I akuzuar për vrasjen e Ahmet Toskës në 2020-ën, Gjykata e Fierit shpall të pafajshëm Fatmir Hoxhën
Arrestimi i Fatmir Hoxhës
Ditën e sotme (11 dhjetor) gjykata e Fierit, ka dhënë vendimin për vrasjen me armë zjarri të Ahmet Toskës të ndodhur në vitin 2020. Gjykata shpalli të pafajshëm Fatmir Hoxhën, të arrestuarin si të dyshuar për vrasjen e Ahmet Toskës.
Vendimi u dha nga trupi gjykues i përbërë nga Dajana Ndreja kryesuese seance dhe anëtare gjyqtarë Olkeda Lice dhe gjyqtar Rudi Laze. Ndërsa gjyqtarja Olkeda Lice ka dalë kundër me vendim pakice.
Hoxha në deklaratat e tij vazhdimisht shprehej se nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen e ndodhur në orën 06:00 të 26 tetorit të vitit 2020 duke argumentuar se ishte ngritur nga gjumi në orën 08:00 të mëngjesit.
Si ndodhi ngjarja:
Rreth orës 06:00 të mëngjesit të 26 tetorit 2020, në lagjen "Sheq i Madh", Ahmet Toska po shoqëronte bashkëshorten në punë kur një person iu afrua dhe e qëlloi me plumb në kokë duke e lënë të vdekur.
Për ngjarjen u arrestua në datën 14 nëntor Fatmir Hoxha në aeroportin e Rinasit, ku sapo ishte kthyer nga Italia, vend ku kishte udhëtuar 3 ditë pas vrasjes së Ahmet Toskës. Asokohe dyshohej se ngjarja kishte ndodhur si pasojë e një konflikti mes Hoxhës dhe Toskës për një femër me të cilët të dy kishin bashkëjetuar në periudha të ndryshme. Por besohet se Hoxha, kishte ngritur dyshime se lidhja intime mes Ahmet Toskës dhe bashkëjetueses së tij, vijonte në fshehtësi.
Ndërsa, të dyshuarin Fatmir Hoxha, familjarët e viktimës shpreheshin se nuk e njihnin dhe se nuk e kishin parë kurrë më parë.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?
-
Të nevojshëm
68.6%
-
Të panevojshëm
25%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 3598
Lajme të tjera
-
Votimi për delegatët e Kongresit, Balla: Test për strukturat e PS, në shtator ndezim ‘motorët’ për fushatën zgjedhore të 2025-ës
10 Maj, 17:25
-
Vajza plagos me thikë të atin në Fier, arrestohet nga policia
10 Maj, 13:11
-
‘Lufta’ ndaj insekteve, nis dezinsektimi në të gjithë vendin! Ankohet kryebashkiaku i Divjakës: Duhej nga ajri! ISHP: I konsultuar
8 Maj, 20:02
-
Plazhi i Darzezës në Fier bëhet gati për sezonin veror! Rama: Perlë e Adriatikut
8 Maj, 08:18
-
Lushnje, hapet ekspozita ndërkombëtare e akuarelit 2024
7 Maj, 21:39
-
Fier/ Konflikti i çastit për pak sa nuk u kthye në tragjedi, policia kap në kohë 25-vjeçarin! Sekuestrohet kallashnikovi
7 Maj, 15:45
-
Fier/ 50-vjeçari plagos me thikë 40-vjeçarin tek terminali i autobuzëve në Mbyet
5 Maj, 13:00
-
Pashkët Ortodokse, besimtarët në Lushnjë e Fier marrin pjesë në meshën e shenjtë të Ngjalljes së Krishtit
5 Maj, 07:35
-
Turizmi historik në rritje, Apolonia pret mbi 330 turistë në ditë! Drejtoresha e Parkut: Ekspozohen mozaikët e vilave romake
4 Maj, 17:48
-
Aksident në autostradën Lushnje-Fier, Benzi përfundon në kanalin anësor
4 Maj, 12:24
-
Fermerët e Divjakës nxjerrin në treg pataten e 'pranverës', arsyeja pse kushton më shtrenjtë
2 Maj, 14:01
-
FOTO/ U godit me zinxhir në kokë nga një person i maskuar, efektivi i burgut të Fierit i plagosur në spital
2 Maj, 10:17
Ky eshte lajm i mire.Dretesia ne kete rast dha nje vendim qe mund te vlersohet ,si per Ate dhe per personin qe u perball.Edhe medja pas shume lajmeve per arestime dha edhe nje perfundim te gjykimit qe nuk e shohim perdite.
PërgjigjuBravo Drejtësia e Re ????????????????
PërgjigjuPo po ci moren njerzit ne qafe. Ca turpi ata prekurora duhet te perjashtohen perjetesisht na prekuroria. Shkeleje me flagrante se kjo gje skish. Me kamera e me shenja dhe prape i moren jeten te pafajshmit. Turp per kete prekurori idiote
Përgjigju