Hyri në port me “Porsche Cayenne” të vjedhur në Zvicër, dhe 24 mijë euro të fshehura, arrestohet italiani (EMRI)

Durres- Një shtetas Italian është ndaluar në portin e Durrësit pasi po në automjetin tip “Porsche Cayenne”, me të cilën udhëtonte u gjetën të fshehura 24 070 euro.

Policia nisi procedim penal në gjëndje të lirë për Massimo Asaro Nga Mazara del Valo të Italisë, drejtuesin e mjetit.

54 vjeçari synonte t’i kalonte në kufi pa i deklaruar konform ligjit në fuqi.

Nga verifikimet rezultoi se automjeti që drejtonte ky shtetas, ishte në kërkim nga Interpol Bern, Zvicër, ndërsa nga kontrolli në automjet, u gjetën të fshehura 24 070 euro, të cilat shtetasi M. A. synonte t’i kalonte pa i deklaruar konform ligjit në fuqi. 

Në vijim të veprimeve procedurale për këto paligjshmëri, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin italian M. A., 54 vjeç. Gjithashtu, sekuestruan në cilësinë e provës materiale, automjetin dhe shumën e eurove, informoi sot policia e Durrësit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Grafite antishqiptare në Bujanovc, Kamberi letë ambasadave në Serbi: Po nxitet dhuna ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Grafite antishqiptare në Bujanovc, Kamberi letë ambasadave në Serbi: Po nxitet dhuna ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës