Hoxha: Mark Marku, dramë e jo lajm!

Hoxha: Mark Marku, dramë e jo lajm!

Musa Ulqini dhe Mark Marku

Vitet do i ikin, e me gjasë, ajo çfarë brezat do fiksojnë si trashëgimi nga “njeriu i letrave” Mark Marku – profesor komunikimi – do jetë hakërrimi i tij në studio televizive ndaj një deputeti, duke e kërcënuar me “shishe kokës”, shoqëruar me një shprehje stereotipe WC-iste nga zhargoni vulgar, e kjo, me pretendimin se njeriu përballë, Musa Ulqini në këtë rast, nuk po e linte të fliste. Pra Musa Ulqini, një emër nga tradita 30-vjeçare e PS-së, i cili nuk është njohur ndonjëherë për sjellje agresive e karakter problematik. Sigurisht, as për ndonjë njollë në biografinë politike.

E nga ana tjetër, Mark Marku është nga ata personazhe publike që i ka patur të hapura në katër kanatësh dritaret e shumëllojta mediatike, për ta thënën atë çka patur për ta thënë, dje e sot, pa e penguar kush.

Përplasja mes tyre në Opinion, shenjuar nga gjuha frelëshuar e Markut, u servir thjesht si lajm – siç thotë Dom Gjergji, për të shuar një kurreshtje njerëzore – e  jo si alarm për të ngacmuar një ndërgjegje njerëzore.

Akuzohet rëndon politika, për çdo të keqe shoqërore, e askush nuk kthen sytë te elita, të ajo pjesë që kanë pushtuar mendimin publik, e kanë monopolizuar atë, e cila po shpërfaq një degradim shqetësues në komunikimin publik. Mark Marku preku fundin atë të hënë në hapësirën e Fevziut, edhe falë një paskrupullsie të këtij të fundit për t’i katandisur në paçavurë debatet që organizon.

Dukshëm të frustruar, arrogantë, me një mungesë fisnikërie të lindur në komunikim publik, kjo elitë njerëzish mediatikë, të rreshtuar në llogoren anti-Rama, të dështuar për ta rivalizuar në çdo aspekt, kulturor dhe politik, nuk u ka mbetur vetëm të fusin në punë një fjalor nga më të ulëtit, duke shpalosur një pafuqi për të qenë bindës, imponues, deri dhe faktor ndikues në mendimin publik.

Nuk është Rama fatkeqësia e këtij vendi, por mungesa e çdo rivali të denjë, nga politika apo jeta publike, që do u ofrohej njerëzve si dritë shprese, si një ofertë ndryshe; më vizionare, më etike, më sfiduese, ndaj atij që sot drejton vendin. Dhe Mark Marku na bindi për këtë fatalitet shoqëror, që e bart sot sa politika, aq dhe elita publike.

Më e rëndë qe dhe ofeza e tij ndaj një gruaje, e cila mbante postin e zv/Sekretares së Përgjithshme në Kryeministri. Iu drejtua asaj që është bija e dikujt, motra e dikujt, gruaja e dikujt, nëna po ashtu ndoshta, duke i thënë se i “lëpinte këmbët kryeministrit”. Ishte i atillë ofendim, i atillë turp, dalë nga goja e një mësimdhënësi universitar me gradë, që duhej të kishte çuar direkt më e pakta në ndërprerjen e emisionit.

Dhe janë pra këta, kjo skotë, të cilët jo vetëm që kanë kontribute zero në vetëdijësimin shoqëror, në të qënit modele reference për mendimin, formimin, etikën, por që po ushqejnë, me ligjërimin e tyre të çakërdisur, edhe paskrupullsinë shoqërore. Ndërsa politikisht, janë bash këta që ia zgjasin pushtetin Ramës.

Nuk e kuptojnë, apo nuk duan të kuptojnë, se me këtë formë komunikimi, ata kurrë s’do mund të jenë një ofertë shoqërore, politike aq më pak. Por më tepër se kaq, ata shndërrohen në kontributorë të shprishjes morale të një shoqërie, rrënues të çdo standarti etik, të çdo edukate qytetare, të dënuar të mos jenë një histori personale suksesi, e për t’u fiksuar si mendje e vyera në ndër breza. Dhe kjo është dramë! Dramë kur të mendosh se paguhen për të formuar breza!/tema

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mark _Markut duhet te kthehet ne vendelindje: 23/12/2019 21:07

    Mos ja vini re,,, Markut.. Deboheni atje ne vendelindje,, mjafton ky Denim... Ai eshte i Semure ,,prandaj ja debojeni ne vendelindje,,ja ne Psikiatri..

    Përgjigju
    • Haha: 24/12/2019 18:44

      Dmth te kthehet tek zorre e trashe.Prej aty ka dale atje e ka vendlindjen.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë