
Një shqiptar që jeton në Kanada, ka marrë përsipër në shenjë solidariteti që të sjellë në vendlindjen e tij, Mamurras, një autoambulancë në ndihmë të banorëve.
Ramiz Vokshi është shprehur se është ndjerë thellësisht i prekur nga kjo tragjedi, pasi tre vite më parë në një aksident të rëndë në Kanada, humbi gruan, vajzën dhe mbesën e vogël.
Dorëzimi i kësaj ambulance do të bëhet pranë autoriteteve në Mamurras.
Në vitin 2016, ndërsa po ktheheshin nga një park lojërash, ai u aksidentua rëndë me makinë dhe humbi jetën 35-vjeçarja Valbona Vokshi, vajza e Ramizit, vajza e saj Isabela Kuçi 5 vjeçe dhe bashkeshortja e tij 55 vjeçarja Xhemile.
Pas makinës së tyre ndodhej në një tjetër automjet motra e Valbonës me djalin dy vjeçar, të cilët u përfshinë në aksident por mbijetuan.
Kjo shenjë solidariteti është në emër të familjes Vokshi që ndërruan jetë 3 vite më parë.

Foto nga autoambulanca
Lajmi kryesor:
SOLIDARITET/ Biznesmeni bën për 'dush të ftohtë' politikanët: Keni nga 2-3 shtëpi që i përdorni vetëm 10 ditë në vit...pse s'i hapni për banorët? (VIDEO)












