Besimtarë dhe klerikë të të gjitha besimeve fetare që praktikohen në Shqipëri, myslimanë, katolikë e ortodoks kanë përcjellë sot me nderim për në banesën e fundit ish kreun e komunitetit mysliman të shqiptarëve, Haxhi Selim Muça.
Pritja dhe homazhet janë bërë në ambientet e Medresesë së Tiranës. Përveç klerikëve të sekteve të besimit mysliman e bektashinjve ishte i pranishëm edhe kreu i kishës ortodokse Janullatos dhe përfaqësues të kishës katolike.
Kishin ardhur në homazhe edhe klerikë nga Maqedonia e Kosova.
"Kam ardhur nga Kosova që të përcjell ngushëllimet për humbjen e një njeriu që ka dhënë një kontribut të madh për Islamin në të gjitha trojet tona duke pasur parasysh se në cfarë kushtesh kanë jetuar shqiptarët".
Në homazhet e zhvilluara gjatë mesditës së sotme Haxhi Selim Muça është vlerësuar si një vizion i ri për Islamin shqiptar.
"Ai i përkiste një brezi të kësaj medreseje, që ditën me i ruajtur vlerat e Islamit edhe në ditët më të vështira kur ishte ndaluar me ligj" tha kreu i KMSH, Brucaj.
Përcjellja e xhenazes për në varrezat e Sharës është bërë në gjuhën e Kuranit dhe në gjuhën shqipe, duke përfunduar me fjalët- Të zotit jemi dhe te Zoti do kthehemi”
[gallery]18768[/gallery]
Haxhi Selim Muca ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Tiranë në moshën 80-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.
Ai ka qenë një prej drejtuesve më të spikatur myslimanë pas largimit nga jeta të Sabri Hafiz Koçit, kryetarit të parë të myslimanëve shqiptarë pas rikthimit të fesë në Shqipëri.
Për ndarjen nga jeta të Haxhi Selim Muçës kanë ngushëlluar gjatë ditës së sotme kryeministri Edi Rama, kreu i kuvendit Ilir Meta, kryetari i Partisë Demokratike Lulëzim Basha e më gjerë, të cilët e kanë vlerësuar për prioritetin që i jepte dialogut, bashkëpunimit dhe bashkëjetesës ndërfetare në Shqipëri dhe në hapësirat e banuara nga shqiptarët në Ballkan.

Foto të tjera..
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

Foto të tjera..d.b/shqiptarja.com

VIDEO