Hollandë-Policia hollandeze ka sekuestruar 250 kg kokainë me vlerë 13 milionë euro të fshehura brenda dy arkivoleve.
Sekuestrimi i kokainës u krye të premten (13 dhjetor) pas finalizimit të një operacioni i cili nisi pas arrestimit të një 30-vjeçari nga Roterdami.
Njësia Kombëtare e Ekspertizës dhe Operacioneve e Policisë holandeze tha në një deklaratë se i dyshuari “po ngiste një furgon me targa franceze në autostradën pranë Numansdorp dhe shfaqi sjellje të dyshimta."
Kur policia e pyeti se çfarë po trasportonte, 30 vjeçari tha se kishte dy trupa të pajetë në arkivole, por dokumentet e tij nuk përputheshin.
Pas verifikimeve në një agjenci funerale, u zbulua se arkivolet përmbanin çanta sportive me kokainë.