Hyrja e qytetit të Kukësit nga Rruga e Kombit ka humbur funksionin e saj si pasojë e lagështisë së madhe dhe  shkarjeve  masive të tokës  ku është ndërtuar, duke rrezikur kështu jetën e qindra banorëve që jetojnë në banesat e ndërtuara afër saj.

hyrja ne kukes

Mbi këtë masiv rrëshqitës janë një numër i konsiderueshëm shtëpi banimi që rrezikojnë çdo ditë të shemben së bashku me masivin e dherave.

hyrja ne kukes

Rreziku më i madh është kur ka reshje të dendura të shiut duke sjellë edhe bllokim të hyrjes së qytetit.


hyrja ne kukes

Bashkia e Kukësit është  e pafuqishme për të bërë  një investim me qëllim parandalimin e rrëshqitjeve.

Sipas bashkisë, aksi rrugor nuk është në inventarin e saj megjithatë kur ka reshje masive e bllokohet ky aks ajo është e detyruar të ndërhyje.


hyrja ne kukes

Projekti për rregullimin e hyrjes së qytetit  ngeli  pa përfunduar se bashku me mbi e nënkalimin.

Por ashtu siç është vepruar prej shtatë vitesh me mos përfundimin e urave apo investimit të plotë të Rrugës së Kombit edhe  për hyrjen e qytetit të Kukësit nga autostrada në krahun verior të tij, projekti ka mbetur vetëm në letra.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)