EKSKLUZIVE/ Zbulohet skandali: Dy gjyqtarët e Apelit të dënuar për 'El Classicon' fjetën në shtëpinë e mafiozit të Camorras

EKSKLUZIVE/ Zbulohet skandali: Dy gjyqtarët e Apelit të dënuar për 'El Classicon' fjetën në shtëpinë e mafiozit të Camorras

Dy gjyqtarët e Apelit, Durrës, Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Ferdinando Muollo (Në mes)

TIRANE - Dy nga tre gjyqtarët e Apelit të Durrësit të dënuar për korrupsion në të ashtuquajturën çështja "El Classico" kanë fjetur tre netë në shtëpinë e italianit të Camorras, Ferdinando Muollo, të dënuar si porositës i vrasjes së ish-ortakut të tij në shtetin fqinj, dhe që ditën e sotme në Shqipëri, autoritetet ligjzbatuese i sekuestruan 750 mijë euro pasuri.

***

Rreth një javë më parë, tre gjyqtarët e Apelit të Durrësit, Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno, u dënuan me nga 2 vite burg për korrupsion, për një udhëtim të tetorit 2014 drejt Spanjës, për të parë ndeshjen e futbollit midis Real Madridit dhe Barcelonës me shpenzimet e një biznesmeni shqiptar, Namik Sadikut, për të marrë një vendim gjyqësor në favor të tij. Edhe ky i fundit i dënuar me 1 vit burg.

Por para udhëtimit që i vuri pas hekurave, një tjetër udhëtim, edhe më i dyshimtë, është bërë nga dy prej gjyqtarëve (Spahiu dhe Dhimitri), më 2 tetor të 2014-ës, 22 ditë para udhëtimit për Madrid. Dy gjyqtarët Klinton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe biznesmeni Namik Sadiku, kanë udhëtuar nën shoqërinë e Artan Shqypit drejt Italisë, ku kanë qëndruar për tre ditë në shtëpinë e Ferdinando Mullos, një prej anëtarëve të rëndësishëm të organizatës mafioze “Camorra”,  i dënuar me 12 vjet e 6 muaj burgim për akuzën e vrasjes së ortakut të tij në një biznes në Itali, Salvatore Ridosso. Sot, 56-vjeçarit italian, i janë sekuestruar në Shqipëri 750 mijë euro pasuri, të cilat dyshohet të vijnë nga veprimtari kriminale në vendin fqinj.

Përfshirja e italianit të Camorras në rastin e dy gjyqtarëve (Spahiu dhe Dhimitri) është në dosjen e organit të akuzës, dhe prokurori Arenc Çela e ka përmendur me prova dhe dëshmi gjatë seancave gjyqësore kundër treshes së Apelit për 'El Classicon', por atëherë emri i italianit Ferdinando Muollo ishte krejtësisht i panjohur për Shqipërinë. Edhe pse ai kishte arritur të hapte një klinikë dentare në Durrës, në të cilën kishte bërë ortak edhe Artan Shqypin, në Tiranë kishte blerë apartamente në vlera marramendëse, garazhe por edhe makina, emri i tij u bë i njohur në Shqipëri vetëm ditën e sotme kur autoritetet i sekuestruan pasuritë.

Udhëtimi drejt Italisë, gjyqtarët fjetën në shtëpinë e anëtarit të Camorras

Nga hetimet e kryera të pandehurit kanë udhëtuar dy herë në shoqërinë e njëri-tjetrin, më 2 tetor 2014 drejt Italisë, (dy gjyqtarët Spahiu e Dhimitri, dhe biznesmeni), dhe më 24 tetor 2014 drejt Madridit të tre gjyqtarët për të parë ndeshjen mes Real-Madridit dhe Barcelonës.

Në udhëtimin e parë drejt Italisë në tetor 2014, kanë qenë Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri, Namik Sadiku dhe një person i quajtur Artan Shqypi, i cili kishte prenotuar edhe biletat e udhëtimit.

”…Kanë udhëtuar më datë 2 tetor 2014 në të njëjtën orë, të gjithë së bashku me destinacionin Tiranë-Romë dhe janë kthyer të gjithë më datë 5 tetor 2014, në të njëjtën orë, me destinacion Bari-Tiranë,” lexoi prokurori në sallën e gjyqit. Sipas hetimeve të kryera nga prokurori Arenc Çela, gjyqtarët dhe biznesmeni kanë qëndruar në shtëpinë e një italiani nga Napolo, Ferdinando Muollo në provincën “Scafati".

Sipas hetimeve, pronari i agjencisë ka pranuar se i kishte shitur Artan Shqypit biletat për atë vetë dhe gjyqtarët Kliton Spahiu dhe Petraq Dhimitri, por nuk e mbante mend nëse ndër to bënte pjesë edhe bileta për biznesmenin Sadiku.

1572890957_FerdinandoMuollo.jpg

Ferdinando Muollo

Sipas prokurorit, Artan Shqypi dëshmoi për udhëtimin drejt Italisë në shoqërinë e dy gjyqtarëve, por mohoi që me ta të kishte qenë edhe Sadiku.

“Sipas deklarimeve të Shqypit, ai ka qëndruar së bashku me Kliton Spahiun dhe Petraq Dhimitrin në Napoli, në provincën “Scafati” dhe se aty janë strehuar në vilën e mikut të tij në Itali me emrin Ferdinando Muollo,” tha prokurori.

Ai shtoi më tej se dëshmia e italianit Mollo, e marrë përmes letër-porosisë tregonte se në shtëpinë e tij kishte qenë i njohuri i tij Shqypi, gjyqtari Petraq Dhimitri dhe dy persona të tjerë, “të cilët nuk i njihte, por njëri ishte prezantuar si gjyqtar”.

“Pra, sipas deklarimeve të italianit rezulton se ai ka pritur në shtëpinë e tij katër persona, Artan Shqypi, të pandehurin Petraq Dhimitri dhe dy persona të tjerë që nuk i njeh, njëri prej të cilëve është prezantuar si gjyqtar,” është shprehur prokurori Arenc Çela gjatë një seance gjyqësore kundër gjyqtarëve dhe biznesmenit, tashmë të gjithë të dënuar nga Shkalla e Parë e drejtësisë.

1572944830_1572944132muollo.jpg
Dy gjyqtarët e Apelit, Durrës, Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Ferdinando Muollo

 Vendimi i dënimit, nga 2 vjet burg gjyqtarëve për 'El Classico"

Historia gjyqësore nisi pas kallëzimit nga ana e Oliver Ushinës, i cili pretendonte se tre gjyqtarët  me anë të vendimi të dhënë prej tyre më datë 18 shkurt 2015, kishin favorizuar biznesmenin Namik Sadiku kundrejt përfitimeve të parregullta, në një çështje civile që kishin pasur ndërmjet tyre

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda gjashtë ditë më parë caktoi për secilin nga gjyqtarët 3 vite burg, por ky dënim u reduktohet për shkak të gjykimit të shkurtuar. Sadiku ishte palë në një çështje gjyqësore në Gjykatën e Apelit Durrës, ku relator ishte gjyqtari Spahiu dhe anëtarë të trupit gjykues Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri. Biznesmeni u dënua me 1 vit heqje lire në të njëjtën proces që u mbajt në Gjykatën e Shkallës së Parë për tre Gjyqtarët e Apelit të Durrësit. Mbi ta rëndojnë akuzat e  “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve apo punonjësve të tjerë të Drejtësisë”.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlonjati: 05/11/2019 09:01

    Shikojuani kokat të treve ç surrater qenkan. Kazmatolloge fshatarë me shkollen e Plepave.

    Përgjigju
  • liqi: 05/11/2019 08:54

    ca lesh kolumbie thoni ju ore...ne jemi unik ne univers per nga qelpsnlliki ...

    Përgjigju
    • CaBone: 05/11/2019 11:52

      Hahahahaha mese vertet

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja