Dashi
Një mik që ishte ''zhdukur''prej kohësh do të rishfaqet sërish sot. Përpara se t'i kërkoni llogari se nga kishte humbur gjithë këto kohë, bëni mirë të dëgjoni aventurat e tij pasi mund të mësoni diçka prej tij. Mos e fajësoni por mundohuni ta kuptoni.
Demi
Sot do të keni një gjendje emocionale jo të qëndrueshme. Do të jeni konfuz dhe të hutuar. Mos mendoni të shpenzoni pasi financat tuaja nuk do të jenë mirë gjatë kësaj jave. Mundohuni të kurseni dhe shpenzoni vetëm për gjëra të nevojshme.
Binjakët
Një mik i juaji sot do të ndajë një sekret dashurie me ju. Mundohuni ta mbani vetëm për veten dhe jepini atij një këshillë që mund ta ndihmojë. Për beqarët kësaj jave do ishte mirë që të udhëtoni dhe të njihni njerëz të rinj, pasi ata që janë pranë jush ju shikojnë vetëm si mik apo mike.
Gaforrja
Sot do të keni energji të jashtëzakonshme saqë njerëzit do e kenë të vështirë t'ju ''përballojnë''. Shfrytëzojeni këtë energji për diçka të dobishme. Sot do të ishte dita perfekte që ju realizoni një intervistë pune, pasi me siguri që do e fitonit një vend pune.
Luani
Çdo ditë e më shumë ju po arrini suksese të mëdha në jetën tuaj, prandaj nuk ka më justifikime por dilni dhe festoni. Merrni telefonin dhe telefononi miqtë tuaj. Nëse ju pyesin për arsyen e festës, përgjigjuni thjesht po festoj faktin që jemi mirë. Nuk keni pse tregoni sukseset tuaja pasi njerëzit mund të ndihen xheloz për ju.
Virgjëresha
Sot është një ditë e zakonshme për ju pasi çdo gjë do të shkojë siç ju e keni planifikuar. Edhe një surprizë që njeriu i zemrës mund të bëntë për ju për ndonjë përvjeor, mos e fajësoni pasi mund të ketë harruar. Ai kohët e fundit ka qenë mjaft i stresuar për shkak të problemeve të ndryshme, prandaj e mira do ishte që ju të qëndroni pranë tij.
Peshorja
Ju keni shumë pritshmëri për ditën e sotme, por mos u zhgënjeni pasi gjërat nuk do ju shkojnë vaj. Do keni mjaft probleme por që do i zgjidhni në fund të ditës. Mos e humbisni durimin pasi gjëra të mira do ju ndodhin. Kini thjesht durim.
Akrepi
Sot të merrni një ftesë që nuk e prisnit por as nuk e dëshironi. Mos u tregoni arrogantë me personin që ju ka ftuar por thjesht lini të kuptohet që nuk keni për të dalë me personin në fjalë. Mos u demoralizoni kur ju vijnë ftesa të padëshirura, pasi në qoftë se nuk do të vinte asnjë ftesë, atëherë situata do ishte edhe më ''dramatike''.
Shigjetari
Mbështetja juaj do të thotë shumë për njerëzit që janë pranë jush, kështu që jepini atyre vëmendjen që ata kanë nevojë. Një këshillë e juaja, mund t'i ndihmojë ata. Personi i zëmrës ka gjithashtu nevojë për ju, qëndroni atij pranë dhe do të ndiheni mirë të dy.
Bricjapi
Ju keni bërë hapat e parë drejt një marrëdhënie që është në progres e sipër. Mos u dorëzoni nëse shikoni që gjërat ndonjëherë komplikohen, pasi ju keni qëndruar për një kohë të gjatë vetëm dhe përshtatja me dikë tjetër do të jetë paksa e vështirë. Por në fund të ditës të gjithë kemi nevojë për dashuri, kështu që mos refuzoni dikë që mund t''ju dojë pa kushte.
Ujori
Sot do të qëndroni me njerëzit që ju vlerësoni më shumë. Ata do ju bëjnë të ndiheni mirë dhe do të kaloni një ditë të qetë. Por kini kujdes në punë dhe shmangni çdo debat të panevojshëm me kolegët e punës, pasi mund të ndikojë negatvisht në humorin tuaj.
Peshqit
Ju sot nuk do të jeni në humorin më të mirë të mundshëm, kështu që mundohuni të qëndroni të distancuar nga miqtë ose kolegët tuaj, pasi nga nervat mun t'ju thoni ndonjë fjalë që mund t'i mërzisë ata. E mira do ishte që ju të qëndroni pushim ditën e sotme, por në qoftë se është e pamundur në situata të caktuara është më mirë të heshtni sesa të bëheni pjesë e një konflikti.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com