Humbi ndjenjat teska raportonte gjatë ndeshjes Holandë-Argjentinë në Katar, ndërron jetë gazetari amerikan! Vëllai: Besoj se e vranë

Futbolli dhe Botërori në Katar u shokua të premten, pasi gazetari amerikan Grant Uall, i cili po ndiqte në stadium ndeshjen çerekfinale Argjentinë-Holandë humbi jetën.

Fillimisht kolegët njoftuan stafin mjekësor që ishte në stadium, pasi 48-vjeçari nuk po ndihej mirë. Ndihma sipas dëshmitarëve erdhi shumë shpejt, por për shkak të një ataku thuhet se gazetari i sportit amerikan nuk ia doli dhe ndërroi jetë gjatë kohës që ndeshja ishte në shtesë.

Vetëm një ditë më parë Uall kishte festuar 48-vjetorin e tij me miqtë në Katar, ndërsa 10 ditët e fundit kishte patur shqetësime me shëndetin, por jo diçka që mund të përfundonte në këtë mënyrë. Ai vetë kishte njoftuar se kishte marrë mjekim për bronkit, ndërsa kishte dalë negativ në testin e COVID.

Mirëpo gazetari Grant Uall ka patur edhe një histori në ditët e para të Botërorit. Ai ishte arrestuar për pak kohë, pasi në ndeshjen SHBA-Uells kishte tentuar të hynte në stadium me një bluzë në mbështetje të komunitetit LGBTQ+, i cili nuk pranohet në Katar. Pikërisht ky argument është përdorur nga vëllai i gazetarit Uall, i cili i përket këtij komuniteti dhe ka deklaruar se ai është vrarë.

Kaq ka mjaftuar që të ngrihen pikëpyetje për këtë ngjarje, ndërsa ngushëllimet për gazetarin Grant Uall shprehu edhe FIFA. Ai kishte nisur raportimet që në Botërorin e 1998 në Amerikë dhe që prej as periudhe nuk kishte munguar në asnjë Kupë Bote. Madje nga të gjithë kolegët përshkruhej si një njeri shumë i dashur dhe i apasionuar tej mase me futbollin.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:42
Ndarja nga jeta e gazetarit amerikan, Presidenti i FIFA-s shpreh ngushëllime për familjen dhe miqtë e Grant Whal

1670669034_fifa.JPG

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka shprehur ngushëllimet e tij më të sinqerta për familjen dhe miqtë e Grant Wahl pasi dëgjoi lajmin tronditës për vdekjen e tij ndërsa raportonte në Kupën e Botës FIFA Katar 2022 në Doha.

“Me mosbesim dhe pikëllim të jashtëzakonshëm jemi vënë në dijeni për ndarjen nga jeta të gazetarit të njohur sportiv Grant Wahl, ndërsa raportonte për një ndeshje çerekfinale gjatë Kupës së Botës FIFA në Katar.

Vetëm disa ditë më parë, Grant u njoh nga FIFA dhe AIPS për kontributin e tij në raportimin e tetë Kupave Botërore të FIFA-s radhazi, dhe karriera e tij përfshinte gjithashtu pjesëmarrjen në disa Kupa Botërore të FIFA-s për femra, si dhe një mori ngjarjesh të tjera sportive ndërkombëtare. Dashuria për futbollin ishte e pamasë dhe raportimi i tij do t'u mungojë të gjithë atyre që ndjekin lojën globale”, tha presidenti i FIFA-s.  

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Greqia thotë se mbështetja e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar

Greqia thotë se mbështetja e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar