Horoskopi për datën 9 tetor 2016!
Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!

Horoskopi për datën 9 tetor 2016!<br />Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!
Horoskopi për datën 09 tetor 2016. Çfarë thonë yjet për fatin tuaj! Njihuni sesi parashikohet të jetë dita e sotme për ju.

Dashi
Kini kujdes ditën e sotme, pasi do të keni debate të forta me pjestarët e tjerë të familjes. Mos u nxitoni të flisni, por gjithashtu mos qëndroni në heshtje për gjërat që ju akuzojnë padrejtësisht. Financat tuaja këto kohë do të jenë mirë. Për beqarët një dashuri e re do të fillojë së shpejti.

Demi
Mos u nxitoni të flisni keq sot për një mikun tuaj, vetëm për shkak të një gabimi që ai mund të ketë bërë. Mos hidhni poshtë çdo veprim të mirë që ai ka bërë për ju vetëm për diçka që ai mund të ketë gabuar. Të gjithë në një moment gabojmë, kështu që mendohuni mirë para se të flisni.

Binjakët
Miqësia është të japësh dashuri, vëmendje, kujdes por edhe të marrësh në këmbim. Në qoftë se ndiheni që kohët e fundit nuk keni vëmendjen e duhur nga miku ose mikja juaja më e mirë, është koha që të flisni më të. Është më mirë të flisni për gjërat që nuk shkojnë mirë mes jush sesa miqësia juaj të ftohet më tej. 

Gaforrja
Ditë e bukur do të jetë kjo e sotmja për ju. Do të keni pranë njerëzit që ju doni më shumë në botë. Shfrytëzojeni në maksimum, pasi kohët e fundit keni qenë në stres për çdo gjë.

Luani
Ndonjëherë të shikosh pas, ju ndihmon që të jeni më të qartë për të ardhmen. Reflektoni për gjërat që keni bërë gabim në të shkuarën, dhe mundohuni të mos i përsërisni më. Të gjithë njerëzit gabojnë, por e rëndësishme është që për çdo gabim që bëjmë të nxjerrim një leksion. Kërkoni falje sot njerëzve që mund të keni lënduar pa dashje, pasi do ju bëjë të ndiheni më mirë.

Virgjëresha
Nëse keni probleme në familjen tuaj, mos i mbai vetëm për veten tuaj. Ju mund të flisni me një mik tuajin. Të gjithë kanë probleme të ndryshme në familje, kështu që nuk keni pse t''i mbani përbrenda. Ndoshta një bisedë me miqtë tuaj rreth problemeve që keni mund t'ju ndihmojë të shfryheni dhe të ndiheni më mirë.

Peshorja
Marrëdhënia juaj në çift nuk po shkon siç duhet në këto momente, por mos u mërzni pasi gjërat mund të përmirsohen nëse ju përpiqeni më shumë. Kohët e fundit keni qenë të fokusuar tek puna më shumë sesa tek partneri. Tregoni atij ose asaj që prioriteti juaj kryesor vazhdon të mbetet ai dhe gjërat mes jush do të marrin sërish drejtimin e duhur.

Akrepi
Nëse kohët e fundit ndiheni keq sepse diçka nuk shkon mirë ne jetën tuaj, është koha që të mos ankoheni më por të bëni diçka për të ndryshuar situatën. Askujt nuk i shkon çdo gjë mbarë, kështu që nuk jeni të vetmit që nuk po kaloni një periudhë të mirë. Bëhuni më optimiste si natyrë dhe do të shikoni që gjërat do të ndryshojnë për mirë në jetën tuaj.

Shigjetari
Behuni bujar ditën e sotme. Nëse nuk mund t''i dhuroni dikujt diçka matëriale, të paktën një kompliment ose buzëqeshje mos ja kurseni. Sot njerëzit kanë nevojë për një fjalë të mirë që t'i bëjë ata të ndihen mirë dhë të vlerësuar. Mos u kurseni.

Bricjapi
Mos dëgjoni komentet negative që njerëzit mund të bëjnë për ju dhe punën tuaj. Ata thjesht janë xheloz për sukseset që keni. Vazhdoni me planet tuaja dhe mos u pengoni nga askush. Jeni shumë pranë arritjes së objektivave tuaj kështu që mos u ndalni.

Ujori
Një ndryshim i madh do të ndodhë për ju në fund të ditës. Ju do të surprizoheni shumë pasi nuk e prisni, por ky ndryshim do të sjellë shumë gëzim në jetën tuaj. Përgatituni pasi gjëra të mira ju presin.

Peshqit
Qëndroni me personin e zemrës sot, pasi ai do ju japë energjinë e duhur për të pasur një ditë të bukur. Flisni me të ose shkoni në një vend që ju pëlqeni, mjafton të jeni në shoqërinë e tij. Ndërsa beqarët duhet të fillojnë të ''lëvizin'' dhe të mos ëndërrojnë më. Është koha për të vepruar tashmë.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit