DURRËS- Një i paraburgosur, arriti të arratiset në Durrës duke shfrytëzuar momentin që forcat e burgjeve e kishin transportuar drejt spitalit për vizitë. Altin Ndoci, bashkë me një të burgosur tjetër, u shoqëruan nga paraburgimi i Durrësit për në spitalin Rajonal të qytetit, për të kryer një vizitë mjekësore te godina e infektivit. Ky repart ndodhet i veçuar nga spitali dhe në katin e tretë është ndarja e posaçme e sigurisë për kryerjen e ekzaminimeve për të dënuarit, me derë dhe dritare me hekura.
Report Tv mëson se nga burgu drejt spitalit dy të burgosurit janë shoqëruar nga grupi i shoqërimit prej 6 efektivësh, mes tyre edhe shoferi. Të njëjtat burime bëjnë me dije se 5 efektivët shoqëruan në spital Ndocin dhe të paraburgosurin tjetër. Ky i fundit, pasi ka kryer ekzaminimet është larguar me herët i shoqëruar nga 3 policë me furgonin e burgjeve. Në spital, kanë qëndruar me Ndocin 2 policët e tjerë, duke e ruajtur tek dera derisa ai të mbaronte vizitën për një infeksion në mushkëri. Pasi ka marrë mjekimin, mjeku i ka rekomanduar dhe injektimin e një serumi pasi nuk ndihej mirë.
Ndoci me një plan të mirëmenduar arratisjeje, i ka kërkuar policëve të shkonte në tualetin që ndodhet ngjitur me dhomën ku po kryente ekzaminimet. Njëri prej policëve ka hapur derën dhe tjetri ka tentuar t’i vendosë prangat. Në këtë moment, Ndoci i ka qëlluar dhe është larguar me vrap nga kati i tretë përmes shkallëve dhe ka zbritur në pjesën e jashtme të spitalit. Drejtori i pezulluar i burgut të Durrësit, Indrit Cërrloj në një prononcim për Report Tv, thotë se në momentin kur Ndoci i ka goditur, një prej policëve ka qëlluar me armën e shërbimit gjatë sherrit.
Pasi Ndoci ka dalë jashtë ambienteve të spitalit është drejtuar drejt parkimit, ku jashtë traut, dyshohet se e prisnin 2 makina. Njëra prej tyre një audi luksoz A7 ngjyrë gri targë AB700RS, më të cilën Ndoci dyshohet se është larguar në drejtim të Spitallës.
Targat e automjetit "Audi A7", i cili u përdor për arratisjen e Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit rezultojnë të jenë denoncuarë të vjedhura pak ditë më parë.
“Pavarësisht ndërhyrjes nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci arriti të largohet nga spitali”, thuhet në reagim të drejtorisë së Burgjeve.
Nga Policia e Shtetit dhe SPAK, Report Tv mëson se për shoqërimin e të paraburgosurit Altin Ndoci nga burgu i Durrësit në spital, nuk është kërkuar mbështetje me forca të rendit.
“Policia e Shtetit merr masa kur njoftohet nga burgjet, por për këtë rast nuk jemi njoftuar dhe nuk na është kërkuar ndihmë”, thotë policia për Report Tv.
Pas arratisjes, postblloqe të shumta policie janë ngritur në rrugët e Durrësit për lokalizimin dhe kapjen e tij. Policia e Durrësit, përveç kontrolleve në qytet dhe fshatrat përreth ka shtrirë kontrollet edhe në Kavajë. Ndërsa në qarqet kufitare, Fier, Tiranë, Lezhë, e më gjerë ka pika kontrolli ne hyrje të qyteteve. Drejtoria e Burgjeve ka nisur një hetim për sqarimin e plotë të rrethanave se si u arratis 38-vjeçari Altin Ndoci dhe ka pezulluar të gjithë zinxhirin drejtues të Burgjeve të Durrësit.
I riu me origjinë nga Lezha dhe banim në Tiranë, është arrestuar nga SPAK në Tiranë 6 vite më parë gjatë operacionit “Plumbi i Artë”, i akuzuar për vrasje me pagesë, grabitje dhe trafik droge.
Raportojnë për Report Tv dhe Shqiptarja.com gazetarët Aldo Mustafa, Artur Korriku dhe Keti Banushi
Repor Tv ka siguruar videon e momentit kur i paraburgosuri Altin Ndoci është arratisur me vrap nga spitali i Durrësit ditën e sotme, ku bashkë me një të burgosur tjetër u shoqëruan nga paraburgimi i Durrësit, për të kryer një vizitë mjekësore te godina e infektivit, nga 5 efektivë të Policisë së Burgjeve.
Në video duket teksa Ndoci ikën me shpejtësi, ndërsa nga pas e ndjek një prej efektivëve..
Pasi "ushtari" i Çopjave ka dalë jashtë ambienteve të spitalit është drejtuar drejt parkimit, ku jashtë traut, dyshohet se e prisnin 2 makina. Njëra prej tyre një audi luksoz A7 ngjyrë gri targë AB700RS, më të cilën Ndoci dyshohet se është larguar në drejtim të Spitallës.
Targat e automjetit "Audi A7", i cili u përdor për arratisjen e Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit rezultojnë të jenë denoncuarë të vjedhura pak ditë më parë.


Report Tv ka siguruar foton e mjetit tip 'Audi A7' me të cilin u arratis nga Spitali i Durrësit Altin Ndoci.
Burime për gazetarin Sokol Dema bëjnë me dije se targat e automjetit tip "Audi A7", i cili u përdor për arratisjen e Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit rezultojnë të jenë denoncuarë të vjedhura pak ditë më parë.
Autorët që ndihmuan në arratisjen spaktakolare të Ndocit planifikuan në detaje planit, në mënyrë që askush të mos dyshonte pasi modeli i makinës që u vodhën targat dhe makina që u përdor për arratisje është i njëjtë, "Audi A7".

Burime nga Spitali i Durrësit bëjnë me dije për Report Tv se ka një protokoll për të vizituar një person të shoqëruar apo dënuar, i cili përfshinë njoftimin e spitalit dhe përgjegjësave të reparteve për kërkesë-vizitë për të dënuarit përpara se t’i sjellin në spital.
Kjo gjë nuk është zbatuar në rastin në fjalë. Pra Drejtoria e Paraburgimit nuk ka njoftuar spitalin për këtë vizitë, situatë kjo e përsëritur dhe me raste të tjera përgjatë muajit të fundit.
Njoftim nuk i është bërë as policisë se Drejtorisë Vendore të Policisë në Durrës. Në raste njoftimesh të tilla, spitali merr masa duke shtuar sigurimin në hyrjen e repartit dhe rrethon perimetrin e spitalit.
Altin Ndoci u arratis sot nga spitali i Durrës ku ishte shoqëruar nga Policia e Burgjeve për të kryer një vizitë mjekësore të planifikuar, konkretisht në repartin e Infektivit. Ndoci ankohej për shqetësime në veshka, ndërsa vizitat për personat e burgosur zhvilloheshin në një ndarje të posaçme. Për ta bërë më të qartë, Report Tv sjell filmime nga zona e jashtme e spitalit, nga dera deri jashtë traut ku është zhdukur në fund Altin Ndoci. Video është filmuar pasdite ku në derë ndodhen punonjësit e sigurisë shtetërore Ilyrian Guard. Mesditën e sotme kur dhe ka ndodhur arratisja, burime nga spitali kanë bërë me dije se nuk ka pasur punonjës sigurie.
Reparti i Infektivit, ndodhet në godinë më vete brenda spitalit rajonal të Durrësit. Godina është me 3 kate dhe vetëm dritaret e katit të tretë janë me hekura, pasi aty ndodhet dhoma e posaçme për vizitat e të paraburgosurve ose të dënuarve.
Kanë qenë 2 policë, e kanë shoqëruar në dhomën e kontrollit për vizitë. Tualeti ndodhet brenda dhomës së kontrollit, në katin 3 të repartit infektiv. Altin Ndoci, i ka kërkuar të futet në tualet, e ka shoqëruar njëri nga policët, dhe e ka pritur te dera e tualetit brenda dhomës. Polici tjetër qëndronte brenda dhomës, në një cep tjetër të saj. Altin Ndoci ka dalë dhe ka qëlluar dy efektivët. Më tej ka shpartalluar derën (e mbyllur me çelës nga brenda). Policët kanë dalë 12 sekonda pasi Altini është larguar nga dera kryesore e infektivit, kjo e verifikuar me kamerat e sigurisë te vendosura jashtë spitali.
Altin Ndoci ka zbritur nga shkallët, ka dalë nga dera kryesore e godinës dhe me vrap ka ecur drejt traut të vendosur në hyrje të godinës së spitalit për parkimin e brendshëm të makinave. Kjo lëvizje, nga dera e infektivit te trau në dalje i spitalit, nuk është as 50 metra. Direkt pas traut, e prisnin 2 automjete, një “Audi A7” luksoz ku dhe ka hipur Ndoci dhe një tjetër mjet.
Brenda traut, në pjesën e oborrit të godinave spitalore (jo shumë larg traut) ndodhej furgoni i burgjeve. Polici i burgjeve që e ka ndjekur Ndocin, ka qëlluar me armë në tokë, sapo ka dalë nga godina e infektivit, për të trembur të paraburgosurin.
Report Tv gjithashtu ka siguruar foton e të paraburgosurit Altin Ndoci duke vrapuar jashtë spitalit si dhe efektivin e policisë që i është vënë pas për ta ndjekur me pistoletë në dorë.

Nga Policia e Shtetit, Report Tv mëson se për shoqërimin e të paraburgosurit Altin Ndoci nga burgu i Durrësit në spital, nuk është kërkuar mbështetje me forca të rendit.
“Policia e Shtetit merr masa kur njoftohet nga burgjet, por për këtë rast nuk jemi njoftuar dhe nuk na është kërkuar ndihmë”, thotë policia për Report Tv.
Forcat Operaracionale të burgjeve, nga Tirana, janë nisur drejt burgut të Durrësit, për verifikime atje, kontrolle, me kë ishte në dhomë Altin Ndoci.
Kontrollet do të kryhen për të kuptuar nëse dikush ka dijeni për planin e Ndocit, apo për të tjerë elementë që mund t’i vlejnë zbulimit të bashkëpunëtorëve.

Altin Ndoci është arratisur ditën e sotme nga Spitali i Durrësit. Në shkallët e spitalit është gjetur dhe gëzoja nga e shtëna e armës së policit të Burgjeve, i cili iu vu pas për ta ndaluar.
Ndoci ka arritur të largohet me vrap ndërsa dyshohet se një “Audi A7” luksoz e priste në parkimin e spitalit të Durrësit.
I gjithë zinxhiri komandues i Burgjeve të Durrësit është pezulluar nga detyra pas arratisjes kriminelit Altin Ndoci nga spitali i qytetit bregdetar, ku ishte shoqëruar për të marrë mjekim. Drejtori i Burgut të Durrësit, Indrit Cërrloj, shefi i policisë dhe zyrtarë të tjerë do të jenë të pezulluar deri në sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Drejtoria e Burgjeve ka nisur një hetim për sqarimin e plotë të rrethanave dhe pritet të dalin me konkluzionet për përgjegjësitë penale për skandalin e arratisjes.
Report Tv siguron foton e arritjes së Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit. Ndoci shihet teksa po vrapon për tu larguar dhe i veshur tërësisht me rroba të zeza.
Altin Ndoci që prej vitit 2020 mbahej i izoluar në burgun e Durrësit me urdhër të SPAK. Ai u shoqërua sot për në spital për të kryer vizita mjekësore nga 5 efektivë të Burgjeve, 2 prej të cilëve e shoqëruan brenda.
Ai kërkoi të shkonte në tualet, më pas goditi me grusht një prej efektivëve dhe u largua nga kati i 3-të nëpërmjet shkallëve. Një prej efektivëve që e ka ndjekur pas, ka qëlluar në ajër për ta trembur, por Ndoci është larguar nga ku dyshohet se një “Audi A7” e priste në zonën e parkimit.

Foto nga momenti i arratisjes së Altin Ndocit

Report Tv ka siguruar foton e policit të Burgjeve, i fotografuar jashtë ambienteve të spitalit të Durrësit duke ndjekur nga pas të burgosurin Altin Ndoci, i cili arriti të arratisej.
Polici i burgjeve është me pistoletë me dorë dhe i është vënë pas të burgosurit i vetëm.
Ai është qëlluar me grusht nga Altin Ndoci brenda në spital, moment kur ai ka mundur t’ia mbathë me vrap jashtë spitalit. Polici e ka ndjekur nga pas si dhe ka qëlluar 1 herë në tokë për ta neutralizuar, por Ndoci është larguar.

Duket se Altin Ndoci e kishte mirëmenduar planin për tu arratisur nga spitali i Durrësit. Vetëm 5 policë e shoqëronin, ku njëri prej tyre ishte shoferi, 2 të tjerë pritën në furgon dhe vetëm 2 u futën brenda në spital. Pasi është futur në dhomë, i burgosuri i ka kërkuar policit që të shkojë në tualet. Sapo ka dalë nga tualeti, Ndoci ka goditur policin dhe është larguar me hspejtësi. Dyshohet se një audi A7 i bardhë me targa AA700RS e priste në parkimin e Spitalit të Durrësit dhe më pas janë larguar në drejtim të Spitallës. Ai ishte i veshur me një xhup të zi.

I burgosuri Altin Ndoci është shoqëruar për në spitalin e Durrësit nga 5 efektivë të Policisë së Burgjeve, njëri prej të cilëve shoferi. 2 prej efektivëve janë futur brenda në ambientet e spitalit.
Ndoci ka kërkuar që të shkonte në tualet. Pasi ka dalë nga tualeti ka goditur me grusht njërin prej efektivëve dhe është larguar nga kati i 3-të. Polici i cili është qëlluar e ka ndjekur nga pas me vrap, ka qëlluar me pistoletë në tokë për ta trembur, por Ndoci është larguar.

Burime për Report Tv kanë bërë me dije se Altin Ndoci teksa ndodhej në spitalin e Durrësit i ka kërkuar policisë të shkonte në tualet. Ndoci është shoqëruar nga një polic dhe pasi ka dalë nga tualeti, ka goditur policin dhe më pas ia ka mbathur nga kati i 3 të i spitalit duke zbritur nga shkallët.
Njëri prej efektivëve të policisë ka qëlluar në tokë për ta trembur, por Altin Ndoci ia ka mbathur. Dyshimet paraprake janë se i burgosuri të jetë larguar drejt zonës së Spitallës.
“Karrierën” e tij kriminale Altin Ndoci e ka nisur shumë i ri. I lindur shtatorin e vitit 1987 në Trashan të Lezhës, sot 38-vjeç, përpara së të futej në organizatat më të mëdha kriminale të vendit, Ndoci ka qenë i përfshirë në trafik droge ndërsa në vitet 2014-2015 ishte bërë tmerri i Tiranës, për të paktën 10 grabitje me dhunë.
Si pjesë e krimit të organizuar akuzohet se ka marrë pjesë në disa vrasje të bujshme, ka qenë pjesë e planeve për disa të tjera, përfshirë luftën mes grupeve më të forta kriminale të Elbasanit, Endrit Alibejt dhe vëllezërve Çopja.
Dëshmia e Klevis Allës, një të penduari të drejtësisë që e humbi këtë status pas disa deklarimeve të rreme, është e para që përfshiu në listën e të dyshuarve për vrasje Altin Ndocin, të paraburgosurin e arratisur nga spitali i Durrësit.
Klevis Alla akuzoi se Ndoci ishte i përfshirë në 2 vrasje të ndryshme me 4 viktima, të dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhiaj dhjetorin e vitit 2019 në Durrës dhe ekzekutimin e Anxhelo Avdijës dhe Dorian Shkozës në vitin 2020, po në qytetin bregdetar.
Por në prill të 2024-ës Gjykata e posaçme pushoi akuzat duke e shpallur të pafajshëm. Vetë Klevis Alla që e kishte përfshirë në këto vrasje u dënua nga Gjykata e Posaçme me 25 vite burg si autor i vrasjes me pagesë të dy vëllezërve Haxhia për llogari të grupit të Talo Çelës, pas mosmarrëveshjeve mbi paratë e grabitura në aeroportin e Rinasit
Megjithëse mori pafajësi, Altin Ndoci nuk mund të lirohej nga burgu. Ndaj tij SPAK ngriti akuza të tjera të rënda për vrasje, pas dëshmive të Nuredin Dumanit dhe Erion Alibejt, dy të penduar të tjerë të drejtësisë.
Nga Dumani Altin Ndoci akuzohet si pjesëmarrës në vrasjen e Andi Zylyfit dhe plagosjen e Ardit Uruçit në 2019-ën në Peqin. Ndërsa nga Alibej, 38-vjeçari Ndoci akuzohet se ka qenë pjesëmarrës në masakrën e Bradasheshit me 3 tre vrarë në dhjetor të 2018-ës. Në këtë ngjarje mbeti i ekzekutuar edhe vëllai i bashkëpunëtorit të drejtësisë, Endrit Alibej. Pas kësaj ngjarje, Erion Alibej u betua të marrë hak, duke përfshirë në plan edhe vrasjen e Altin Ndocit. Ekzekutimi që nuk ndodhi kurrë, ishte planifikuar të kryhej gjatë varrimit të vëllezërve Haxhia të vrarë në Durrës 6 vite më parë, pasi Ndoci i kishte miq. I riu nga Trashani i Lezhës, ose nuk shkoi në varrim nga frika e një atentati ndaj tij, ose ekzekutorët nuk arritën ta identifikonin dot. Vetë Ndoci, sipas transkriptimeve në bisedat në Skyecc ka bërë disa herë plane për ekzekutimin e Erion Alibejt, që do ta realizonte vetë me snajper, por edhe këto plane dështuan.
Altin Ndoci është dërguar për gjykim nga SPAK një herë në vitin 2023 për vrasjen e dhjetorit 2019 ndaj Andi Zylyfit dhe më pas në tetor 2025 me organizatën kriminale të Çopjave.
SPAK thotë se Altin Ndoci ishte pjesë e grupit të Talo Çelës, i cili drejtonte krahun e armatosur të organizatës së kryesuar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja. Ai ishte rekrutuar nga Talo Çela si vrasës me pagesë. Pas arratisjes së shumëkërkuarit Talo Çela, Ndoci e ndihmoi atë që t’i fshihej prangosjes, duke i garantuar strehim dhe ushqim.
I arratisuri cilësohet nga autoritet një personazh me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, dhe dallohet si vrasës gjakftohtë mes elitës së krimit të organizuar në vend.

Burime për gazetarin e Report Tv Aldo Mustafa kanë bërë me dije se Altin Ndoci, ka qëlluar punonjësin e policisë që e shoqëronte në dhomë dhe është larguar me shpejtësi nga kati i 3-të i infektivit duke zbritur nëpërmjet shkallëve.
Altin Ndoci, i cili që prej vitit 2020 mbahej në izolim në burgun e Durrësit, është shoqëruar për në spitalin e Durrësit për vizita mjekësore nga ku është arratisur.

Drejtoria e Burgjeve ka reaguar pas arratisjes nga burgu të Altin Ndocit.
Altin Ndoci ka arritur të arratiset nga Spitali i Durrësit ku ishte shoqëruar për të kryer disa vizita mjekësore. Në deklaratë thuhet se pavarësisht reagimit të forcave të Policisë së Burgjeve, nuk është bërë e mundur ndalimi i tij.
Sahaq, forcat përkatëse janë vënë menjëherë në lëvizje me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e Altin Ndocit.
“Deklaratë paraprake
Paraburgosuri Altin Ndoci është larguar nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore. Të gjitha procedurat mjekësore janë zhvilluar në repartin e infektivit, i cili ka repartin e sigurisë për të dënuarit.
Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur të largohet nga spitali. Strukturat përkatëse janë vënë menjëherë në lëvizje dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në deklaratë.
Komente











Masat qe jan marr , mos shpqerini me polic i nje vrasesi me pages kjo esht tmerr . Duhet te jet me zinxhir te kembet qe mos te ket mundesi vrapimi
PërgjigjuAhahah Jo po duan te kapin Belinden kto te Spak…hahahah Shet MeMe
PërgjigjuVeliaj pa asnjë akuzë shoqërohet për në Spital me një eskortë me 12 Polic ndërsa një kriminel me 5 Polic dhe këto nuk e bonë punen qëju takon,!
Përgjigjuahhahaha polici kushedi sa leke ka marr ky dhe drejtori ketit fare polici
Përgjigjukto jane bandat e edi rames, me kto mban pushtetin, une ve bast koken ne gijotine nese ky marifet nuk eshte orkestru nga lart.
PërgjigjuNuk i uroi policet per 113 vjetorin para se tia fuste vrapit?
PërgjigjuPO QEROJENNI NGA PUNA ATE DREJTORIN QENEF TE BURGUT ESHTE TURPI KOMBIT
PërgjigjuPo ky ka hik mor burr se do i bashkohet Protests sē Sali Berishēs e kur tē mbaroi protesta do kthehet prap nē burg. Prandaj kot lodheni jo kshu jo ashtu do kthehet mor burr ska asgjo.
PërgjigjuMOS KA DESH TE IKI TE FESTA E POLICISE TE RAJONI
PërgjigjuSka gje po he, beni 10 artikun mbi rithemelimin se ajo na intereson? Sa rrezikon Belo dhe jo Bela dhe Proda.
PërgjigjuBrravo i qoftë kur Policia nuk funksionon! Policia e Shtetit është vetëm përtë vendosur gjoba, dhe të mari para, ose është lojë e policëve shoqërusë përnjë shumë të majme parash!
PërgjigjuShtet patatinash.
PërgjigjuKy eshte shteti i prokuroreve qe Erjonin e shoqeruan ndersa kriminelet i le te lire .Z .Kryeminister ver dore ne drejtesin ne qoftese i permbahesh ligjit .Prokuroret jane po keta qe nuk kane vepruar me kohe se è dine por i kane lene te lire , keto banda jane krijuar qe ne kohen e saliut dhe jo tani .Mos fajesoni shtetin dhe policine .