Hyn në fuqi ligji i ri për masat kundër duhanit, gjobë dhe pezullim aktiviteti për shkelësit

Prej ditës së sotme hyn në fuqi ligji i ri për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit, i cili ndër të tjera, sjell një forcim të masave kundër duhanpirjes në ambientet e mbyllura. Kështu, me ligjin e ri, ndalohet konsumimi në ambiente të mbyllura i cigares elektronike, duhanit me ngrohje, shisha/ nargjila. 

Ligji gjithashtu forcon masat penalizuese ndaj subjekteve që gjenden në shkelje të ligjit. Për të gjitha ato subjektet që u shesin duhan, cigare elektronike apo shisha personave nën 18 vjeç, ligji parashikon gjobë prej 100 000 lekësh. 

Në rastet kur inspektorët konstatojnë pirje duhani brenda lokaleve, gjoba gjashtë-fishohet, e ndjekur nga pezullimi i licencës së aktivitetit. 

Vetë Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në twitter, thotë se me këtë ligj, vendosen limite sipas standardeve të BE për përqëndrimin e nikotinës në cigaret elektronike. 

Gjatë periudhës përpara se ligji të hynte në fuqi, Ministria e Shëndetësisë zhviloi një fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi të qytetarëve mbi ligjin e ri dhe për masat ndaj subjekteve që thyejnë ligjin.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rexhep Caushaj: 12/06/2020 17:04

    Krutan mos te kruhet suma se jam nga fushe kruja un. Plere Nuk ka me cub se un nga fush kruja deri ne tiran

    Përgjigju
  • Krutani: 11/06/2020 14:42

    Te gjithe duhanxhinjte dhe Fushe krujsit jane l.... E dinit ?

    Përgjigju
  • Fredi: 14/08/2019 12:26

    Bojeni 10 euro paketën duke dërrmu gjith m*tat që e pinë!

    Përgjigju
    • Rexhep caushaj: 03/12/2019 00:38

      Mutin e hengsh. Jam nga Fushe Kruja une, plere.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës