I dehur në tribunë, policia e Burrelit shoqëron tifozin që hodhi sende në fushë! Ndeshja përfundon 2-0 për vendasit

I dehur në tribunë, policia e Burrelit shoqëron tifozin që hodhi sende në fushë! Ndeshja përfundon 2-0 për vendasit

Fillimi i ndeshjes

MAT - Policia e Matit ka shoqëruar një tifoz të dehur gjatë ndeshjes Burreli 2-0 Lushnja, e vlefshme për raundin e 31-të në Kategorinë e Parë. Tifozi me iniciale A.H. gjatë fillimit të ndeshjes ka hedhur sende të forta dhe është konfliktuar me tifozët, teksa pas njoftimit policia ka bërë edhe shoqërimin e tij, me ndeshjen që ka vijuar më pas pa probleme. Tifozi është ndëshkuar me masë administrative për shkelje të nenit 49 "Për sportin".

Njoftimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër:

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetin social "Joq Albania", ku bëhej fjalë për dhunë në shkallët e stadiumit të Burrelit, gjatë zhvillimit të ndeshjes Burreli-Lushnjë,  sqarojmë se: Shtetasi A.H., në gjendje të dehur ka hedhur në fushë shishe plastike dhe është konfliktuar me fjalë me disa tifozë.

Shërbimet e Policisë bashkiake, kanë kërkuar ndërhyrjen e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Mat. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë shoqëruar personin në ambientet e Komisariatit dhe kanë normalizuar situatën në shkallët e stadiumit.

Ndeshja ka vijuar normalisht dhe deri në përfundim nuk janë  shënuar incidente të tjera. Në vijim veprimeve shtetasi A.H., është ndëshkuar me masë administrative për shkelje të nenit 49 "Për sportin".

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

Rama inspektime në Lezhë: Plot punë të mira marrin jetë

Rama inspektime në Lezhë: Plot punë të mira marrin jetë