TIRANË-Deputeti socialist Tom Doshi ka shpërthyer ndaj institucionit të ILDKP-së, duke e konsideruar si më të korruptuarin në vend.
 
Deklarata e Doshit vjen në komisionin e ligjeve ku ai po hetohet në prokurori për fshehje pasurie.

“Kryetari është njeriu më i korruptuar në vend, çdo vit më bie shorti të hetohem, Ganaj i korruptuar”, ka thënë Doshi.

Doshi gjithashtu tha se ligji është pjesë e paketës në Reformës në Drejtësi. 

Nga ana tjetër ka ndërhyrë deputetja e PS-së Vasilika Hysi duke i kërkuar ta diskutojnë jashtë këtë çështje, e cila ka drejtuar për herë të parë sot Komisionin e Ligjeve. 

Redaksia Onlime
B.B/Shqiptarja.com