I dyshuar si autor i vrasjes së Xhulian Bullarit në Vlorë, Bledar Selmanaj tenton të vetëvaret në qelinë e burgut të Peqinit, shpëtohet nga gardianët

I dyshuar si autor i vrasjes së Xhulian Bullarit në Vlorë, Bledar Selmanaj tenton të vetëvaret në qelinë e burgut të Peqinit, shpëtohet nga gardianët

Bledar Selmanaj dhe viktima Xhulian Bullari

Bledar Selmanaj, i dyshuar si autori i vrasjes së Xhulian Bullarit, ka tentuar të vetëvritet në qelinë e burgut të Peqinit. Bëhet me dije se ai është pikasur nga gardiantët teksa ka tentuar të varte veten, të cilët e kanë ndërhyrë në kohë. Selmanaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Selmanaj u arrestua më 21 gusht në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, 4 ditë pas ekzekutimit të 25-vjeçarit Xhulian Bullari, ngjarje e ndodhur në fshatin Babicë të Vlorës. Ai rezulton person me probleme të shëndetit mendorndërsa në Gjykatë nuk e ka pranuar krimin për të cilin akuzohet. 

Bullari u gjet i vdekur në një makinë tip 'Fiat Punto, i qëlluar me tre plumba nga pasagjeri.  Ndër pisat kryesore të hetimit për vrasjen është prishja e pazareve të drogës mes dy rinjve. Bëhet me dije se viktima dhe autori ishin njohur më parë në qelinë e burgut dhe më pas kanë vazhduar pazaret e drogës jashtë saj. Viktima, Xhuliano Bollari ka qenë i akuzuar më parë për veprën penale “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” të shtetasve sirianë. Xhuljano u lirua para dy vjetëve kurse Selmanaj më datë 5 të këtij korriku.

Ditën e vrasjes ata ishin nisur nga Tirana për në Vlorë për çështje trafiku droge, ndërsa sipas dëshmisë së Bledar Selmanaj konflikti mes tyre ka nisur për 3 mijë euro drogë, që i riu tashmë i pajetë, i pagoi me euro false. Selmanaj negocioi për 100 kg hashash mes miqve të tij dhe shokut të burgut. Shitja u bë në Elbasan, por pala e viktimës pagoi me euro false. Ky ka qenë dhe momenti i krisjes mes miqësisë zënë në qeli.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dukati: 17/09/2021 23:41

    Shiku i ngusht i armando arixhiut keta te dy ja pergjejs per gjith kaponjt e pulat elaberia vrashe me paramendim

    Përgjigju
  • Turi: 17/09/2021 20:43

    Ben kote ai legen. Ai esh rq.

    Përgjigju
  • Rei: 17/09/2021 19:56

    Pse e ndaluat? Shpresoj ta provoje perseri, apo medemek pendim i thelle ;)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Të shunën derbi i 'final-four', trajneri Mehmeti: Partizani me organikë shumë të fortë! Teuta-Vllaznia, Osmani: Ti japim fund krizës

Të shunën derbi i 'final-four', trajneri Mehmeti: Partizani me organikë shumë të fortë! Teuta-Vllaznia, Osmani: Ti japim fund krizës