Horoskopi për datën 11 tetor 2016!
Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!

Horoskopi për datën 11 tetor 2016!<br />Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!
Horoskopi për datën 11 tetor 2016. Çfarë thonë yjet për fatin tuaj! Njihuni sesi parashikohet të jetë dita e sotme për ju.

Dashi 
Nervozizmi që do të shfaqni ditën e sotme mund të bezdisë partnerin. Në dashuri bëni më shumë kujdes, ndërsa në punë organizojini sa më mirë gjërat tuaja. Kjo javë do të jetë e mbushur me shumë punë për ju, por mundohuni të bëni maksimumin tuaj.

Demi 
Vendosmëria juaj do të jetë e tillë sa që do arrini të kapërceni thuajse të gjitha problemet. Mundohuni të përqendroheni në atë që ju bën të ndiheni mirë, duke lënë pas çdo tension të shkaktuar nga puna.

Binjakët 
Dita e sotme do të jetë e qetë për ju, kështu që shijojeni qetësinë e kësaj dite. Në dashuri do të jeni të pavendosur dhe mund që të veproni të shtyrë nga impulsi. Financat do të jenë të mira për ju, kështu që mund t'ja lejoni vetes ca shpenzime vetëm për qefin tuaj. 

Gaforrja 
Java e parë e tetorit ka qenë e vështirë për ju, por fund i muajit do të mbyllet më së miri për ju. Gjetja e një kompromisi do të jetë e vështirë, bëni kujdes pasi situata nuk ju lejon mundësinë e manovrave të mëdha.

Luani 
Kjo e martë do të jetë shumë interesante për ju pasi, pasi një ftesë që ju prisnit prej kohësh do të vijë për ju. Por pavarësisht se e prisnit prej kohësh, do të jeni të konfuz kur ftesa të vijë. Përgatituni mirë dhe jepini rëndësinë e duhur kësaj ftese pasi gjera të mira do të vijnë pas saj.

Virgjëresha 
Do e gjeni veten në konfliktin mes dëshirës për ta lënë veten të lirë dhe për të pasur gjithçka nën kontroll. Lëreni fantazinë dhe mungesën e sigurisë sa i përket dashurisë.

Peshorja 
Gjatë kësaj dite humori juaj mund të mos jetë më i miri. Do të keni nevojë për një njeri që t’iu dëgjojë dhe ku mund të shfryheni. Një këshillë objektive mund t’iu ndihmojë që t’i shikoni gjërat ndryshe.

Akrepi 
Rreth jush do të ketë diçka të re, diçka ndryshe. Është e nevojshme që në këtë moment të nxirrni në pah potencialin tuaj. Pranimi i ndryshimeve nuk është i lehtë, por pasi të kalojë kjo fazë, do i shihni gjërat më qartë. Një dashuri e re mund të trokasë për ju. 

Shigjetari 
Situata financiare nuk paraqitet e qëndrueshme dhe prej kohësh prisni diçka më shumë. Sjellja juaj, mund të shqetësojë dikë. Bëni kujdes, pasi dikush që sillet si mik, mund të flasë pas shpine për ju.

Bricjapi 
Do të përballeni me një sërë pengesash, konflikte që do e kenë origjinën në tensionet e së shkuarës. Është e vështirë që ta lini veten të rrëmbeheni nga emocionet.

Ujori 
Një udhëtim apo një shëtitje në natyrë është ajo që ju duhet. Kjo ditë do të jetë e mbushur me lëvizje të shumta. Ky është momenti i duhur për të sistemuar disa situata të lëna pezull në jetën tuaj.

Peshqit 
Do të doni të shfryheni dhe të qani hallet me një mik tuajin. Shpesh ankthi do të bëjë që të veproni në mënyrë impulsive. Bëni kujdes me shpenzimet, pasi situata juaj ekonomike nuk është më e mira.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë