Këngëtarja e muzikës ’soul’ Sharon Jones, ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare. Zëdhënësi i saj ka bërë të ditur se ajo ka vdekur në spital, pas luftës së gjatë me kancerin e pankreasit.  

“Me pikëllim ju njoftojmë se Jones ka ndërruar jetë, pas luftës historike me kancerin e pankreasit. Ajo ishte e rrethuar nga njerëzit e dashur, përfshirë edhe ‘Dap-Kings’”, thuhet në njoftim.
 
Në fillim të këtij viti u publikua dokumentari “Miss Sharon Jones” që shfaqte periudhën kur ajo luftonte me sëmundjen dhe rikthimin në skenë.

Mirëpo, në Festivalin e Torontos, Jones kishte njoftuar se kanceri i është kthyer dhe se do të fillonte sero kimioterapinë.