryeministri Edi Rama, zëvendëskryeministri Erjon Braçe, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, dhe ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, dhe në nder të viktimave u mbajt një minutë heshtje.

Tre anetaret e familjes Greku qe u dhuan