/ATSH/.- Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në një takim lamtumire ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Lorant Balla.
Sipas KosovaPress, kryeministri Mustafa shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Hungarisë për proceset në Kosovë, duke vlerësuar lart edhe angazhimin shumëvjeçar të ambasadorit Balla, në forcimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
Kryeministri Mustafa po ashtu theksoi përkushtimin e qeverisë së Kosovës për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Hungarinë.
Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Lorant Balla, falënderoi për pritjen dhe për bashkëpunimin e ofruar nga kryeministri Mustafa dhe nga institucionet e Kosovës në vazhdimësi, gjatë mandatit të tij në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e mëtejshme të Hungarisë për Republikën e Kosovës.
/Shqiptarja.com