Ish-gjyqtari i Apelit të Durrësit do të qëndrojë jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vite. Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK për përjashtimin e tij për shkak të korrupsionit.
Madje Gjykata e Posaçme e Apelit e dënoi Petraq Dhimitrin me tre vite burg për korrupsion, por ish-gjyqtari përfitoi ulje me 1/3 e dënimit pasi kishte kërkuar gjykim të shkurtuar.
Fillimisht Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nisi procesin e verifikimit për Dhimitrin në nëntor të vitit 2019 dhe në 6 korrik të 2020 e përjashtoi atë nga sistemi i drejtësisë për 15 vite.
Petraq Dhimitri së bashku me Kliton Spahiun dhe Petrit Çenon janë dënuar për korrupsion për një udhëtim të tetorit 2014 drejt Spanjës, për të parë ndeshjen e futbollit midis Real Madridit dhe Barcelonës me shpenzimet e një biznesmeni shqiptar, Namik Sadikut, për të marrë një vendim gjyqësor në favor të tij.
Edhe ky i fundit i dënuar me 1 vit burg. Por para udhëtimit që i vuri pas hekurave, një tjetër udhëtim, edhe më i dyshimtë, ishte bërë nga dy prej gjyqtarëve (Spahiu dhe Dhimitri), më 2 tetor të 2014-ës, 22 ditë para udhëtimit për Madrid.
Dy gjyqtarët Klinton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe biznesmeni Namik Sadiku, kanë udhëtuar nën shoqërinë e Artan Shqypit drejt Italisë, ku kanë qëndruar për tre ditë në shtëpinë e Ferdinando Mullos, një prej anëtarëve të rëndësishëm të organizatës mafioze “Camorra”, i dënuar me 12 vjet e 6 muaj burgim për akuzën e vrasjes së ortakut të tij në një biznes në Itali, Salvatore Ridosso.
E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?
-
Mjaftueshëm
8.8%
-
Pak
21.7%
-
Shumë pak
69.5%
Vota total: 3982
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA mbështet SPAK: Punë të shkëlqyer! Përfaqësuesja e DASH në Tiranë: Mbani korrupsionin nën kontroll të anëtarësoheni në BE
16 Shtator, 12:22
-
Fshehu pasurinë, ish-Kryetari i Kushtetueses rekurs në Gjykatën e Lartë dënimit me 6 muaj burg
16 Shtator, 11:54
-
Tabaku ngre shqetësimin: Zhvlerësimi i Euros, pasojë e pastrimit të parave dhe korrupsionit, prodhuesit shqiptarë dhe fermerët po penalizohen!
27 Gusht, 10:38
-
Ekskluzive/ 6 mijë e 589 qytetarë vendosën drejtësi! Ndihmuan vettingun të fundosë gjyqtarët e prokurorët e korruptuar
17 Gusht, 15:43
-
Shpalli të pafajshëm Ndrea Prendin dhe gardistin Agim Llupo për 4 vrasjet e 21 janarit, 'Vettingu' nxjerr jashtë drejtësisë gjyqtarin Besnik Hoxha
25 Korrik, 16:31
-
Vettingu ‘zbraz’ Prokurorinë e Elbasanit, 6 hetues nga 20! Dhoma e Avokatisë: Të merren masa
21 Korrik, 14:41
-
KPK e shkarkoi, pasuria e gruas ‘mori në qafë’ gjyqtarin Agron Zhukri! I dha vulën e PD-së Berishës
15 Korrik, 11:54
-
Preç Zogaj: Korrupsioni kapilar është në natyrën e qeverisjes propagandistike
8 Korrik, 22:57
-
Raport: Lufta kundër korrupsionit në Ballkan sheh progres, por edhe regres
20 Qershor, 22:55
-
Zaloshnja: Radiografia e korrupsionit në Barometrin e Sigurisë
7 Qershor, 08:50
-
Edhe ‘të vegjlit’ bojkot komisionit anti-korrupsion! 6 deputetë kundër 'rrymës'
31 Maj, 13:55
-
Vettingu e largoi nga drejtësia për 15 vite, KLP miraton mbarimin e mandatit të Alfred Ballës me 9 vota pro
27 Maj, 07:46
1 pyetje kam; kur shkarkohesh nga keta 40 vjeç ( ndonje fakir ose qwe e ka bere m...mullar se tjeter kush jo) 15 vjet perjashtim nga drejtesia, 55 vjec ai duhet te kthehet me te drejta te plota ?! O REFORME PLERE, O REFORME QE ME 500 MIJE EURO TE KALON ....NE KPK DHE 1 MIL EURO .....E BLV NE KPA !!! TURP DHE MJERE KY POPUL !!!
PërgjigjuShoku i Lul Bashes..... shikoni ne te kaluaren, kush ishte nje nga gjyqtaret qe i dha mandatin Lulit per dhjete vota....
Përgjigju