Humb jetën mjeku i prekur me COVID i shtruar prej 2 javësh,144 raste të reja në 24 orët e fundit/ Infektohen 2 arsimtarë e 1 sanitare në Delvinë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka lajmëruar se kanë humbur jetën 3 persona për shkak të koronavirusit. Në 24 orët e fundit janë kryer 824 testime dhe janë konfirmuar 144 qytetarë të prekur me COVID19. Sipas informacioneve, një edukatore, një mësues dhe një sanitare janë infektuar në Delvinë, duke lënë prindërit e fëmijëve që shkojnë në shkolla mjaft të shqetësuar.

Mjeku nga Kavaja, Sefer Dervishi, i cili ndodhej prej dy javësh i shtruar tek Sanatoriumi ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi ishte i prekur me COVID-19. Mjeku 61-vjeçari që shërbente në qendrën shëndetësore ne Helmes vuante dhe nga sëmundje bashkëshoqëruese dhe nuk ka mundur të mbijetojë pasi u prek nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar pas vdekjes së mjekut të qendrës shëndetësore Helmas në Kavajë, Sefer Dervishi  i prekur me COVID. Sipas tyre ai ndërroi jetë pas dy javësh në terapi intensive në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe vuante vuante nga disa sëmundje. Ministria i la uruar ngushëllime familjes, kolegëve dhe miqve të 61-vjeçarit, i cili i shërbeu deri në fund me devotshmëri komunitetit të tij!

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 174 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit e kanë humbur betejën me COVID19 një 57 vjeçar nga Lushnja dhe një 74 vjeçar dhe një 83 vjeçar nga Tirana.

Rastet ditore të identifikuara si rezultat i gjurmimit, testimit dhe hetimit epidemiologjik janë si vijon :

55 raste në Tiranë, 15 në Fier, 10 në Elbasan, 9 në Vlorë, nga 7 raste në Durrës, Kurbin, Divjakë, Gramsh, 6 në Korçë, 5 në Lushnje, nga 3 raste në Shkodër, Pogradec, Delvinë, nga 2 raste në Krujë, Përmet, nga 1 rast në Kavajë, Berat, Gjirokastër.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 65 qytetarë, duke e çuar në 6733 që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (16 Shtator 2020)

Testime totale              76400

Raste pozitive                         11816

Raste të shëruara          6733

Raste Aktive                4740

Humbje jete 343 (Qarku Tiranë 165, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 21, Fier 18, Korçë 15, Lezhë 13, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              2372

Durrës              526

Shkodër            365

Lezhë              274

Elbasan            262

Korçë              214

Fier                  212

Vlorë               181

Kukës              140

Berat               93

Dibër               51

Gjirokastër      50

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:57
Infektohen me Covid 4 të sëmurë mendorë në spitalin psikiatrik 'Sadik Dinçi' në Elbasan

Njeri nga 4 të sëmurët mendorë paraqitet në gjendje të rëndë për jetën. Si pasojë e 4 të infektuarve janë vetëkarantinuar një pjesë e stafit të urgjencës në spitalin psikiatrik, ndërsa të infektuarit po qëndrojnë në njëjtin spital.

Ora 20:23
Vdekja e mjekut Sefer Dervishi, MSH: Vuante nga disa sëmundje, ngushëllime familjes

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar pas vdekjes së mjekut të qendrës shëndetësore Helmas në Kavajë, Sefer Dervishi  i prekur me COVID. Sipas tyre ai ndërroi jetë pas dy javësh në terapi intensive në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe vuante vuante nga disa sëmundje. Ministria i la uruar ngushëllime familjes, kolegëve dhe miqve të 61-vjeçarit, i cili i shërbeu deri në fund me devotshmëri komunitetit të tij!

Ora 19:30
Prej dy javësh i shtuar tek 'Sanatoriumi', ndërron jetë mjeku me COVID Sefer Dervishi, MSH: Me sëmundje bashkëshoqëruese

1600280826_SEFERDERVISHI.jpg

Mjeku nga Kavaja, Sefer Dervishi, i cili ndodhej prej dy javësh i shtruar tek Sanatoriumi ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi ishte i prekur me COVID-19. Mjeku 61-vjeçari që shërbente në qendrën shëndetësore ne Helmes vuante dhe nga sëmundje bashkëshoqëruese dhe nuk ka mundur të mbijetojë pasi u prek nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar pas vdekjes së mjekut të qendrës shëndetësore Helmas në Kavajë, Sefer Dervishi  i prekur me COVID.

Sipas tyre ai ndërroi jetë pas dy javësh në terapi intensive në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe vuante vuante nga disa sëmundje. Ministria i la uruar ngushëllime familjes, kolegëve dhe miqve të 61-vjeçarit, i cili i shërbeu deri në fund me devotshmëri komunitetit të tij!

Ora 16:47
Infektohen 9 persona në Vlorë me COVID19, 6 raste në fshatra dhe 3 në qytet

VLORË- Rastet me koronavirus në Vlorë janë përgjithësisht raste kontakti. Në fshatin Cerkovinë janë shënuar 5 raste, ndërsa 1 rast në fshatin Babicë të Vlorës.

Ndërsa 3 rastet e shënuara ditën e sotme janë nga qyteti.

Ora 16:19
Infektohet dy arsimtarë dhe një sanitare në Delvinë, prindërit të shqetësuar për fëmijët

SARANDË- Pas një kohe të gjatë pa raste me koronavirus në Delvinë, ditën e sotme janë identifikuar 3 të infektuar.

Rastet janë shënuar në kopshte dhe çerdhe, ku burime informojnë se të infektuarit janë edukatore, sanitare dhe mësues.

Rastet e reja kanë rritur shqetësimin e prindërve për rrezikun e infektimit të fëmijëve.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 17/09/2020 15:10

    Ngushellime familjes se doktorit dhe viktimave te tjera.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja