Humbi gruan pas lindjes në betejën me COVID-19, kolegët në Gjermani mbledhin para dhe ndihmojnë shqiptarin nga Kosova
i riu shqiptar dhe foshnja
Jeta ka gjithmonë të papritura që mund të na lënë pa frymë, të papritura që për 1 sekondë na ndryshojnë jetën dhe ngrinë gjithçka.
Megjithatë gjithmonë pas dhimbjes lind dielli dhe historia e të riut shqiptar nga Kosova që jeton në Gjermani është një provë e bukur se ende në botë ka njerëz të mirë.
Mbi 150 persona të punësuar në kompaninë Odenwäller në Frankfurt të Gjermanisë, kanë mbledhur para për të ndihmuar kolegun e tyre shqiptar dhe beben e tij, i cili disa javë më parë humbi gruan e tij pas një beteje të gjatë me COVID-19.
Gruaja e re ishte prekur nga COVID-19 dhe gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua gjatë muajit të 7-të të shtatzënisë, duke detyruar mjekët që në mënyrë emergjente të sillnin foshnjën në jetë me prerje cezariane në fund të janarit.
Gruaja e re ra dhe qëndroi në koma dhe pavarësisht përkujdesit të veçantë mjekësor, ajo humbi jetën më 15 mars, pa parë asnjëherë djalin e saj të vogël.
Kolegët në kompaninë në të cilët punon shqiptari, nuk e lanë vetëm në këto çaste vështira, duke e ndihmuar emocionalisht dhe financiarisht të kalojë këtë “goditje” që i dha fati.
Kjo histori është një provë njerëzit e bashkuar mund të kalojnë edhe tragjeditë më të mëdha.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?
-
Po
63.4%
-
Jo
29.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 1657
Lajme të tjera
-
Goditet rrjeti i mashtrimeve nëpërmjet Call Center në Europë, zbulohen mbi 10 mijë raste me dëm mbi 10 mln euro! SPAK: Bazë edhe në Tiranë, ja çfarë u sekuestrua
2 Maj, 16:37
-
VIDEO/ Kaiser, kjo është për ty! Nderim fenomenal i fansave të Bayern Munich për të ndjerin Franz Beckenbauer
1 Maj, 14:22
-
Gjermani/ Oficeri i afërt me AfD pranon se ka spiunuar për Rusinë
1 Maj, 08:57
-
Scholz: Hapa konkretë për themelimin e Asociacionit, të rëndësishëm për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
30 Prill, 07:37
-
Gjermania arreston një rus që dyshohet se vrau dy ushtarë ukrainas
29 Prill, 19:37
-
FOTO/ Kush është shqiptari që vrau pronarin serb të një lokali në Gjermani! Pas sherrit e qëlloi me armë
29 Prill, 10:26
-
Shqiptari qëllon për vdekje pronarin e një restoranti në Gjermani, vihet në pranga
28 Prill, 21:56
-
Ministri gjerman: Synimi i Putinit s’është Ukraina, por Evropa
28 Prill, 08:17
-
Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”
26 Prill, 18:03
-
Ekonomia gjermane ende nuk po merr vrull
25 Prill, 08:41
-
Panairi i Teknologjisë në Hanover, Veliaj: Interes i jashtëzakonshëm për zonën e lirë ekonomike
23 Prill, 11:54
-
Arrestohet ndihmësi i një eurodeputeti gjerman, dyshohet se spiunon për Kinën
23 Prill, 10:12