Interpol Tirana ka ekstraduar nga Greqia Mustafa Saliun, i dënuar nga Gjykata e Durrësit me 18 vite burg për veprën penale “Trafikimi i fëmijëve”, kryer në bashkëpunim dhe nëpërmjet dhunës.

Sipas autoriteteve, gjatë viteve 2001–2002, Saliu, në bashkëpunim me të tjerë, ka trafikuar fëmijë nga Shqipëria drejt Greqisë, ku ata shfrytëzoheshin për lypje në rrugët e Athinës, nën presion dhe kontroll të vazhdueshëm.

Ndërkohë nga Gjermania u ekstradua për të vuajtur dënimin në Shqipëri, Florjan Musaj (Cojocareanu), i dënuar me 8 vjet e 10 muaj burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, të kryer në Gjermani.

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë