Horoskopi për datën 7 tetor 2016!
Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!

Horoskopi për datën 7 tetor 2016!<br />Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!
Horoskopi për datën 07 tetor 2016. Çfarë thonë yjet për fatin tuaj! Njihuni sesi parashikohet të jetë dita e sotme për ju.

Dashi
Ne teori, nuk duhet të ketë rëndësi çfarë njerëzit e tjerë mendojnë për ju. Por në praktikë ditën e sotme ju duhet te impresiononi dikë. Ju keni nevojë që ata të jenë në anën tuaj në mënyrë që ju të arrini objektivat tuaj. Ky nuk është një kompromis që ju duhet të ndryshoni karakterin që keni. Por sot mundohuni që të veproni më ndryshe se zakonisht, dhe do te çuditeni nga rezultati që do të keni.

Demi
Sot është dita që ju të shikoni sesi njerëz që ju kanë lënduar më parë të marrin atë që meritojnë. Ndërkohë që ata vuajnë ''dramën'' në jetën e tyre, ju do të jeni shumë i qetë sepse tashmë çdo plagë dashurie që ju kishit do të shërohet. Mendoni mundësinë e krijimit të një lidhje të re dhe lini pas më fund lidhjen e dështuar që kishit.

Binjakët
Ju duhet të keni besim në vetvete ditën e sotme dhe kjo do ju krijojë mundësinë që të vendosni disa gjëra në vendin e tyre. Por ajo që është duhet të bëni është të ndaloni së prituri për personin e ëndrrave dhe të përballeni me realitetin. Shikoni mundësitë që keni pranë jush. Ndoshta nuk janë në nivelin e pritshmërive që ju keni ëndërruar, por mund të jenë plotësim i nevojave që keni.

Gaforrja
Nëse sot ju keni disa para në dorë, mos i shpenzoni në mënyrë të pakontrolluar. Java është e gjatë dhe mund t'ju duhen për shumë gjëra. Lini diçka menjëanë sepse gjatë javës mund të gjendeni në vështirësi.

Luani
Gjërat po shkojnë mirë për ju pasi keni punuar fort kohët e fundit. Mos mendoni të dorëzoheni tani në fund për disa projekte që janë drejt finalizimit. Ndoshta të tjerët nuk janë mësuar t'ju shohin kaq të përfshirë në një projekt serioz, por ju gjithsesi mos i lini pas dore projektet tuaja. Ju duhet t'i provoni vetes tuaj dhe të tjerëve që mund t'ja dilni.

Virgjëresha
Nëse dikush ditën e sotme mund t'ju thotë diçka që ju bën konfuz, mos e ndërprisni bisedën dhe të largoheni. Secili ka këndvështrimet e tija për sa i përket çështjeve të caktuara. Kjo nuk ka pse ju mërzit juve. Ju jepni mendimin tuaj rreth çështjes në fjalë, por mos harroni të dëgjoni më vëmendje edhe personin me të cilin bashkëbisedoni.

Peshorja
Keni pasur probleme me financat ditët e fundit? Bëni mirë të minimizoni shpenzimet pasi ditë të vështira do vijnë për ju për sa i përket financave nëse nuk kurseni. Mos pyesni vazhdimisht se ku përfunduan paratë tuaja, por filloni lini diçka menjanë për ndonjë rast që mund t'ju duhen.

Akrepi
Ju e nënvlerësoni veten tuaj përpara të tjerëve. Keni besim tek vetja pasi ju keni në dorë shumë gjëra. Ju keni një efekt magjik tek të tjerët kështu që shfrytëzojeni. Ata po ju presin juve vetëm për një përgjigje. Por mbani një qëndrim nga ata që duan të jenë më shumë se shokë për ju, nëse ju i shikoni vetëm me syrin e shoku/shoqje.

Shigjetari
Këtë periudhë kohe të jetës suaj, po jetoni në heshtje, në cepat tuaj të meditimit. Por është koha që ju të lëvizni dhe të bëni diçka që t'ju ndryshojë monotonin. Merrni telefonin, telefoni një mik dhe ndryshoni rrjedhën e ditën suaj.

Bricjapi
Dashuria do të jetë kryefjala e ditës suaj. Sot njerëzit do ju dhurojnë shumë dashuri dhe ju do jeni më të motivuar për të bërë gjëra të mira. Shfrytëzojeni këtë ditë ku vëmendja e të tjerëve ndaj jush nuk do të mungojë.

Ujori
Në këtë fazë të jetës në të cilën ndodheni, jeni të fokusur kryesisht tek karriera juaj. Por mos harroni edhe njerëzit që ju keni pranë. Ata ndihen të lënë pas dore nga ju. Tregojuni që edhe ata kanë rëndësi për ju.

Peshqit
Ju këto ditë po qëndroni pasiv dhe po shijoni disa ditë pushimi, që ju i keni ''dhënë'' vetes. Sot është koha që të ngriheni dhe të bëni diçka, pasi i gjithë ky pasivitet në ditët në vijim mund t'ju mërzisë. Një shëtitje me personin e zemrës mund t'ju sjellë humorin që ju mungon prej disa ditësh.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron