Hoxha dhe Gonzato vizitojnë pronën e konfiksuar të kthyer në sipërmarrje, Ministri i Brendshëm: Pasuritë e krimit shëndërrohen në përfitime reale për shoqërinë

Hoxha dhe Gonzato vizitojnë pronën e konfiksuar të kthyer në sipërmarrje, Ministri i Brendshëm: Pasuritë e krimit shëndërrohen në përfitime reale për shoqërinë

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato dhe Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha

Një pronë e konfiskuar, e një të dënuari nga drejtësia është shëndërruar në ndërmarrje sociale në Elbasan.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha së bashku me Ambasadorin e BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja dhe Kryeadministratoren e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, Risena Xhaja, panë sot nga afër këtë sipërmarrje e cila ka marr emrin “Tradita ime Artizanale”.

Hoxha theksoi se do të zgjerojmë më tej forma të tilla të bashkëpunimit, në mënyrë që çdo pasuri të shndërrohet në përfitime reale për shoqërinë.

“Përmes shembujve të tillë, përmbushet një nga qëllimet kryesore të ligjit mbi administrimin e pasurive të konfiskuara, që është rikthimi në komunitet i pasurive të fituara në mënyrë të jashtëligjshme. Aksioni i përbashkët dërgon një mesazh të fuqishëm në luftën kundër veprimtarisë kriminale në Shqipëri: Pasuritë e konfiskuara, sado të mëdha apo të vogla, mund të përdoren për një kauzë të mirë shoqërore.  Na duhet të sigurojmë që këto iniciativa të jenë të qëndrueshme në terma afatgjatë dhe të mbrohen nga kërcënimet, për të provuar se ligjshmëria mbizotëron dhe mosndëshkimi ka marrë fund”, tha ai.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Erdogan në Tiranë me Ramën zotohen të thellojnë bashkëpunimin! Shqipëri - Turqi firmosin 3 marrëveshje të përbashkëta! Hapet dega e Universitetit Teknik të Stambollit

Erdogan në Tiranë me Ramën zotohen të thellojnë bashkëpunimin! Shqipëri - Turqi firmosin 3 marrëveshje të përbashkëta! Hapet dega e Universitetit Teknik të Stambollit