Detyrim paraqitjeje për 4 protestuesit e Rithemelimit! Bardhi: U dhunuan nga Policia, bëmë kallëzim! Balla: Kush ngre dorë mbi efektivët përballet me ligjin

TIRANË- Katër protestuesit e Rithemelimit kanë dalë sot para Gjykatës së Tiranës, ku u njohën me masën e sigurisë, pasi u arrestuan pas dhunës së ushtruar në protestën e 20 shkurtit para Kryeministrisë.

Gjykata ka dhënë masën ‘detyrim paraqitjeje’ për 4 protestuesit Kindi Toli, Andrea Malia, Bledar Kola e Ismet Stefanis.

Nga ana tjetër, pas përfundimit të seancës, deputeti Gazment Bardhi hodhi akuza se protestuesit janë dhunuar gjatë shoqërimit në komisariat nga efektivë të policisë. Ai tha se kanë depozituar kallëzim penal për 3 punonjës të policisë, që sipas tij kanë ushtruar dhunë dhe i kanë identifikuar.  Po ashtu, Bardhi tha se kanë depozituar një ankesë edhe në AMP.

“Prokuroria vërtetoi sot që Andrea, Kindi, Ismeti dhe Bledari ishin për rreth dy ditë të marrë peng nga policia si të burgosur politik të regjimit të Ramës. Dua të denoncoj me forcë dhunën vandale që kanë ushtruar punonjës policie ndaj këtyre protestuesve të arrestuar, të marrë peng për rreth 2 ditë. Ndaj tyre është bërë kallëzim penal dhe një ankesë në AMP”, tha Bardhi.

Bardhi tha se dy punonjës të kallëzuar janë të grupit të shoqërimit dhe një tjetër punonjës i komisariatit.

Dua secilit prej tyre t’i bëj një paralajmërim publik që dhuna jashtë asaj që lejon ligji është akt personal dhe ka pasoja personale. Çdo punonjës do duhet të respektojë ligjin. S’kanë bërë rezistencë, janë dhunuar gjatë shoqërimit në komisariat dhe brenda dhomave, do duhet të mbajnë përgjegjësi personale. Janë identifikuar me emër, janë 3 punonjës, dy të grupit që i ka shoqëruar dhe një tjetër punonjës i komisariatit. Dy kanë shenja të dukshme të dhunës në fytyrë dhe dy të tjerët kanë fraktura në trup nga dhuna që ka ushtruar Policia e Shtetit me urdhër politik nga zinxhiri komandues.

Padinë e bëri në Prokurorinë e Tiranës, anëtarja e Kryesisë së Rithemelimit, Adriana Kalaja.

“Kemi kërkuar evidentimin e të gjithë personave të tjerë të pa identifikuara nga ne, që kanë urdhëruar dhunën, por edhe kanë ushtruar dhunë”, tha Kalaja. 

Kallëzimin dhe akuzat e Rithemelimit i komentoi nga Korça, ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili tha se kush ngre dorën mbi Policinë e Shtetit do përballet me ligjin. 

Në mbështetje të protestuesve në sallë ishin deputetët e Rithemelimit, Gazment Bardhi, Lefter Gështenja, Agron Gjekmarkaj, Edmond Spaho. Në protestën e Rithemelimit të martën e 20 shkurtit, një grup të rinjsh hodhën molotovë në drejtim të policisë, duke vënë edhe zjarr, ndërsa në disa momente u rrezikuan edhe uniformat blu. Pas protestës policia prangosi 4 prej tyre, ndërsa 6 janë në hetim në gjendje të lirë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:06
Rithemelimi akuza se policia ka dhunuar protestuesit, Balla: Kush ngre dorë mbi efektivët do përballet me ligjin! Policia ka bërë detyrën

 

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, nga Korça ka folur për pretendimet e Rithemelimit se punonjës të policisë kanë dhunuar protestuesit. Bardhi tha se kanë bërë edhe kallëzim penal.

Në deklaratën për mediat, Balla tha se policia ka bërë vetëm detyrën dhe ka theksuar se kushdo që ngre dorë mbi policinë do përballet me ligjin.

“Është në të drejtën e çdo qytetari të vendit të kallëzojë këdo, dhe i takon institucioneve të drejtësisë që t’i shqyrtojnë ato me vëmendjen më të madhe. Por besoj që biem të gjithë dakord që aktualisht në Shqipëri, ka dy palë: një palë të rreshtuar kundër reformës në drejtësi dhe kundër drejtësisë së re; dhe një palë tjetër që, mendoj unë, po bën gjithçka që reforma në drejtësi të shkojë përpara.

Mendoj se Policia e Shtetit, në rastin që ju i referoheni ka bërë detyrën dhe vetëm detyrën. Unë e kam thënë, sa herë më është dhënë mundësia: - askush të mos guxojë, të ngrejë dorë, kundër Policisë së Shtetit. Ligji është shumë i qartë dhe kushdo që do të tentojë të ngrejë dorë kundër Policisë së Shtetit, do të përballet me parashikimet që ka ligji. Kështu që edhe në rastin në fjalë, besoj që kemi qenë të gjithë të qartë, ka pasur një qasje dhune ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit dhe ndaj institucioneve të shtetit. Të gjitha vendimmarrjet që janë marrë nga Policia e Shtetit janë udhëhequr nga urdhrat e dhënë nga prokuroria”, tha Balla.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Enio: 23/02/2024 16:08

    Policia zbato ligjin ato duhen denuar per veprimet e kryera bardha me shoqe te respektojn institucionet se kshu shum shpejt do humbin

    Përgjigju
  • Meri: 23/02/2024 13:32

    Larg Guart nga Policia,kush shantazhon policin,të vihet nen hetim.

    Përgjigju
  • gjergji: 23/02/2024 11:35

    Gabim qe i leshuan.Te burgosen sepse Bardhi qe skenarin e Elbasanit ku u vra mjeku.Ligji eshte ligj.Kush i dha molotovet e mjetet djegese????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë