Humbi betejën me COVID, shërbimi Neurovaskular në QSUT merr emrin e mjekut Drini Dobi! Rama: Në nderim të një shërbyesi të denjë, e një njeriu të rrallë

Shërbimi Neurovaskular në QSUT, do të mbajë emrin e Drini Dobit, mjekut që humbi betejën me COVID.

Përmes një postimi në “Facebook” kryeministri Edi Rama shkruan se emri do të jetë në nderim të faktit se ai dha një shërbim të denjë për bluzat e bardha.

“Në nderim të një shërbyesi të denjë për bluzën e bardhë e një njeriu të rrallë, Shërbimi i Strokut në Neurologji në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, nga sot mban emrin e mjekut Drini Dobi, i cili humbi jetën si pasojë e COVID19”, shkruan Rama.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu  ka marrë pjesë në ceremoninë e vendosjes së emrit nga ku nënvizon se Drini Dobi dha kontribut real e të madh në luftën ndaj pandemisë, në atë që ajo e quajti “betejë e shekullit” . 

Drini Dobi ishte një njeri, që e gjeje kudo në spital. Atij iu dedikua 100 për qind profesionit. Drini dhe të gjithë mjekët e kthyen në mision, për të mposhtur Covid. Drita në fund të tunelit është më e qartë se asnjëherë. Ne nuk do harrojmë njerëzit tanë më të dashur, nuk do harrojmë doktor Drinin dhe mjekët e infermierët që humbën jetën në këtë betejë të shekullit”, shton Manastirliu.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?