I dënuar për drogë dhe prostitucion/ Apeli bllokon ekstradimin e Ilir Bajrit në Itali

I dënuar për drogë dhe prostitucion/  Apeli bllokon ekstradimin e Ilir Bajrit në Itali

SHKODER-Gjykata e Apelit ka bllokuar ekstradimin në Itali të Ilir Bajrit. Gjykata e Apelit Shkodër me trup gjykues të përbërë nga relatore Vojsava Kola (Osmanaj), anëtarë Aleks Nikolli dhe Marina Rraboshta vendosën sot pranimin e ankimit të Ilir Bajrit duke prishur vendimin e shkallës së parë dhe vendosur kthimin për rigjykim të cështjes me trup tjetër gjykues.

Gjykata e Apelit Shkodër arsyeton në vendimin e saj, se vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë është i pazbatueshëm në praktikë, i marrë në kundërshtim me ligjin procedural penal, provat e administruara dhe si i tillë duhet të prishet dhe ceshtja të kthehet për rigjykim në atë gjykatë, me trup tjetër gjykues. Tashmë pritet që me zbardhjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Shkodër ceshtja të kthehet përsëri për gjykim në Shkallë të Parë.

Ilir Bajri, i njohur ndryshe edhe si Ilir Rustemi, u arrestua nga policia në kuadër të operacionit “Oaz” që goditi grupin “Bajri” në shtator të 2018-ës. Kërkesa për ekstradimin e tij erdhi nga Italia, pasi në vitin 2008-2009 gjykata e Bolonjas në Itali e ka gjykuar dhe dënuar me 5.6 vite burg për akuzën “trafik narkotikësh” dhe “shfrytëzim prostitucioni”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë