TIRANË-Është ekstraduar nga Italia Arben Dodaj(Doda), 45-vjeçari nga Mirdita i cili është dënuar në Shqipëri për vrasje me paramendim.
Arben Dodaj në vitin 1997 ka vrarë në fshatin Shtrazë të Mirditës bashkëkombësin e tij me incialet P.D.
Gjykatat në Shqipëri e kanë dënuar me 22 vite burg. Mendohet se në vitin 1997 Arben Doda bashkë me një shokun e tij kanë vrarë bashkëfshatarin e tyre me një armë tip kallashnikov.

Arben Dodaj (Doda)
Si u zbulua Dodaj në Milano?
45-vjeçari jetonte në Milano të Italisë prej 17 vitesh. Ai është zbuluar nga ana e autoriteteve shqiptare për shkak se në certifikatën e dy fëmijëve, 5 dhe 8 vjeç, nuk ishte shkruar atësia, në mënyrë që Arben Dodaj të mos zbulohej.
Kjo bëri që policia të përgjonte telefonin e gruas të 45-vjeçari ku u zbulua se Dodaj jetonte në Itali pa dokumente.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com