I dënuar për drogë dhe prostitucion/ Gjykata vendos ekstradimin e Ilir Bajrit në Itali (DOKUMENTI)

Gjykata e Shkodrës ka vendosur ekstradimin me kusht të Ilir Bajrit drejt Italisë. Kjo për shkak se Bajri ka të regjistruar një procedim penal nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Në këto kushte, Ilir Bajri nuk do të ekstradohet në Itali, për aq kohë sa të jetë e nevojshme për procedimin penal dhe gjykimin në themel të çështjes.

Burimet bëjne me dije se vetë Bajri dhe avokati i tij mbrojtës Arbër Hoxha, kanë kërkuar rrëzimin e kërkeses, ku edhe do të bëjnë ankim pranë Gjykatës së Apelit Shkodër brenda afatit ligjor.

Ilir Bajri, i njohur ndryshe edhe si Ilir Rustemi, u arrestua nga policia në kuadër të operacionit “Oaz” që goditi grupin “Bajri” në shtator të 2018-ës.

Kërkesa për ekstradimin e tij erdhi nga Italia, pasi në vitin 2008-2009 gjykata e Bolonjas në Itali e ka gjykuar dhe dënuar me 5.6 vite burg për akuzën “trafik narkotikësh” dhe “shfrytëzim prostitucioni”.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Doni: 19/06/2019 11:50

    Ekstradone ket kriminel skan lan femen pa perdhunu e tu i mashtru per fejes i kan trafiku ne itali.masanej i kan detyru per prostuticjon duke i kercenu me vdekje.turm rrac e ndyre meritojn denim me vdekje

    Përgjigju
  • bra: 19/06/2019 10:18

    iliri ka kry denimin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat