E moshuara në kushte ekstreme ekonomike bën apel për ndihmë: I fal shtëpinë kujt më bën 'ysmet'...reagon deputetja Gjylameti
Thirrjes së saj përveç qytetarëve të shumtë iu përgjigj vetë deputetja e zonës Blerina Gjylameti, e cila premtoi plotësimin e të gjitha kushteve për të moshuarën.
Redaksia 21 Janar 2020, 21:09 | Përditesimi: 21 Janar 2020, 21:56
TIRANË- Zyme Shaba ka 2 fëmijë një vajzë dhe një djalë me të cilin ka humbur kontaktet, ndërkohë dhe vajza e saj e ka te pamundur ta ndihmojë pasi gjendja e saj shëndetësore nuk është e mirë dhe ka 2 fëmijë për të cilët duhet të kujdeset.
Zyme prej kohësh jeton e vetme ndërkohë që është e paralizuar dhe e verbër dhe përveç pensionit nuk merr asnjë ndihmë tjetër ekonomike nga qeveria.
Banesa ku jeton është dëmtuar nga tërmeti dhe është shpallur jashtë standardeve për të banuar, por ajo vazhdon jeton aty pasi nga bashkia nuk ka përfituar bonus qiraje.
Zyme kërkon dikë që të kujdeset për të për kohën që i ka mbetur dhe nga pamundësia ekonomike për ta paguar kërkon t'i lerë shtëpinë ku banon aktualisht.
"Nuk shoh fare, u bënë tre vjet. Më tha për ta operuar, por nuk kisha lekë. Kam gati 17 vjet që jetoj e vetme në këtë banesë. Më vdiq burri në vitin 1992 dhe kisha djalin në Itali. Unë rrija me djali, por ai iku në Itali me nuse dhe fëmijë, unë ngela këtu. Kam pasur dhe një djalë tjetër në Gjermani, por ai më vdiq në një aksident", thotë Shaba.
Thirrjes së saj përveç qytetarëve të shumtë iu përgjigj vetë deputetja e zonës Blerina Gjylameti, e cila premtoi plotësimin e të gjitha kushteve për të moshuarën.
"U lidha me shërbimin social shtetëror dhe atë të Bashkisë, të dyja institucionet do të kenë një vizitë pranë zonës për të kuptuar situatën dhe t'i adresojmë problemet", tha Gjylameti.
Po kur nuk i gjendet djali qe i ka bere koken dhe e ka rrit do i bej derman shteti???
Përgjigju
Emigranti: 22/01/2020 11:09
Po djalin ku e ka kjo zonje pse nuk e ndihmon djali meqe vajza e paska te pamundur?Apo ç’do gje e ka fajin shteti?
Përgjigju
Erald: 22/01/2020 00:04
Po deri tani ku ishte sherbimi social ? Apo duke vjedhur ndonje pjate supe ?!
Përgjigju
I vrafte Zoti Kriminelet Politikane te ketyre viteve..: 21/01/2020 22:23
Do Zoti perjetoni dhimbje dhe vuatje me te madhe se kjo Nene e pafajshne.Do Zoti perjetoni dhimbje me te keqe ne Familieve juaja dhe Femijeve te juaj..
Përgjigju
Ehhh: 22/01/2020 10:00
Ah nuk i gjen gje parazitet jo
Sondazhi i ditës: 27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
Të drejtë
24.1%
Të gabuar
68.5%
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2835
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
Po kur nuk i gjendet djali qe i ka bere koken dhe e ka rrit do i bej derman shteti???
PërgjigjuPo djalin ku e ka kjo zonje pse nuk e ndihmon djali meqe vajza e paska te pamundur?Apo ç’do gje e ka fajin shteti?
PërgjigjuPo deri tani ku ishte sherbimi social ? Apo duke vjedhur ndonje pjate supe ?!
PërgjigjuDo Zoti perjetoni dhimbje dhe vuatje me te madhe se kjo Nene e pafajshne.Do Zoti perjetoni dhimbje me te keqe ne Familieve juaja dhe Femijeve te juaj..
PërgjigjuAh nuk i gjen gje parazitet jo