Dashi
Marrëdhëniet në çift nuk do të shkojnë mirë gjatë ditës së sotme. Mundohuni të jeni më mirëkuptues me partnerin ose partneren. Mos u mundoni t'i impononi mendimet që keni partnerit tuaj. Kjo gjë do e largojë atë nga ju.
Demi
Nëse ju keni ndenja ndaj dikujt, është koha që t'ia shprehni sot. Nuk është turp të kesh ndjenja dashurie për dikë. Mos u ndjeni inferior, por mundohuni t’ja tregoni sot atë çfarë ju mbani në zemrën tuaj prej kohësh.
Binjakët
Do të jetë një ditë me diell në shumë kuptime për ju. Flisni me personat që keni pranë, pasi kjo do ju bëj të ndiheni mirë. Fokusohuni tek shëndeti juaj pasi ju kujdeseni gjithmonë më shumë për të tjerët duke harruar veten.
Gaforrja
Sot do të merrni një ftesë të papritur që ju e keni pritur prej kohësh. Mos u nxitoni të vendosni menjëherë për përgjigjen. Kërkoni një këshillë nga dikush që ju njeh mire juve dhe personin në fjalë. Ai person mund t'ju ndihmojë për një përgjigje ndaj këtij personi.
Luani
Askush nuk është perfekt, ju duhet të ta kuptoni këtë gjë. Mësohuni të pranoni veten tuaj, edhe me defektet që keni. Të gjithë njerëzit janë në progres për të ndryshuar, për t'u përmirësuar, kështu që edhe ju duhet të bëni të njëjtën gjë. Lini mënjanë egon tuaj, dhe mundohuni të ndryshoni për mirë.
Virgjëresha
Sot mund të jetë ditë perfekte për ju që të qëndroni në shtëpi dhe të shikoni televizor. Edhe nëse miqtë tuaj ju ftojnë për të dalë , ju shikoni rehatinë tuaj. Ka qenë një javë e lodhshme për ju kjo që lamë pas, kështu që një ditë pushim do ju bëjë mirë të jeni më në formë për ditët në vijim.
Peshorja
Mos u entuziazmoni për ftesat që mund të merrni gjatë ditës së sotme. Mendohuni mirë para se të vendosni pasi nevoja për të dalë me dikë, mund t'ju shtyjë të gaboni. Më mirë të qëndroni vetëm sot sesa të merrni një vendim të gabuar, të nxitur nga rrethanat.
Akrepi
Sot nuk do të jeni shumë të motivuar në pjesën e parë të ditës për të punuar. Por në momentin që do ju vijnë energjitë do punoni shumë fort. Por mos e lodhni veten më shumë seç duhet. Në pasdite një ftesë e papritur mund t'ju vijë, kështu që qëndroni ''gati''.
Shigjetari
Sinqeriteti është një cilësi shumë e mirë e njeriut, por kujdes se kujt vendosni t’i tregoni të vërtetën. Jo të gjithë mund të mbajnë vetëm për veten e tyre një të vërtetë që ju mund t’ja thoni, kështu që bëhuni selektiv kur flisni me dikë rreth gjërave tuaja personale.
Bricjapi
Keni shumë punë për të bërë ditën e sotme? Në vend që të ankoheni për punët e shumta që ju presin, më mirë është të filloni ngadalë të realizoni disa prej tyre. Juve nuk ju mungon kreativiteti kështu që jepini vetes kënaqësinë për të t'i mbaruar të gjitha punët që i keni lënë pezull.
Ujori
Sot ju duhet të jeni më tolerant ndaj të tjerëve, sidomos me partnerin tuaj. Nëse ju nuk jeni në humor, nuk mund t'i shfryni nervat tek ai ose ajo. Mendohuni mirë para se të flisni, pasi një fjalë e juaja mund të lëndojë shumë njerëzit pranë jush.
Peshqit
Sot do të ndiheni në qendër të vëmendjes nga të gjithë. Njerëzit do ju dhurojnë dashuri pa një arsye të veçantë. Shfrytëzojeni këtë rast. Por mos harroni se disa njerëz pranë jush, do të ndihen xheloz nga dashuria e madhe që do të merrni.
Redaksia Online
(B.K/shqiptarja.com)