I dënuar për trafik droge në Itali, 42-vjeçarit i sekuestrohet pasuri me vlerë 300 mijë euro! Garazh, makinë e biznes në Selitë

I dënuar për trafik droge në Itali, 42-vjeçarit i sekuestrohet pasuri me vlerë 300 mijë euro! Garazh, makinë e biznes në Selitë

TIRANË- Pasuria me vlerë 300 mijë euro i është sekuestruar një 42-vjeçari të dënuar në Itali për trafik droge. Bëhet fjalë për 42-vjeçarin Gjino (Shkëlqim) Lleshaj, i cili dyshohet se këtë pasuri e ka vënë përmes veprimtarisë kriminale.

Konkretisht, është sekuestruar një garazh, një makinë dhe një njësi tregtare, pasuri të cilat në total kapin vlerën 300 mijë euro.

“Në kuadër të procedimit penal për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, referuar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive në emër të shtetasit Gjino (Shkëlqim) Lleshaj, 42 vjeç, dhe të familjarëve të tij.  

Në zbatim të këtij vendimi  u sekuestruan një automjet, një garazh dhe një njësi tregtare në Selitë, vlera e të cilave arrin rreth 300.000 euro”, njofton policia.

Gjino Lleshaj u arrestua në Tiranë më 2 maj 2020 dhe më pas është ekstraduar në Itali ku po vuan dënimin për trafik lëndësh narkotike. Lleshaj ka patur rolin e ndërmjetësit, që së bashku me persona të tjerë, i ka dorëzuar një sasi të madhe droge kanabisi një shtetasi italian.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket programi i Bashës për zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

'Veri-Jug', spërkatja me gur kali, më e mira

'Veri-Jug', spërkatja me gur kali, më e mira