Elbasan- Policia e Elbasanit ka arrestuar një 55-vjeçar nga Gramshi, i cili është dënuar me 2 vite burg nga GJKKO për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Nga dënimi, 55-vjeçarit i kanë mbetur edhe 7 muaj pa kryer.
“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Elbasan kapi dhe ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim L. H., 55 vjeç, banues në Gramsh.
Këtë shtetas, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e ka dënuar me 2 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur dhe 7 muaj burgim), për veprën penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike", informoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorive përkatëse për veprime të mëtejshme.