Këngëtari i njohur shqiptar, Dashnor Diko, ka bërë një mesazh prekës për ndarjen nga jeta të vëllait të tij, ku shpreh dhimbjen e madhe që i la pas ikja e tij. Në një postim në ‘Facebook’, këngëtari shkruan se vëllai i tij u nda nga kjo botë pasi kishte probleme me zemrën, për të cilën kishte bërë dhe ndërhyrje kirurgjikale në Amerikë.

Pas kësaj, shton Diko, nuk mundi që jeta e vëllait të tij të kishte një vazhdim normal, teksa sjell në vëmendje këshillit e të ndjerit, që ja thoshte shpesh “Mundohu ta bindësh tjetrin me paqe dhe mirësinë tënde”. Mes rreshtave, ai sqaron se vëllai i tij ishte punonjës në gjykatë, si shofer i kryetares së gjykatës të rrethi Tiranë.  

diko
(Statusi i Dashnor Dikos)

d.c./shqiptarja.com